Nasrallahu do të mbajë fjalimin në përvjetorin e luftës 33-ditore

Publikuar në Gus. 16, 2020, 1:07 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës  ‘Hezbollah’ të Libanit, Sejjid Hassan Nasrallah, është planifikuar të mbajë një fjalim këtë javë.

Fjalimi i Nasrallahut, i planifikuar të fillojë në ora 8:30 të premten në Bejut, do të përqendrohet në fitoren historike të Libanit kundër regjimit Cionist në Luftën 33-ditore, si dhe zhvillimet e fundit të vendit arab, raportoi al-Ahed News.

Regjimi i Tel Avivit  filloi dy luftëra kundër Libanit në vitin 2000 dhe 2006. Rreth 1.200 libanezë, shumica prej tyre civilë, u vranë në Luftën 33-ditore të 2006-ës.

Në të dyja rastet, megjithatë, luftëtarët e Hezbollahut mposhtën forcat izraelite dhe Tel Avivi u detyrua të tërhiqet pa arritur asnjë nga objektivat e tij.

Konflikti në vitin 2006, i njohur gjithashtu si Lufta e Korrikut  ose Lufta 33-ditore, u zhvillua në Liban, ne pjesën veriore të Palestinës së okupuar dhe Lartësitë e Golanit

Lufta  filloi në korrik te vitit 2006 dhe vazhdoi derisa një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara qe hyri në fuqi në mëngjes, më 14 gusht të atij viti, megjithëse përfundoi zyrtarisht në 8 shtator kur Izraeli ngriti bllokadën e tij detare të Libanit.