Emmanuel Macron i kërkon SHBA-ve të heqin ndalimin e shitjeve të naftës së Iranit në Indi

Publikuar në Shta. 12, 2019, 11:46 p.m.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka kërkuar homologut të tij amerikan, Donald Trump që të heqë sanksionet për shitjet e naftës iraniane në Indi, një hap që mund të nxisë furnizimin me energji të Delhit  nëse Uashingtoni pranon kërkesën.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad  Zarif zhvulloi të dielën një dialog  rreth një orë  me homologun e tij francez në Biarritz, sipas ET.  Zarif gjithashtu u takua me Macronin përpara se të fluturonte.

Ministri i Jashtëm i Iranit  ishte takuar të premten me Macron në Paris, në sfondin e kontakteve të rregullta midis Presidentit të tij dhe udhëheqësit francez.

Ështja e Iranit u diskutua gjatë takimit të drekës Macron-Trump të Shtunën dhe Presidenti Francez i kërkoi liderit amerikan që të përfundojë sanksionet e tij për shitjen e naftës iraniane në Indi dhe Kinë, dy nga blerësit më të mëdhenj të burimeve energjetike të Teheranit.

Kjo do të jetë muzikë për veshët e Indisë, pasi ajo kishte ndaluar blerjen e naftës iraniane nga maji pasi Uashingtoni nuk pranoi të zgjasë një heqje prej gjashtë muajsh dhe kërcënoi sanksione dytësore. Në nëntorin e kaluar, SHBA kishin urdheruar ndalimin e naftes  shteteve si India, Kina, Greqia, Italia, Tajvani, Japonia, Turqia dhe Koreja e Jugut  deri në javën e parë të majit.

Irani furnizoi 10% të nevojave të naftës në Indi dhe vendi ka një numër rafinerish specifike të Iranit.

Ri-vendosja e sanksioneve amerikane ka ngadalësuar edhe projektet e tjera të Indisë në Iran, përfshirë Portin Chabahar, i cili është portin  për në Afganistan, Azinë Qendrore dhe Euroazinë.

Në korrik, Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme, V Muraleedharan, i tha Parlamentit se lidhjet bilaterale të Indisë me Iranin qëndrojnë  të palekundura dhe nuk ndikohen nga marrëdhëniet me asnjë vend të tretë.



Burimi : ISNA