Domosdoshmëria e dënimit me vdekje

  • None
nga Alma Prifti | Publikuar në Korrik 12, 2014, mesnatë

Dënimi me vdekje është një fenomen që ka ekzistuar që në periudhat e vjetra të sundimeve perandorake, pra disa qindra, mijëra vjecare. Është operuar si një dénim për ata që kryenin krime të rënda në gjakftohtësi. Përpara se të themi opinionin tonë për dënimin më vdekje, le të hedhim një vështrim panoramik në të shkuarën e Historisë Bashkëkohore. Në kohën e Luigjit XIV  të Francës, dënimi me vdekje ka qenë primar në “Kushtetutën” e atij vendi. Luigji shpiku, madje, edhe një makineri moderne për prerjen e kokave të atyre që shpalleshin fajtorë. Madje, me këtë makineri, i’u pre koka edhe vetë Luigjit kur sundimi i tij mori fund. Edhe pse mbretëritë pasuan që nga mbreti Philip e deri tek mbreti Karli 5, dënimi me vdekje mbeti në listën e mbretërisë franceze. Në sundimin e Karlit Heroina Zhan D’Ark u dënua për hernezi ndaj kishës me djegie në dru. Dinasti pas dinastie dënimet me vdekje kanë qenë të ndryshme. Disa me prerje koke, disa me djegie, disa me karrige elektrike, disa me injeksione, etj. Edhe Anglia ka pasur dënimin me vdekje në periudhën e Henrit të V-të. Të njëjtim denim ka pasur edhe Perandoria Romake duke filluar që nga Jul Cezari, Oktaviani, Gai Mari Sula e deri në ardhjen e fisit Dor që përmbysi këtë Perandori.

 

 Dënimi me vdekje ka qenë privilegj edhe për Japonezët. Samurajt, kur dështonin në luftë, vrisnin veten me akuzën se nuk mundën të ishin të zotë të mbronin pronén e tyre. Në sundimet e dikurshme, dënimet kanë qenë vërtet të rënda. Faraonëve  Imotep apo Tut’hankamun të Egjiptit vendoseshin dënime të rënda për hajdutët dhe tradhëtarët. Hajdutët dënoheshin me prerje dore dhe tradhëtarët  futeshin të fashuar, përsëgjalli, në arkivole me insekte mishngrënëse deri sa të vdisnin dhe më pas bëheshin mumje. Është e bukur idea se ekzistonte ky dënim, por për cfarë shfrytëzohej?

 

I vetmi gabim i këtyre Dinastive ishte fakti se, dënimi me vdekje ishte vetëm për skllevërit, popullin e thjeshtë dhe funksionarët e shtetit.  Ky ligj ishte i pafuqishëm për mbretin, edhe po të mos ishte besnik ndaj popullit. Në Angli, ky ligj u hoq vetëm me ardhjen në pushtet, të mbretëreshës Elisabeta e II-të. Ajo nuk e pranoi faktin që popullit t’i hiqej e drejta e jetës dhe se, cdo njeri kishte të drjtën të falej. Mbretëresha e ndjeu veten shumë të pafuqishme përpara popullit. Kjo u duk në vdekjen e Princeshë Diana.

 

Kur mbretëresha doli, pas një jave nga trragjedia, të fliste me popullin, ajo lexoi pusulla tek lulet që ata kishin venë tek porta e pallatit mbretëror ku shkruheshin fraza si: “Ti ishe më e mirë se c’u duhej atyre”, “Ti nuk ishe për ata”, etj. E trembur prej zemëratës së popullit, Elisabeta u kthye nga ata me një buzëqeshje të ngrirë dhe iu afrua një vajze të vogël që mbante një buqetë me lule në dorë. Ajo i tha vajzës:-“Mi jep t’i vendos unë për ty”! Vajza iu përgjigj:-“JO”. Mbretëresha në atë cast mbeti e mbërthyer nga frika e urrejtjes së popullit të saj. Vajza e vogël, më pas, i tha:-“Këto janë për ty”! Mretëresha ndjeu se Bota iu rikthye sërisht dhe me një buzëqeshje që dukej se e kërkonte prej kohësh, i mori lulet dhe nderoi nga populli.

 

Kjo ngjarje na shërben të kuptojmë sesa shumë kanë ndryshuar kohët. Dënimi me vdekje ekzistoka edhe për mbretërit. Madje edhe tortura morale si nje vdekje e pavdekshme. Një tortur e Mitit të Sizifit.

 

Kështu u ndje edhe mbretëresha Elisabeta kur u përball me superfuqinë e popullit. Dënimi me vdekje ekziston edhe në Amerikë, por jo për popullin. Për pushtetarët që tradhëtojnë popullin. Një e kundërt e ligjit të shkuar me vdekje. Por, edhe sot nuk përdoret sic duhet dhe ku duhet ky dënim. Amerika dënoi me vdekje Sadam Hysein, ish-Diktator i Irakut për tradhëti ndaj popullit të vet. Cfarë të drejte kishte Nuk është problemi nëse duhet apo nuk duhet të ekzekutohet dënimi me vdekje apo jo. Problemi është se, dhe nëse do të ekzekutohet, duhet të përdoret ashtu dhe aty ku duhet. Përse mos të dënohen me vdekje hajdutët, pedofilat, manjakët, përdhunusët, të sëmurët mendor, vrasesit gjakftohtë? Përse këta të fundit dënohen vetëm me heqje lirie?! Pérse monstrat si Ardjan Prrenjasi, Shaban Norja apo Dine Kadiu duhej té lihen né dorén e gjykimit zyrtar kur tashmé dihet procesi I manipulimit? Shaban Norja Vrau dhe masakroi 19 –vjecaren nga Durrési Aishe Vata dhe mé pas I preu kokén. Vendimi I Gjykatés? Burg me arrest. Dénim I cili u shkurtua pér shkak té moshés edhe pendimit té autorit. Ardjan Prrenjasi vrau 11-vjecarin Julian Cela dhe pérdhunoi shtetasin minoren mé inicjalet A. C. Vendimi I Gjykatés? Shtyhet pér dité tjetér. Mund té lihet I liré pér mungesé té provave shkencore. Dine Kadiu kreu tentativé vrasje kundrejt familjes sé tij dhe tentativé pérdhunimi apo incest ndaj dy vajzave té tij pérkatésisht té moshés 5 dhe 10-vjece. Vendimi I Gjykatés? Lihet I liré pér mungesé té provave material dhe mund ti lihet né mirébesim njé nga vajzat pas divorcit me bashkéshorten e tij. Aktualisht dine Kadiu, monstra nga Burreli, e ka hedhur né Apel vendimin e Gjykatés sé rrethit pér arsye se déshiron njérén nga vajzat me patjeter. Njé manjak seksual, njé vrasés me dorashka, njé hajdut dhe njémonstér e lindur livadhit lirshém me kérkesa pér drejtési larté e poshté pa e vraré mendjen fare se ka ligj apo shtet. Fjala e tij? “Nuk ka c’mé bén shteti mua apo policia. Uné jam shtet, uné jam pushtet”! késhtu ndodh kur personat problematic nuk shikohen me syrin optik.

Jo vetém pér kéta tri monstra, por edhe pér cdo monstér qé kérrcénon shoqériné mbaré me prezencén e tyre, duhet té meren me seriozitet dhe gjakftohtési. Kryeministri Sali Berisha deklaroi né njé konferencé me student té Universitetit “UFO” se, “Europa nuk e pranon dénimin me vdekje. Ne jemi shtet Europian dhe kurrésesi nuk duhet ta pranojmé miratimin e kétij ligji. Duhet Tolerancé”! Kryeministri mban fjalime, Gjykata fsheh vendime, monstrrat kryejné superkrime. E gjithé kjo situaté do té sjellé kaos social ku té gjitha familjet e viktimave do té lodhen nga sistemi yné tolerant dhe do té kryejné vetédrejtési. Nése do té ekzistonte dénimi me vdekje dhe té dénoheshin monstrrat nukk do té ekzistonin as hakmarrjet dhe as gjakmarrjet. Sa pak vlerésohet dénimi me vdekje!

 

Dënimi me vdekje është një fenomen i cili nuk duhet të mungojë në asnjë Kushtetutë të Botës. Ai duhet të jetë primarë mbi ligjet e tjera. Cdokush duhet të marrë dënimin që meriton. E si mund të falet me jetë dikush që përdhunon një vajzë të pambrojtur? Dikush që kryen veprime pedofilie me një fëmijë të mitur që jeton ende në Botën e lodrave dhe përrallave? Dikush që vret dhe therr me gjakftohtësi dikë që nuk ka faj me idenë se nuk i dënon ligji sin é rastet konkrete? Ligji i dënon, por jo sic e meritojnë.

 

Është e vërtetë që cdokush ka nevojë për një shanc të dytë në jetë, por si mund ti jepet shanci një manjaku kur ky i fundit nuk i dha kurrë shanc presë së tij. Heqja e dënimit me vdekje nxit vdekje të tjera.Cdo manjak ecën me idenë se ligji është shumë i butë me të dhe sado krime të bëjë, do hajë vetëm disa vite burg. Disa prej tyre mendojnë se me burg të përjetshëm do të hanë falas, flenë falas dhe bëjnë qejf falas sepse burgu është si një shtëpi komode për ta ku kanë gjithcka u duhet edhe pse kanë kryer cdo krim kanë dashur. Kjo është arsyeja që cdo manjak apo vrasës, përjashtuar vrasjet për hakmarrje, vetmbrojtje apo pa dashje, duhet të dënohen me vdekje në bazë të krimit që kanë bërë. Sa më i rëndë të jetë krimi, aq më i rendë duhet të jetë dënimi. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe peshorja e ligjit i peshon të gjithë njëllojë. Përse të dënohet me 30 vjet heqje lirie dikush që ka përdhunuar dhe masakruar një vajzë të pafajshme dhe të pambrojtur? A s’duhet të marrë dhe ai dënimin që i ka dhënë asaj vajze? Ai manjak do të gëzonte kënaqësinë e bukës dhe rehatisë që falin sot burgjet e parregullta që ka vendi ynë ku arratisjet janë të përditshme dhe të kollajshme. Një i arratisur në Shqipëri, rigjendet pas 30 apo 40 vitesh pas arratisjes së tij pasi e ka shijuar jetën si ka dashur. Marrim historinë e Dritan Dajtit i cili, pasi shijoi jetën pas disa vitesh i arratisur nga drejtësia shqiptare, u plagos në përpjekje për të shpëtuar sërisht. Edhe pse në ambjentet e burgimit, ai ka ende guximin të ofendojë trupin gjykues me fjalë të rënda dhe të kërcënojë hapur për aratisje tjetër. Përse ndodh kjo? Sepse nuk ekziston ajo që quhet “Dënimi me vdekje” që ti tregonte këtij njeriu se drejtësia të jep atë që meriton. Nuk them se ky dënim duhetë jetë në fuqi për cdo të arrestuar, por vetëm për rastet e vecanta të sipërpërmendura. Duhet theksuar se, nëse harron drejtësia njerëzore, nuk harron ajo hyjnore. Drejtësia njerzore nuk e dënoi Pinocetin, Sllovodan Miloshevicin apo Adojf Hitlerin. Ajo pergatiti dënimin me burg të përjetshëm për ta, por drejtësia hyjnorë vuri në faj ndërgjegjen e tyre dhe bëri që këta tiranë të pamëshirshëm të vetëvriteshin sepse toka ndjente mallkim për ata që kishin marrë jetë njerëzish, kishin djegur dhe masakruar gra he fëmijë.Në këto raste duhet dënimi me vdekje, për tu treguar se dënimi i popullit është shumë i ashpër aq sa dhe zemërata e popullit anglez që përgjunji një Mbretëreshë në këmbët e saja. Falja është për të penduarit, sipas profecisë, por për manjakët e sëmurë ekziston vetëm Ferri i përjetshëm me torturat më të egra që dhe djalli do tu përulej prej frikës së dhembjes. Unë jam një përfaqësues i popullit dhe i them PO dënimit me vdekje si të vetmen mundësi për t’u dhënë atë që meritojnë njerëzve të mallkuar nga drejtësia hyjnore si të humbur në errësirë nga arsyeja dhe dashuria për llojin e vet në dekada.