U vra ish senatori afgan, Abdul Wali Ahmadzai

Publikuar në Qershor 14, 2020, 10:09 p.m.

Ish senatori afgan Abdul Wali Ahmadzai është qëlluar për vdekje në Pol-e Alam, kryeqyteti i provincës lindore Logar të Afganistanit, pasi u rrëmbye, tha të martën një zëdhënës për guvernatorin e krahinës.  

Sipas Deedar Lawang, ish senatori u rrëmbye nga Talibanët të hënën natën ndërsa vizitoi një fshat afër Pol-e Alam për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tij.

Talibanët nuk e kanë komentuar ende incidentin, raportoi ANI.

Wali Ahamadzai ishte përfaqësuesi i provincës Logar në dhomën e sipërme të Parlamentit Afganistan gjatë mandatit të parë të ish presidentit Hamid Karzai.