Suedi: Politikanja islamofobe u përjashtua nga partia e saj

Publikuar në Shta. 21, 2019, 3:13 a.m.

Një politikane islamofobe u përjashtua nga Partia e Majtë në Suedi pasi pikëpamjet e politikanes  mbi fenë u kundërshtuan me politikën e partisë, tha sekretari i përgjithshëm në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Majtë, Aron Etzler tha se veprimet e politikanes Amineh Kakabaveh dhe retorika islamofobike "seriozisht" dëmtuan besimin e partisë.

"Ajo [Kakabaveh] pretendoi se u krijua një kalifat islam. Ajo ndau në llogarinë e saj në mediat sociale një lajm të rremë propagande të bërë nga racistët për Islamin. Gjithashtu, ajo dëshiron ndalimin e simboleve fetare në shkolla, "shtoi Etzler.

Kakabaveh, e cila është me origjinë nga Irani, gjithashtu kishte  parashtruar mocione në parlament në mënyrë të përsëritur, duke propozuar heqjen e PKK nga lista  si terrorite.

Amineh Kakabaveh është një ish-luftëtare kurde nga Irani që kërkoi azil në Suedi në vitet 1990-ta  dhe ishte anëtar i parlamentit që nga viti 2008, raporton në faqen e internetit The Local.

Ajo ka qenë një kritike e zëshme e trajtimit të Suedisë me 400,000 azilkërkuesit  në vitin 2012, përfshirë 160,000 vetëm në vitin 2015, numri më i lartë në Evropë.

Ajo kishte ndarë videon e rreme islamofobike në vitin 2016, e cila ishte ngarkuar në internet nga një grup racist norvegjez në vitin 2014.

Kakabaveh kishte marrë një paralajmërim nga partia e saj për këtë çështje dhe anëtarësimi i partisë së saj dhe statusi i ligjvënësit u pezullua për një muaj.

Por, ajo vazhdoi retorikën e saj islamofobe dhe veprimet që rezultuan në dëbimin e saj nga partia.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK - e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, Sh.B.A dhe Bashkimi Evropian - ka qenë përgjegjës për vdekjen e gati 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.