Kolonët Cionistë përdhosin Xhaminë e Al-Aksa

Publikuar në Tet. 24, 2020, 11:06 p.m.

Dhjetëra kolonë hebrenj të enjten sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të Pushtuar,  al-Kuds.

"Nën mbrojtjen e policisë izraelite, mbi 100 kolonë sulmuan ndërtesën përmes portës Al-Mugharbah," tha në një deklaratë Jerusalem al-Quds Islam Waqf (Vakëfet Fetare Islame), njoftoi Anadolu Agency.

Kolonët i bënë thirrje qeverisë izraelite që të dëbojë Vakëfin Islamik nga kompleksi i xhamisë.

Vakufet Islame, nga ana e saj, paralajmëruan për pasojat e rrezikshme të kërkesave të tilla të bëra në Xhamin’ Al-Aksa nën vëzhgimin e policisë izraelite që siguroi mbrojtje për inkursionin e kolonëve.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën "Mali i Tempullit", duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor al-Kuds, ku ndodhet  Xhamia Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin  1980 në një lëvizje që  nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.



Burimi : IQNA