Udhëheqësi Viziton Mauzoleun Imam Homeini në Ditën e Parë të Festimeve Dhjetë-Ditore të Agimit

Publikuar në Shk. 2, 2021, 3:16 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah  Sejid Ali Khamenei të dielën në sabah vizitoi Mauzoleun e Imam Homeinit, në jug të Teheranit.

E diela është fillimi i festimeve të Faxhrit  (Agimi) që shënon 42 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik.

Ajetullah Hamenei i bëri homazhe themeluesit të Republikës Islamike dhe beri dua  dhe lexoi Kur’an në Mauzoleum.

Udhëheqësi gjithashtu vizitoi varret e dëshmorëve të Revolucionit Islamik dhe Mbrojtjes së Shenjtë (Lufta e imponuar nga Iraku 1980-1988) në Varrezat Behesht Zahra të Teheranit.

Miliona iranianë në të gjithë vendin percjellin  dhjetë ditë festimesh në shkurt të çdo viti,  duke shënuar përvjetorin e fitores së revolucionit që i dha fund monarkisë së regjimit Pahlavi të mbështetur nga SHBA në Iran.

Dita e kthimit të Imam Humeinit në Iran shënon fillimin e Dhjetë Ditëve të Agimit, e cila kulmon me përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik më 11 Shkurt.

Populli  iranian rrëzoi regjimin Pahlavi të mbështetur nga SHBA 42 vjet më parë, duke i dhënë fund 2500 viteve të qeverisjes monarkike në Iran.

Revolucioni Islamik i drejtuar nga Imam Humeini, rahmet paste,  vendosi një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe demokratike.



Burimi : IQNA