Izraeli arrestoi 400 fëmijë palestinezë në vitin 2020

Publikuar në Nën. 22, 2020, 12:18 a.m.

Autoritetet izraelite kanë arrestuar të paktën 400 fëmijë palestinezë në 10 muajt e parë të vitit 2020, tha sot Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha: "Autoritetet pushtuese izraelite të kanë arrestuar 400 fëmijë palestinezë nën moshën 18 vjeç që nga fillimi i këtij viti, shumica e tyre nga Kudsi Lindor".

"Autoritetet izraelite vazhdojnë të mbajnë 170 fëmijë palestinezë në burgjet e tyre", thuhet në deklaratë.

"Izraeli kryen shkelje të ndryshme kundër fëmijëve palestinezë gjatë ndalimit të tyre, përfshirë parandalimin për përfundimin e studimeve të tyre, privimin e disa prej tyre nga vizitat familjare në burg dhe izolimin e tyre në qelitë individuale", thuhet më tej në deklaratë.

Që nga viti 2015, Izraeli ka miratuar ligje të reja që do të legalizonin dhënien e dënimeve me burgime të larta për fëmijët, në disa raste deri në burgim të përjetshëm.

Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, Izraeli ka arrestuar rreth 7.000 fëmijë që nga viti 2015.

Shifrat palestineze tregojnë se rreth 4.400 palestinezë, përfshirë 39 gra, 155 fëmijë dhe 700 pacientë, aktualisht mbahen në institucionet e paraburgimit në Izrael.