SHBA, Kamala Harris kandidate për zëvendëskryetare Nëse zgjidhet në nëntor, Harris do të bëhet zëvendëkryetarja e parë grua me ngjyrë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Publikuar në Gus. 27, 2020, 12:41 a.m.

Washington

Duke folur nga një sallë e boshatisur e konventës, senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris pranoi nominimin historik të partisë së saj të mërkurën që të jetë kandidate për zëvendëspresidente e SHBA-ve në natën e tretë të konventës virtuale të demokratëve, transmeto

Në një video-mesazh, Harris u prezantua zyrtarisht nga anëtarët femra të familjes, përfshirë motrën e saj Maya Harris, mbesën e saj Meena Harris dhe mbesën Ella Emhoff, të cilat folën për përkushtimin dhe ambiciet e saj.

Harris, gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatiko-amerikanja e parë që u bashkua me garën presidenciale të një partie të madhe, theksoi se këto zgjedhje presidenciale ishin "një shans për të ndryshuar rrjedhën e historisë".

Derisa e pranoi nominimin, Harris tha se nëna e saj, një emigrante nga India, "kurrë nuk mund ta imagjinonte që unë do të qëndroja para jush tani dhe duke thënë këto fjalë".

Në vend që t'i referohej presidentit Donald Trump, Harris foli për të ardhmen e administratës Biden-Harris.

"Aktualisht, ne kemi një president që i shndërron tragjeditë tona në armë politike. Joe (Biden) do të jetë një president i cili i kthen sfidat tona në qëllim", tha ajo.

Disa liderë të tjerë të lartë demokratë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kandidaten për presidente të vitit 2016 Hillary Clinton dhe senatoren Elizabeth Warren u angazhuan për të përshpejtuar çështjen e votimit Biden dhe Harris, duke parë se si Trump po drejton vendin.

Obama mbajti një fjalim të fuqishëm nga Muzeu i Revolucionit Amerikan në Filadelfia, i cili filloi me një klip në të cilin ish-presidenti i jep Joe Biden-it medaljen presidenciale të lirisë.

Me kushtetutën në sfond, Obama foli për mënyrën sesi presidenti Trump nuk e ka marrë seriozisht Presidencën e SHBA-ve.

"Kam shpresuar, për hir të vendit tonë, që Donald Trump mund të tregojë ndonjë interes për ta marrë punën seriozisht, se ai do të mund të ndiejë peshën e zyrës dhe të gjejë një nderim për demokracinë që ishte lënë në kujdesin e tij", tha ai.

"Ai nuk ka treguar asnjë interes për ta vënë në funksion, nuk ka interes për të gjetur qëndrime të përbashkëta, nuk ka interes për të përdorur fuqinë e jashtëzakonshme të zyrës së tij për të ndihmuar këdo, por veten dhe miqtë e tij. Nuk ka interes për ta trajtuar Presidencën si çdo gjë, por si një 'reality show' që ai mund të përdorë për të pasur vëmendjen që dëshiron", tha Obama.

Deri më tani, Obama kishte nguruar të kritikonte drejtpërdrejt Trumpin. Pasi shprehu kritikat e tij, ai vlerësoi Biden-in dhe mikeshën e tij të nominuar, Senatoren Harris.

Kjo ishte nata e parë e konventës në të cilën në qendër të vëmendjes nuk ishte vendosur pandemia e koronavirusit. Përkundrazi, mbrëmja u kthye rreth çështjeve të tjera që ishin vendosur në hije deri më tani, siç janë ndryshimet klimatike, emigracioni dhe dhuna me armë.

Familjarët e viktimave të dhunës me armë flisnin për mënyrën sesi ky është ende një realitet i zymtë i jetës në SHBA. Gabrielle Giffords, një ish-kongresmene e cila u qëllua në kokë ndërsa fliste për elektoratin në Tucson të Arizonës në vitin 2011, gjithashtu iu drejtua kongresit.

"Amerika ka nevojë për të gjithë ne që të flasim, edhe kur ju duhet të luftoni për të gjetur fjalët. Jemi në një udhëkryq: Mund të lejojmë që të shtënat të vazhdojnë ose mund të veprojmë. Ne mund të mbrojmë familjet tona, të ardhmen tonë. Ne mund të votojmë", tha ajo.

Pjesa më e madhe e natës së konventës të së mërkurës, e cila u mbajt me performacën e yllit të pop-it, Billie Eilish dhe këngëtarit, Prince Royce, iu kushtua fuqisë së gruas në politikë dhe shkaqeve që prekin ato më së shumti, përfshirë sulmet seksuale dhe dhunën në familje.

 



Burimi : Anadolu Agency