Shëndeti i mësueses së Kur’anit në grevën e urisë, Alaa Basheer po keqësohet

Publikuar në Korrik 18, 2019, 10:27 a.m.

Zyra e "Avokatët për Drejtësinë" ka paralajmëruar se gjendja shëndetësore e të burgosures politik,  Alaa al-Bashir është përkeqësuar seriozisht si rezultat i grevës së saj të urisë.

Alaa al-Bashir ka qenë në grevë urie për tetë ditë në shenjë proteste ndaj ndalimit të saj në mënyrë të paligjshme nga sigurimi parandalues ​​i Autoritetit Palestinez.

Avokati  Xhafer as-Sa'ayda tha se Bashir vuan nga konvulsione, vizion i dobët, lodhje dhe dobësi fizike.

Autoriteti palestinez i sigurimit ka arrestuar Alaa al-Bashir,   mësuese e Kur’anit të Shenjtë nga Kalkilya, dy ditë pas lirimit të saj më 13 qershor. Ajo kishte kaluar më shumë se një muaj në paraburgimin e saj të parë.

Sigurimi parandalues  ka fabrikuar akuza kundër Alaa al-Bashir për të justifikuar ndalimin e saj. Ajo është akuzuar për nxitje të grindjeve sektare, një nga pretendimet që përdoren zakonisht nga Agjencitë e Sigurisë së AP-së kundër ndalimit politik