Bregun Perëndimor e armatos Hezbollahu

nga Joe Truzman | Publikuar në Nën. 2, 2022, 1:35 a.m.

Përpara se të zbulohej se Hezbollahu po armatoste Bregun Perëndimor, nuk ishte terësisht e qartë nëse grupet palestineze morën mbështetje nga jashtë. Edhe pse Hussein Salami, shefi i Ushtrisë së Gardës Revolucionare Islamike, kohët e fundit deklaroi se Bregu Perëndimor mund të "armatoset" në të njëjtën mënyrë si Gaza dhe se "procesi" tashmë është duke u zhvilluar.

Faqja e internetit Long War Journal e FDD-së, në këto ditë të rritjes masive të aktiviteteve militante në Bregun Perëndimor, kofirmoi në një takim me një zyrtar të lartë ushtarak izraelit se Hezbollahu po kontrabandon armë në Bregun Perëndimor.

Në shkrimin e bërë së pari nga Shira Rubin në The Washington Post, u tregua se Hezbollahu dhe në një farë mase Irani, mbështetën ndërtimin e organizatave militante në Bregun Perëndimor, të udhëhequra nga Xhihadi Islamik Palestinez.

Përpara se të zbulohej se Hezbollahu po armatoste Bregun Perëndimor, nuk ishte terësisht e qartë nëse grupet palestineze morën mbështetje nga jashtë. Edhe pse Hussein Salami, shefi i Ushtrisë së Gardës Revolucionare Islamike, kohët e fundit deklaroi se Bregu Perëndimor mund të "armatoset" në të njëjtën mënyrë si Gaza dhe se "procesi" tashmë është duke u zhvilluar.

Që nga viti i kaluar, ushtria izraelite ka penguar përpjekje të shumta për të kontrabanduar armë nga Libani në Izrael. Sipas një postimi të ushtrisë izraelite, në vitin 2021 njësitë e ushtrisë dhe policia izraelite "prishën iniciativën më të madhe" në këtë rrugë duke konfiskuar 43 armë me vlerë rreth 1 milion dollarë. Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, po ashtu thuhet se po hetohet mundësia e përfshirjes së Hezbollahut në incident.

Vlen të përmendet se që nga fillimi i këtij viti, Long War Journal e FDD-së ka ndjekur themelimin e disa organizatave të reja militante palestineze.

Long War Journal e FDD-së ka identifikuar gjashtë organizata militante të sapoformuara që kanë publikuar deklarata që përshkruajnë përkatësinë e tyre ose kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtrisë izraelite.

Brigadat Jenin dhe Nablus janë të udhëhequra nga Xhihadi Islamik Palestinez, ndërsa Hizam al-Nar është i lidhur me Brigadat e Dëshmorëve Al-Aksa.

Edhe Hamasi, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës po ashtu luajnë një rol aktiv, por më të vogël në këto formacione. Ndërsa këto grupe të gjitha kanë lëvizjet e tyre politike dhe krahët ushtarakë, ato veprojnë si një njësi e vetme nën Brigadat dhe organizatat Hizam al-Nar për të luftuar operacionet izraelite.

Përveç kësaj, së fundmi është formuar një organizatë e quajtur Foleja e Luanit, e cila ka lidhje të qarta me Brigadat e Dëshmorëve të Al-Aksës. [Shiko. Një organizatë militante e sapokrijuar pretendon disa sulme në Bregun Perëndimor]

Një model i ngjashëm u zbatua në Gaza me dhomën e përbashkët të operacioneve të grupeve palestineze. Në kohë konflikti kundër Izraelit, rreth një duzinë organizatash militante veprojnë nën ombrellën e dhomës së operacioneve të udhëhequra nga Hamasi.



Burimi : Long War Journal