Lutjet e Shoqërisë Islamike u pranuan, Xhamia hapet pas 20 vjetësh

Publikuar në Korrik 18, 2019, 10:20 a.m.

Qendra Islame në Santa Barbara e planifikuar të ndërthet para 20 vitesh në mes të një reagimi të ashpër.

Pas sulmit të 11 shtatorit, njerëzit me origjinë të Lindjes së Mesme ishin në shënjestër, prandaj  për çiftin nga Arabia Saudite ishte një kohë e vështirë për të vendosur për të ndërtuar një xhami në Santa Barbara.

"Të gjithë ishin aq të dyshimtë për besimin tonë", tha Afaf Turzxuman, duke folur për ditën kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Mukhtar Khan, shkuan përpara Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut për të kërkuar një leje ndërtimi.

Në mbledhjen e bordit të vitit 2001, e cila vazhdoi me orë të tëra, asnjë njeri nuk foli për ndërtimin e një xhamie. Nga dëgjimi i fundit publik në vitin 2013, megjithatë,  sipas  komenteve publike ishin me shumicë dërmuese  në favor të xhamisë së parë në rrethin e Santa Barbaras.

Këtë dimër, 19 vjet pas takimit të parë publik, Qendra Islame Santa Barbara më në fund do të hapë dyert e saj në Goleta në rrugën Los Carneros.