Joe Biden korrigjon politikën e migrimit të SHBA, çfarë do të thotë kjo

Publikuar në Shk. 6, 2021, 5:20 a.m.

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden kishte njoftuar se nuk donte të humbte asnjë minutë kohë. Mënyra e trajtimit të migrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ndryshojë thelbësisht.

Duke nënshkruar tre dispozita administrative, Joe Biden avancoi në ndryshimin e kursit në politikën e migrimit. Presidenti i ri i SHBA po revokon urdhrat e lëshuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump mbi çështjet e imigrimit dhe azilit, të cilat janë në kundërshtim me karakterin dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, tha Bideni në Shtëpinë e Bardhë.

Fundi i “politikës së tolerancës zero”

Me një dispozitë administrative, kreu i shtetit dëshiron të ribashkojë familjet migrante, të cilat ishin ndarë nga autoritetet amerikane në kufirin me Meksikën, gjatë mandatit të Trumpit. Masa ishte pjesë e “politikës së tolerancës zero” të Trump, e cila ishte krijuar për të frikësuar emigrantët.

Praktika e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre shkaktoi zemërim ndërkombëtar. Biden e përshkroi procedurën si një “turp moral të qeverisë së mëparshme”.

Një vendim tjetër ka për qëllim të rishikojë rregulloret me të cilat u mbyll faktikisht për azilkërkuesit kufiri i SHBA me Meksikën.

Të luftohen shkaqet e ikjes

Në plan afatgjatë, qeveria e Bidenit dëshironte ta trajtojë migrimin nga Amerika Qendrore më shumë duke luftuar shkaqet e ikjes dhe dhe me rregulla humane, u tha.

Aktualisht, kufiri me Meksikën është thuajse plotësisht i mbyllur, edhe për shkak të pandemisë së Covid-19. Edhe rregullore të tjera, që kanë krijuar pengesa për migrimin legal, tani po shqyrtohen me kujdes, tha qeveria e SHBA. Në të ardhmen, përpjekjet për të integruar emigrantët do të koordinohen në mënyrë qendrore nga Shtëpia e Bardhë.



Burimi : DW