Pas vdekjes së Imam Huseinit...

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Nën. 17, 2013, 1 a.m.

“Mbas vdekjes së Huseinit mbi faqe të tokës askujt nuk i ka mbetur arsyetim ndaj mizorisë.

Çmimi i lirisë/ditarët e papërfunduar të luftës...

Ditari i shkruar nga lideri i Lëvizjes për Açen e Lirë Tunku Hasan di Tiro, i cili tregon luftën e lëvizjes dhe vetes së tij. Libri që tregon aventurat për trupëzimin e shtetit islam të ishullit Açe Sumatra të Indonezisë ngrit interesimin duke i prekur pikat tërheqëse edhe për shtjellimin e rrënjëve të shpirtit të ringjallur.

Di Tiro, duke e potencuar me insistim se lufta e lëvizjes bazohet në vlera islame, se të gjithë pjesëmarrësit përbëhen nga muslimanët, se të gjithë tregojnë kujdes t'i falin pesë vakte namaz në ditë me xhemat, se si vazhdon aktivitetet edukuese në këndvështrimin social, kulturor dhe politik për tu bërë një lëvizje që e ka vërtetuar veten e sjell fjalën në pikën e ceremonisë së Ashurës.

Duke përshkruar përkujtimin e vdekjes së Imam Huseinit nga luftëtarët e mbledhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem në kampet në thellësi të pyjeve të Açe Sumatras, Di Tiro thotë  se nocionin e vdekjes së tij duhet analizuar dhe kuptuar thellësisht, ndikimi i Imam Huseinit ndjehet jo vetëm në regjionet qendrore të botës islame por vë në pah se ai ndjehet edhe deri në mijëra kilometra largësi.

Imam Huseini qe një mundësi e prezantuar popullit arab para ditës së kijametit që do ta vinte në pah fjalën e Resulullahut (alejhi selam) “Zoti im, populli im këtë Kur'an e la anash.” Vdekja e Imam Huseinit ishte një hap i hedhur përpara për ta shpëtuar fenë e uzurpuar të Allahut dhe kështu për ta sjellë popullin në paqe.

Vendi ku u derdh gjaku i Imam Huseinit Qerbelaja, ai çast kur u arrit shahadeti u bë një pikë pëlcitjeje që i arriti të gjithë shekujt duke u shndërruar në një hapësirë që ngërthen në vete edhe zonat më të largëta. Sot me një zgjedhje të re që e bëri Irani për përcaktimin e vendit të Revulucionit Islam në histori, hapësira kur kuptimi i këtij shahadeti mori karakter fizik duke u zgjeruar për ta ngërthyer tërë kohën dhe hapësirën, më 1979 thuajse ishte çasti i rikthimit të Imam Huseinit.

Në atë çastin e thyerjes historike, boshllëkun që e lanë arabët duke mos i dalur zot më të dashurëve të Resulullahut (a.s.) me luftën që e dhanë kundër pushtetit të globalizuar jezidian, pas 1400 vitesh e plotësuan iranianët te cilët dëshirohen të lihen vetëm njësoj sikurse Imam Huseini. Sikurse lakmiqarët ndaj shpërblimeve të shpërndara nga Jeizidi në formë të njëjtë shtetet e sotme muslimane i nënshtrohen pjesëve të heshtjes që u ndahen nga Amerika dhe investimet kapitale globale. Kushtet që e dërguan Imam Huseinin në Qerbela duke u shfaqur sot në nivel global, në kuptimin politik të kohës së tashme, që do të mund ta njihnim Iranin e sotshëm,  e lë të vetëm në shkretëtirën e botës për hir të përfitimeve ditore, tërheq vëmendjen nga brendia e pyllit me mijëra kilometra largësi Tunku Hasan di Tiro:


“Mbas vdekjes së Huseinit mbi faqe të tokës askujt nuk i ka mbetur arsyetim ndaj mizorisë.