Dera e përparme e Ambasadës së Iranit në Malajzi e zbukuruar me Ajet Kur'anor

Publikuar në Jan. 18, 2021, 12:58 a.m.

Dera e përparme e ambasadës iraniane në Kuala Lumpur, Malajzi, është ridizenjuar dhe zbukuruar me një varg nga Kur’ani Famëlartë.

Projektuar nga artisti iranian Muhammed Kavand, ajo përfshin pllaka qeramike 3D me ajetin 103 të sures Al Imran,  "Dhe mbajeni fort Lidhjen e Allahut, së bashku dhe mos u shpërndani", me kaligrafuara mbi to.

Dizajni i tij, i cili ka përfshirë tipare të arkitekturës irano-islamike, është i papërshkueshëm nga uji dhe përfshin elementë për ta bërë strukturën më rezistente ndaj korrozionit në klimën tropikale të Kuala Lumpurit.



Burimi : IQNA