Kongresmenja amerikane, Ilhan Omar kërcënohet me vdekje

Publikuar në Shta. 15, 2019, 12:03 a.m.

Kongresmenja amerikane Ilhan Omar ka ndarë në mediat sociale një kërcënim vdekjeprurës që ajo mori kohët e fundit, një nga shumë kërcënimet raciste të dhunës që politikanja me origjinë Somalia ka marrë që nga koha kur u zgjodh kongramene.

Ilhan Omar, përfaqësuese e  shtetit  Minesota, ndau përmes faqes së saj në Twitter imazhin e një kërcënimi me vdekje nga një sulmues racist, duke shpjeguar pse ajo ka nevojë për siguri personale.

Mesazhi, i shtypur në një copë të vetme letre A4, thoshte se Omar do të vritej në Panairin e Shtetit në Minesota, nga një "person shumë i aftë me një" Gun "shumë të madh.

Kongresmenja  Demokratike tha se kërcënime të tilla janë arsyeja që ajo ka një truprojë,  përkundër shqetësimit të saj për konceptin e sigurisë personale.