Përgatitet për botim në gjuhë shqipe libri: me shiizmin imamit në doktrinën e tij

Publikuar në Korrik 13, 2019, 12:05 p.m.

Të dashur vëllezër dhe motra!

Es selamu alejkum!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!

Në vazhdën e misionit të saj në përgatitjen e literatuarve islame, këtë radhë, shoqata “Flladi” ka përgatitur librin me titull ME SHIIZMIN IMAMIT NË DOKTRINËN E TIJ.

Autori i këtij libri është eruditi dhe hulumtuesi i madh Shejkh Xhafer Subhani. Qëllimi me përgatitjen e këtij libri është njohja me medh’hebin e shiizmit dhe sqarimin e paqartësive rreth këtij medhhebi islam. Libri përmban 300 faqe.

Në këtë libër do të lexoni:

- NJËSIMI I ALLAHUT TË MADHËRUAR

- DREJTËSIA E ALLAHUT TË MADHËRUAR

- PROFETËSIA E PËRGJITHSHME DHE E VEÇANTË

- IMAMATI DHE HALIFATI

- DALLIMI NDËRMJET SHI’ITËVE IMAMIJ DHE MU’TEZILËVE

- DALLIMI NDËRMJET IMAMIJVE DHE ESH’ARIJVE

- DALLIMI NDËRMJET SHI’ITËVE IMAMIJ E SEKTEVE TË TJERA

- DOMOSDOSHMËRIA E CAKTIMIT TË IMAMIT NGA ALLAHU I LARTËSUAR

- IMAMI I PRITUR

- MES’HI (FSHIRJA) E KËMBËVE GJATË ABDESIT

- SHI’ITËT IMAMIJ DHE SAHABËT

- SAHABËT NË KUR’ANIN E SHENJTË

.... e të tjera çështje.

Shoqata “Flladi” falënderon të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan në përgatitjen e këtij libri. Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme në të dy botët!

Këtë libër e gjeni në bibliotekën online të shoqatës “Flladi”: www.dritaeehlibejtit.com.

Allahu na i pranoftë punët dhe na i bashkoftë zemrat nën flamurin e Kur'anit, të Profetit Muhamed, të Ehli Bejtit të pastër të Profetit dhe të shokëve të tij të zgjedhur!