Ajetullah Khamenei fali mbi 3,800 të burgosur

Publikuar në Shk. 11, 2021, 1:23 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid  Ali Khamenei fali ose uli dënimet për më shumë se 3,800 të burgosur.

Falja u dha me kërkesë të Shefit të Drejtësisë të vendit Huxhat ul - Islam Seyed Ebrahim Raeisi me rastin e 42 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik te vitit 1979.

Neni 110 i Kushtetutës i jep  të drejtën për të falur ose ulur dënimet e të dënuarve me një rekomandim nga kreu i Gjyqësorit.

Falja,  megjithatë, nuk zbatohet për lloje të caktuara të të dënuarve, përfshirë ata që janë dënuar për rolin e tyre në luftën e armatosur kundër vendit, trafikimin e armatosur ose të organizuar të drogës, grabitjen me armë, kontrabandën e armëve, rrëmbimin, mitmarrjen dhe përvetësimin.

E mërkura do të shënojë përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik.

Çdo vit, miliona iranianë në të gjithë vendin festojnë dhjetë ditë  duke shënuar përvjetorin e fitores së Revolucionit që i dha fund monarkisë së regjimit Pahlavi të mbështetur nga SHBA në Iran.

Revolucioni Islamik i drejtuar nga Imam Humeini i ndjerë vendosi një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe demokratike.



Burimi : IQNA