Kontributi Yt Për Një Mision Të Madh

Publikuar në Tet. 18, 2020, 2:29 a.m.

Nё qendër tё punimeve tё Forumit 7-tё G20 janё tema të tilla si bashkëpunimi me qeveritë për të luftuar racizmin dhe gjuhën e urrejtjes; migrantët, refugjatët, gratё dhe të rinjtë; skllavëria moderne dhe trafikimi i qenieve njerëzore; mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët fetare dhe kulturore; lufta kundër ndryshimit të klimës.

500 udhëheqës tё traditave të mëdha fetare botërore dhe personalitete tё botёs politike e kulturore marrin pjesё nё Forumin e 7-të vjetor Ndërfetar G20, punimet e tё cilit filluan sot e do tё vazhdojnë deri mё 17 tetor, në modalitetin online. 

Nё qendër tё punimeve tё Forumit 7-tё G20 janё tema të tilla si bashkëpunimi me qeveritë për të luftuar racizmin dhe gjuhën e urrejtjes; migrantët, refugjatët, gratё dhe të rinjtë; skllavëria moderne dhe trafikimi i qenieve njerëzore; mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët fetare dhe kulturore; lufta kundër ndryshimit të klimës.      Një ditë e tërë do t'i kushtohet pandemisë Covid-19.

“Bota po kalon një moment shumë të errët që kërkon përgjigje dhe zgjidhje adekuate për problemet e jetës sonë ekzistenciale. Ekziston një nevojë e vërtetë dhe konkrete për familjen njerëzore pёr t’u bashkuar një zemre e fryme të unifikuar dhe nё miqësi të vërtetë, të propozojmë përgjigje ndaj problemeve tona të përbashkëta. Ne, veçanërisht si udhëheqës fetarë, duhet të jemi shembull nxitёs tё një shprese pёr tё cilёn sot ka kaq shumё nevojë mbarё njerëzimi”.

Kjo ftesa qё bёri kardinali Miguel Ángel Ayuso Guixot, President i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, para 500 udhëheqësve tё traditave të mëdha fetare botërore dhe personaliteteve tё botёs politike dhe kulturore tё mbledhur, prej sotit e deri më 17 tetor, në modalitetin online, me rastin e Forumit tё 7-të vjetor Ndërfetar të G20. Kardinali Ayuso Guixot mori fjalën në hapje tё punimeve tё Forumit, së bashku me Patriarkun Ekumenik tё Kostandinopojës Bartolomeu, me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Botërore Myslimane Mohammad Al-Issa dhe Kryerabinin Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve Evropianë.

Seancën plenare e hapi Abdullatif Al-Sheikh, Ministёr i Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Një samit i vërtetë organizuar në pragun e G20 të liderëve politikë në Arabinë Saudite, për një konfrontim të nivelit të lartë se si traditat fetare mund të bashkëpunojnë, së bashku me qeveritë, për t’i luftuar sfidat e Covid, pabarazitë dhe ndryshimet klimatike.

Është "përgjegjësia" e udhëheqësve fetarë t’u japin shoqërive në të cilat jetojmë dëshminё e "unitetit, solidaritetit dhe vëllazërimit", tha kard. Ayuso. E shtoi: "Ajo që Papa Françesku na propozon të gjithëve në enciklikën e re 'Fratelli tutti’ është thelbësore nëse duam vërtet të gjejmë një 'terapi' tё përshtatshme e tё domosdoshme për t'i dhënë fund kësaj krize botërore dhe për të parandaluar një tjetër krizё në të ardhmen".

"Ju ftoj të bashkoheni me Papa Françeskun në këtë aventurë të promovimit të vëllazërimit dhe tё miqësisë shoqërore", shtoi përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë. "Në këtë mënyrë, ne mund të punojmë së bashku për t’i kapërcyer sfidat me të cilat po përballet njerëzimi, duke shpresuar që ne, si udhëheqës fetarë, të mund të promovojmë, mbështesim dhe inkurajojmë komunitetet dhe njerëzit në mbarë botën qё të kërkojnë vetëm të mirën e përbashkët dhe tё mbrojnë dinjitetin e çdo personi njerëzor".

Gjatë seancave të ndryshme, pjesëmarrësit e Forumit do të diskutojnë se si fetë mund të veprojnë si faktorë të paqësimit në konflikte, t’i luftojnë sfidat e hapura nga epidemia, t’i mbështesin shtresat më të brishta e tё varfra të popullsisë, të përballen me kërcënimet e ndryshimit të klimës.

Në fjalimin e tij, kardinali Ayuso foli për "tundimin qё na nxit të kufizojmë vëllazërimin vetëm me ata që ndajnë të njëjtat ide ose kontekstin kulturor" dhe pastaj foli pёr indiferencën e lakminë që shpesh karakterizojnë marrëdhëniet ndёrmjet njerëzve. Udhëheqësve fetarë sot u kërkohet një thirrje e veçantë: të ndërtojnë "një shoqëri civile që përfshin e pranon të gjithë njerёzit dhe refuzon kulturën e përjashtimit e tё mënjanimit". Nga kёtu ftesa për të qenë së bashku "lajmëtarë të vërtetë të unitetit, solidaritetit dhe vëllazërimit" .



Burimi : Radio Vatikan