Jordanezët protestojnë 'ligjin hebraik për shtetin' Izraelit

  • Udhëheqësit e Vëllazërisë Muslimane në Jordani udhëhoqën një demonstratë në Aman të premten kundër shkeljeve të Izraelit, lidhur me kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem e Lindjes.
Publikuar në Dhj. 4, 2014, 1 a.m.

    Aman:

   

Qindra jordanezë u bashkuan në një tubim të organizuar të premtën  nga Vëllazëria Muslimane për të denoncuar planet izraelite për të mbrojtur të drejtën e statusit të Izraelit si atdheu kombëtar i hebrenjve.

    

Rreth 1.500 protestues u nisën nga Xhamia Husseini në qendër të Amanit duke mbajtur lart një mbishkrim me këtë porosi: ”Xhamia al-Aksa” është në rrezik.”

   

“Ekziston një rrezik i madh sot, dhe ky është projekt-ligji për shtetin hebre-çifut, ” i tha protestuesve Hamzeh Mansur, ish-kreu i partisë së Vëllazërisë së Frontit të Veprimit Islamik.   

   

Ku është përkujdesja e Jordanit mbi Jerusalemin dhe ku është shteti i premtuar palestinez, pyeti ai.

    

Jordani e ka përkujdesjen mbi kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem – që është vend i shenjtë për hebrenjtë dhe muslimanët dhe vende të tjera të shenjta muslimane në Jerusalemin e pushtuar arab, të cilin  palestinezët duan që të bëhët kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

    

Jerusalemi Lindor është goditur për muaj nga dhuna, që është përhapur në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në komunitetet arabe brenda Izraelit.

   

Tensionet u rritën në fillim të këtij muaji kur policia izraelite hyri  në Xhaminë Al-Aksa  gjatë përleshjeve të shkaktuar nga një  zotim nga ana e grupeve të ekstremit të djathtë hebre që të luten në vendin e shenjtë, të cilën ata e quajnë  Tempulli i tyre.    

   

Kundër këtij sfondi, qeveria izraelite miratoi të dielen një propozim për të mbrojtur të drejtën e statusit të vendit si atdheun kombëtar i popullit hebre.

    

Udhëheqja palestineze ka thënë se ligji vret procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

  

Kritikët kanë thënë, gjithashtu, se ky veprim do të dobësonte demokracinë në Izrael dhe do të mund të institucionalizojë  diskriminimin ndaj 1.7 milion qytetarëve arabë të Izraelit.

   

Parlamenti i Izraelit do të votojë për ligjin të mërkurën.