Kryetari jahudi, në Ukrainë, do të rihap një xhami

  • Ndërtesa e xhamisë sot, 2014, Shkollë Sportive, që sërish po kthehet në xhami.
Publikuar në Gus. 10, 2014, mesnatë

Xhamia u mbyll në vitin 1926, gjatë epokës sovjetike në mes të një goditje, fushate kundër ekspozimit publik të fesë.

 

Një komunitet musliman në qytetin Dnepropetrovsk, Ukrainë,  ku guvernatori është jahudi, Igor Kolomoisky, një xhami e konfiskuar gjatë epokës sovjetike do t’iu kthehet myslimanëve.

 

Guvernatori Kolomoisky bëri premtimin javën e kaluar se ndërtesën,  xhaminë, e cila ka shërbyer si Shkollë Sportive Olimpike, që nga viti 1926, do t’iu kthehet besimtarëve mysliman, njoftoi gazeta Times e Izraelit.

 

Igor Kolomoisky, guvernator i rajonit, është duke u përpjekur sa më shpejt të jetë e mundur për t’ia kthyer xhaminë Bashkësisë Muslimane, tha zëvendësi i Guvernatorit, Boris Filatov javën e kaluar.

 

Bashkësia Muslimane përbëhet, kryesisht, prej muslimanëve tatar që janë 80.000, të cilët kanë kërkuar që nga viti 2000 nga autoritetet për lirimin e ndërtesës, xhamisë,  duke u ankuar se ata aktualisht kanë vetëm një vend  që shfrytëzohet si xhami, por është në një banesë private në periferi të qytetit, e cila ka një kapacitet vetëm për 250 vetë.

 

Vlerësohet se në vitin 2012 rreth 500.000 myslimanë jetonin në Ukrainë dhe rreth 300.000 prej tyre janë tatarë të Krimesë, kurse të tjerët janë tatarë nga Vollga, azerë, uzbekë, turq, arabë dhe kazakë.   

 

Muslimanët në Ukrainë kanë 445 komunitete, 433 imamë dhe 160 xhami, por janë duke u ndërtuar edhe shumë xhami të tjera. 



Burimi : World Bulletin