Muslimanët japonezë takohen në xhaminë e Tokios e ndërtuar nga Turqia

  • None
Publikuar në Nën. 9, 2014, 1 a.m.

Në vitin 1970, vetëm dy xhami kanë ekzistuar në Japoni,

por tani janë më shumë se 200 xhami në Japoni.

 

Tokyo Camii, apo Xhamia e Tokios, ka një pamje bukur, mahnitëse dhe delikate. Pavarësisht dizajnit të madh turk, xhamia fshehet në mes të blloqeve të banimit në lagjen e qetë të Yoyogi Uehara.

 

Sami Siddikui nga Al Xhazira njoftoi për kulturën e pasur muslimane në Japoni në lajmet e fundit. Sipas raportit, ndërtimi i xhamisë ka përfunduar në vitin 2000, por xhamia ka një histori shumë më të gjatë. Ajo ishte që në vitin 1930, kur Japonia për herë të parë ka pa një popullsi të konsiderueshme muslimane dhe xhamitë e para u themeluan. Xhamia në Nagoya është ndërtuar në vitin 1931 dhe Xhamia në Kobe në vitin 1935 nga emigrantët Indian-muslimanë.

 

Emigrantët tatarë muslimanë, të ikur nga Revolucioni Rus, përbëjnë  grupin më të madh etnik në Japoni që nga viti 1930 dhe themeluan Xhaminë origjinale në Tokio në vitin 1938.

 

Ndërsa Tokio Xhami apo Xhamia e Tokios është rindërtuar me fonde nga qeveria turke dhe është edhe një vend për veprimtari fetare dhe etno-kulturore, ka hapësirë  për ekspozita, lojëra, për ceremoni martesore, panaire të modes, konferenca shkencore.

 

Shkolla Ndërkombëtare Yuai në Xhami është duke ofruar mësime të  shtuneve, duke filluar nga studimet islame, gjuha arabe, për karate dhe kaligrafi.

 

Shkolla drejtohet nga Qendra Islamike e Japonisë (ICJ), një institucion pas Luftës së Dytë Botërore të cilën e themeluan muslimanët  në vitin 1966.

 

Në mungesë të statistikave zyrtare për Muslimanët në Japoni, vlerësimet demografike janë në mes 70.000 deri në 120,000 banorë muslimanë,  rreth 10 për qind  e këtij numri janë japonezë, në një vend me një popullsi të përgjithshme prej më shumë se 127 milionë banorësh, sipas raportit.

 

Disa studiues kanë nxjerrë në pah stereotipet negative të Islamit që muslimanët kanë qenë të ballafaquar me të në Japoni që nga 11 shtatori 2001, kur u sulmuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Pavarësisht se Policia Metropolitane në Tokio është shfajësuar nga çdo keqbërje nga Gjykata e Rrethit të Tokios në janar, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësimin në një raport të kohëve të fundit në lidhje me mbikëqyrjen sistematike të muslimanëve dhe xhamive në Japoni.

 

Ndërsa Islami nuk mund të ketë të njëjtat gjurmë në Japoni, si fetë e tjera të tilla si Budizmi dhe Krishterimi, njohuritë rreth Islamit dhe Profetit Muhammed këtu janë të njohura që në shekullin e VIII-të.

 

Angazhimi serioz dhe i qëndrueshëm me Botën Muslimane nga  Japonia, si një pjesë e qasjes së saj globale në periudhën e hershme Meixhi (1868-1890), kur kanë zhvilluar misione tregtare dhe informative drejt Perandorisë Osmane dhe Lindjes së Mesme.  

 

Llogaritë e verifikueshme të hyerjes së muslimanëve në Japoni mund të vendoset në të njëjtën periudhë me të dhënat e tregtarëve indian dhe të detarëve Indianë-Malai që punonin në portet e qytetet japoneze të Jokohama dhe Kobe.