Këshilli Evropës: Fillojnё nesёr punimet e forumit botёror tё demokracisё

Publikuar në Nën. 22, 2020, 12:11 a.m.

Nё  Forum marrin pjesё "intelektualë, politikanë, aktivistë, ekspertë dhe të rinj nga e gjithë bota për një vit të tërë, derisa Forumi të zhvillohet realisht në Strasburg në nëntor tё vitit 2021 ".

Nisma e kёtij forumi botëror është e Këshillit tё Evropës, thuhet nё një njoftim në të cilin shpjegohet se: "Në vitin 2020 bota u përball me një sfidë të papritur por, ndërsa një betejë po luftohet kundër pandemisë Covid-19 dhe pasojave të saj, kërcënimi i mё i madh për planetin vazhdon të rritet, sepse dëmet mjedisore dhe ndryshimet klimatike nuk janë zhdukur ”.

Punimet e kёtij Forumi tё 9-të do të përurohen nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, nga Ministrja Franceze për Tranzicionin Ekologjik, Barbara Pompili, nga Presidentja e Rajonit Grand Est. Do të pasojë një diskutim në një tryezë të rrumbullakët, nga ora 14.30 deri në 15.30 (që do të ndiqet në faqen e internetit të Forumit), moderuar nga gazetari Alex Taylor, i cili do të nisë fushatën "12 muaj, një pyetje", e cila përqendrohet në një debat global mbi demokracinë dhe mjedisin, çdo muaj rreth një teme a pyteje tё veçantё.

Fushata mund të ndiqet në faqen e internetit

www.wfdemocracy.org (duke filluar nga data 18 nëntor).    Temat që do të trajtohen janё: Të drejtat e njeriut e mjedisi (dhjetor 2020); Demokracia vendimore pёr klimën (janar 2021); Fatkeqësitë, ndryshimet klimaterike dhe migrimi (shkurt 2021); Pabarazitë, demokracia dhe ndryshimet klimaterike (mars 2021); Nismat për mjedisin në nivelin lokal (prill 2021); Mbrojtja e mbrojtësve (maj 2021); Fëmijët e të rinjtë: lufta e tyre kundër ndryshimit të klimës (qershor 2021); Mjedisi dhe ekonomia (korrik 2021); Teknologjia, mjedisi dhe demokracia (gusht 2021); Bërja e institucioneve demokratike mё ekologjike (shtator 2021); E ardhmja energjetike (tetor 2021); Demokracia në ndihmë të mjedisit? (Nëntor 2021)

Që nga viti 2012 Forumi Botëror i Demokracisë "është bërë një ngjarje vjetore, e cila u ofron qytetarëve nga e gjithë bota mundësinë për të reflektuar mbi demokracinë, për të analizuar defektet dhe kufizimet e saj, por edhe për të nxjerrë nё pah ide të reja për t'iu përgjigjur sfidave me tё cilat demokracia duhet të përballet.