Dhuratë nga Irani një kopje e Kur’anit për kryetarin e Pakistanit

Publikuar në Korrik 31, 2019, 4:53 p.m.

Kryetari i Pakistanit, Arif Alvi mori një kopje të Kur’anit të Shenjtë si një dhuratë nga Irani në Panairin e Librit në Islamabad.

Gjatë një vizite në pavionin e Qendrës Kulturore të Iranit në panairin e librit të martën,  Arif Alvi ishte i pajisur me një kopje të Kur’anit, e cila gjithashtu përfshin një përkthim në gjuhën angleze.

Panairi i Librit u organizua  nga Fondacioni Kombëtar i Librit të Pakistanit dhe Ministria e Informacionit, Transmetimit, Historisë Kombëtare dhe Trashëgimisë Letrare.

Rreth 150 botues nga Pakistani dhe vende të tjera kanë paraqitur librat e tyre të fundit në një veprimtari kulturore tre-ditore.

Librat e paraqitura në pavion të Qendrës Kulturore Iraniane përfshinin ato në urdu, perse dhe angleze mbi religjionin, artet, iranologjinë, historinë dhe kulturën e Iranit dhe Revolucionin Islamik.



Burimi : IQNA