Udhëheqësi: Fundi i luftës në Jemen mund të ketë efekte pozitive në rajon

Publikuar në Tet. 26, 2019, 2:50 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei tha se përfundimi i luftës  në Jemen mund të ketë efekte pozitive në rajon.

"Republika Islamike e Iranit ka propozuar një plan me katër pika  për t'i dhënë fund luftës kundër Jemenit që prej shumë kohësh," i tha Udhëheqësi kryeministrit  pakistanez, Imran Khan, në një takim në Teheran të dielën.

"Fundi i kësaj lufte mund të ketë efekte pozitive në rajon," shtoi Ajetullah Hamenei.

Udhëheqësi gjithashtu tha që Irani e sheh Pakistanin si një vëlla të zgjedhur. "Me këtë mundësi të paparë, marrëdhëniet e të dy vendeve duhet të jenë më të mira nga ato që janë aktualisht."

Ajetullah Hamenei nënvizoi se siguria e kufijve midis dy vendeve duhet të përmirësohet dhe projektet e pezulluara siç janë tubacionet e gazit duhet të përfundojnë.

Diku tjetër në komentet e tij, Udhëheqësi iu referua gatishmërisë së Iranit për t'iu kundërvënë armiqve, duke thënë:

"Republika Islamike e Iranit kurrë nuk ka qenë iniciatorja e ndonjë lufte, por nëse ndonjë vend fillon një luftë kundër Iranit, padyshim që Irani do t ë fitoi atë".



Burimi : IQNA