Jetojnë në Jeruzalem për 200 vjet: Shqiptarët palestinez

Publikuar në Prill 4, 2021, 2:04 a.m.

Familja shqiptare, numri i së cilës është afërsisht 550, që jeton në qytetet e okupuara të Jeruzalemit Lindor dhe Akka dhe megjithëse e konsiderojnë veten Palestinez, ata duan të krijojnë marrëdhënie me atdheun e tyre të lashtë, Shqipërinë dhe të ribashkohen me gjuhën dhe kulturën.

Familja shqiptare, e cila, sipas disa burimeve, u vendos në Palestinë me ekspeditën e djalit të Ali Pashës, Ibrahim Pashës, ndërsa, sipas disa burimeve tjera, me ushtritë e Perandorisë Osmane, ka dëshirë të krijojë marrëdhënie me atdheun e saj e antik, Shqipërinë, e cila është e vetmja gjë të cilën ata e kanë trashëguar nga dje.

Familja shqiptare jeton në qytetet më të rëndësishme të Palestinës historike, Jeruzalem dhe Akka, të cilat janë djep i cilivizimeve që përqafuan arabët, hebrenjtë, kurdët, turqit dhe çerkezët.

Përafërsisht 550 shqiptar palestinez kanë marrë traditat dhe zakonet e tokave të shenjta ku ata jetuan për më shumë se 200 vjet, dhe ata janë bërë të njejtë me shoqërinë arabe palestineze.

Sot, shqiptarët shquhen me besnikërinë e tyre ndaj çështjes palestineze dhe xhamisë al-Aksa në Jeruzalemin Lindor, i cili është nën okupimin izraelit, si dhe janë të ekspozuar ndaj politikave okupuese.

Ekipi i AA bisedoi me shqiptarët palestinezë për historinë, zakonet, traditat, aspiratat dhe pritjet e tyre për të kaluarën dhe të ardhmen.

Shqiptarët kanë jetuar në Lindjen e Mesme për më shumë se 200 vjet

52-vjeçari Muhamed Fevzi Arnavut, një anëtar i familjes shqiptare në Jeruzalem, u shpreh se: “Nuk ka datë saktësisht se kur shqiptarët mbërritën në Palestinë. Sidoqoftë, ata kaluan nga rajoni në rajon në Lindjen e Mesme si anëtarë të Perandorisë Osmane. Por ne e dimë që kemi qenë në këtë rajon për më shumë se 200 vjet.”

Ai vuri në dukje se: “Ne jemi krenarë për prejardhjen tonë. Po ashtu, ne jemi krenarë që jemi palestinezë dhe që jetojmë këtu. Palestina është një nga qytetet e rëndësishme të botës Islame dhe përmban xhaminë al-Aksa. Po ashtu, është një vend ku krishterimi ka shenjtërinë dhe është pika e takimit e Palestinës dhe civilizimeve.”

Ai theksoi se palestinezët janë një popull që jeton nën okupim dhe se ata nuk mund të kenë kushte njerëzore të jetesës për shkak të këtij okupimi dhe se shqiptarët palestinezë janë gjithashtu të ekspozuar ndaj të gjitha këtyre situatave.

Duke shprehur se nuk ka asgjë në lidhje me traditat dhe zakonet shqiptare në jetën e tyre, shqiptari tha: “Ky është një rezultat i harmonisë së shqiptarëve me gjeografinë në të cilën jetojnë. Sepse shqiptarët njihen për këto karakteristika dhe ata e pranojnë stilin e jetës së komuniteteve njerëzore në të cilat jetojnë. Për shembull, nëse ata jetojnë në Palestinë, ato janë në përputhje me mënyrën e jetës së popullit palestinez.”

Thirrje shtetit dhe kombit shqiptar

Shqiptari palestinez, Muhamed Fevzi kërkoi që populli shqiptar të vendoste marrëdhënie me popullin palestinez dhe u shpreh: “Populli dhe kombi shqiptar duhet ta dijë se ka njerëz të njohur që jetojnë në Palestinë. Po ashtu, ne duam që ata të krijojnë qendra mësimore në gjuhën shqipe. Sigurisht, për ne është shumë e rëndësishme që të flasim arabisht, por duam që edhe fëmijët tanë të mësojnë shqip. Sepse gjuha ka një rëndësi të madhe për t’u njoftuar dhe për të kuptuar. Ajo luan një rol shumë të rëndësishëm në kthimin tonë në rrënjët tona dhe në ndërveprimin kulturor.” Shqiptari deklaroi se ai nuk flet aspak shqip dhe se ai dëshiron të mësojë shumë, dhe se as familja e tij dhe as paraardhësit e tij të brezit të mëparshëm nuk mund të flasin shqip.

Trekëndëshi Osmanli, Mehmet Ali Pasha dhe Shqipëri

Gazetari palestinez i lindur në Shqipëri, Abdurrauf shqiptari deklaroi se një nga gjyshërit e tij ishte një ushtar në ushtrinë osmane dhe tha: “Duket shumë e vështirë të mësosh rrënjët e familjes. Sepse bëhet fjalë për  trekëndëshin Osmanli, Mehmet Ali Pasha dhe Shqipëri.”

Gazetari shqiptar theksoi se emri i tij shqiptar është i huaj për palestinezët, mbiemri i tij nuk u shkrua kurrë në mënyrë korrekte dhe ai u përball me pyetje se nga ishte me prejardhje.

Duke theksuar se ai bëri shumë kërkime për të zbuluar se si familja e tij shqiptare erdhi në Palestinë, shqiptari tha: "Në fakt ka dy thashetheme. Ose kemi ardhur këtu direkt nga Anadolli me Osmanët ose kemi ardhur nga Egjipti në Palestinë me Mehmet Ali Pashën. Mendoj se mund ta mësojmë këtë në arkivat më të qarta osmane.”

Duke vënë në dukje se shqiptarët jetojnë në shumë vende të Lindjes së Mesme, por ata nuk kanë një strukturë të organizuar, shqiptari u shpreh se: “Shqiptarët që jetojnë në këtë rajon nuk kanë asnjë lidhje me vendin e tyre origjinal. Ky është problemi i vetë Shqipërisë. Sepse nuk është interesuar. Për shembull, një palestinez me origjinë turke mund të kontaktojë autoritetet turke. Ose Turqia demonstron rëndësinë e kësaj situate. Por Shqipëria nuk ka bërë asnjë përpjekje në këtë drejtim.”

"Shqiptarët dhe arabët janë si mishi dhe thonjët"

Duke theksuar se shqiptarët palestinez nuk dinë shqip dhe nuk kanë tradita dhe zakone shqiptare, shqiptari tha: “Shqiptarët janë bërë të afërm me palestinezët dhe janë bërë plotësisht palestinez. Nëse më pyet, unë e konsideroj veten palestinez. Traditat dhe zakonet tona janë gjithmonë nga Palestina. Nuk kemi asnjë lidhje me Shqipërinë. Shqiptarët dhe arabët janë bërë si mishi dhe thonjët.”

Shqiptari buzëqeshi dhe tha se e vetmja gjë që u kishte mbetur ishte kokëfortësia. Shqiptari vazhdoi si vijon:

“Mendoj se e vetmja gjë që na mbetet nga shqiptarët është çështje kokëfortësie. E vetmja gjë që po vazhdon. Kjo flitet herë pas here në familje dhe bëhen shaka herë pas here duke thënë se është zbuluar mendja shqiptare. Shqiptari nuk heq dorë kurrë nga qëndrimi i tij. Në fakt, ata janë njerëz shumë të qetë në kushte normale, por kur provokohen, kthehet në një problem të madh. Këtu lind kokëfortësia e tyre.”

Shqiptari tha se e kishte vizituar Shqipërinë më parë dhe se kishte mbetur i kënaqur nga vizita në atdheun e tij, si dhe shtoi se: “Ne vizituam Turqinë me gruan time dhe shkuam nga atje në Kosovë, nga atje në Shqipëri. Ata u habitën kur morën vesh se ne jemi shqiptarë në hotelin që qëndruam në Shqipëri. Ata treguan interes dhe na mirëpritën. Ne u pritëm shumë mirë gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri. Kjo ishte vizita jonë e parë në Shqipëri.”

Shqiptari i bëri thirrje qeverisë shqiptare të vendosë marrëdhënie me Palestinën dhe të afërmit e saj në Palestinë dhe tha:

“Qeveria shqiptare ka shumë për të bërë këtu. Të gjitha vendet në botë kujdesen për qytetarët e tyre dhe krijojnë marrëdhënie me fëmijët e tyre që kanë shkuar në vende të tjera. Për shembull, ekziston një ambasadë shqiptare në Izrael. Nga pala palestineze, ajo nuk ka as ndonjë përfaqësim. Qeveria shqiptare pritet të krijojë një kanal komunikimi. Kështu që sot ky komunikim është më i lehtë për tu vendosur. Ne do të dëshironim të përfitonim nga njëri-tjetri reciprokisht. Situata ekonomike e familjes shqiptare në Palestinë është e mirë, jo në gjendje të kërkojë ndihmë nga dikush. Ai nuk është në një kërkim të tillë. Sidoqoftë, ky komunikim është i nevojshëm për lidhjet gjuhësore dhe kulturore.”

Duke vënë në dukje se Izraeli po pengon palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës të vijnë në Jeruzalemin Lindor të okupuar dhe xhaminë al-Aksa, shqiptari i bëri thirrje popullit mysliman shqiptar të vizitojë xhaminë al-Aksa.

Nuk ka mbetur asnjë lidhje me Shqipërinë

32-vjeçari shqiptar Abdullah Faid, i cili jeton në Jeruzalemin Lindor, gjithashtu deklaroi se për shkak të okupimit, ai nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët që jetojnë në qytete të tjera të Palestinës ose në vendet e tjera të rajonit.

Duke theksuar se ata duan të krijojnë një lidhje me Shqipërinë, nga e cila i kanë rrënjët, shqiptari tha: "Jo vetëm unë, por të gjithë anëtarët e familjes sonë duan të kenë marrëdhënie me Shqipërinë dhe të mësojnë shqip. Të gjithë, nga të vegjlit në të mëdhenjtë do të japim të njëjtën përgjigje. Unë gjithashtu dua të shkoj në Shqipëri, natyrisht, askush nuk përmbahet nga njohja e tokës nga e ka origjinën. Sidoqoftë, kushtet aktuale na e kanë bërë të vështirë të shkojmë jashtë vendit.”

Duke deklaruar se ai nuk ka asnjë mbetje të Shqipërisë, shqiptari tha: "Ne e konsiderojmë veten palestinez, jemi rritur me ndjenjën e të qenit palestinez dhe shteti okupues na vlerëson në këtë mënyrë. Pra, të jesh shqiptar është kështu, të jesh i njejtë me vendin ku jeton dhe të jesh i lidhur me të përmes sinqeritetit.”

“Shqiptarët nuk pranojnë përndjekje”

Duke theksuar se është e papranueshme për Shqipërinë dhe Kosovën të krijojnë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, shqiptari tha:

“Shqiptarët nuk e pranojnë mizorinë dhe dobësinë, pa marrë parasysh nga kush apo nga vijnë. Kështu mësuam nga paraardhësit tanë. Paraardhësit tanë gjithmonë kishin fuqi dhe merrnin pjesë në pushtime. Qoftë Kosova apo Shqipëria, ne nuk i pranojmë marrëdhëniet e këtyre dy vendeve me Izraelin. Për shkak se ky shtet që ata e kanë normalizuar është vetë shteti që shtyp palestinezët me origjinë shqiptare, të cilët janë me gjakun e tyre.”

Shqiptari, duke theksuar se është krenar që është shqiptar, tha: “Ne jemi krenarë për popullin shqiptar dhe i duam shumë. Ne duam të kontaktojmë dhe të krijojmë marrëdhënie me ta sa më shpejt të jetë e mundur.”

 



Burimi : Dünya Bülteni