Sulmi mbi Libinë në vitin 2011 ishte gabim

  • None
Publikuar në Dhj. 8, 2014, 1 a.m.

Forcat perëndimore kanë bërë gabim kur para tre vitesh kanë intervenuar në Libi për të ndihmuar rrëzimin e administratë së kolonelit Gadafi, ka deklaruar ministri italian i punëve të jashtme, Paolo Gentiloni. Deklarata e tij vjen pas  shqyrtimit amerikan të intervenimit të ri në Libi.

        

“Para tri vitesh kemi bërë gabim të madh, kur pa menduar për pasojat, jemi përzier në konfliktin e brendshëm libian. Zëri italian atëherë ishte i dobët për t’u dëgjuar”, ka thënë ministri italian i punëve të jashtme Gentiloni në intervistën për televizionit shtetëror italian RAI. Gjatë takimit me gazetarë Gentiloni ka thënë se stabilizimi i situatës në Libi, e cila për momentin është kaotike, është e njëjtë, sikurse të zonës së tërë të mediteranit,  i cili është prioriteti kyç i politikës së jashtme italiane. Njëkohësisht SHBA-të planifikojnë zgjerimin e kampanjës së tyre ushtarake kundër militantëve të ISIS-it në zonën libiane. Shqetësimin e përgjithshëm të vendeve perëndimore lidhur me  jostabilitetin politik libian, të cilën militantët e Shtetit Islam do të mund të kthejnë në dobinë e tyre, e ka përforcuar deklarata e komandantit amerikan David Rodriguezit, komandantit të komandës afrikane të SHBA-ve, se anëtarët e ISIS-it në Libi e kanë hapur kampin për stërvitje, në të cilin stërviten disa qindra vullnetar. Komandanti amerikan ka pranuar se në Pentagon është duke u shqyrtuar mundësia e zgjerimit të kampanjës ushtarake kundër ISIS-t në, edhe në Libi, shkruan The Times.

 

Përmbysja e kolonel Gadafit në vitin 2011 dhe politika e lëshimit pe milicive të ndryshme ka krijuar sipërfaqe pjellore për zhvillimin e grupimeve ekstremiste. Nga gushti kryeqyteti libian Tripoli është në duart e koalicionit të grupeve islamike të ashtuquajtur”Agimi libian” i cili ka vendosur qeverinë dhe parlamentin e vet, ndërsa qeverinë e zgjedhur legjitime e ka larguar në Tolbruk, njëmijë kilometra larg Tripolit. Kombet e bashkuara kanë dënuar luftimet e fundit, më të rënda nga viti 2011. Grupi i kontaktit ndërkombëtar e cila më herët është takuar në Adis Abeb, për të shqyrtuar  krizën libiane, e ka refuzuar përdorimin e forcës për zgjidhjen e çështjes libiane. Por, zyrtarët shtetëror libian kanë refuzuar bisedimet paqësore pasi që “Agimi libian” është rreshtuar në krah me grupet xhihadiste.”Nuk mund të vazhdojmë me dy qeveri, dy parlamente, për këtë arsye”Agimi libian”duhet të heq dorë nga programi i saj ose do t’ burgosim të gjithë”, ka deklaruar komandanti ushtarak libian, gjenerali Khalifa Haftar. Moska ka deklaruar se për stabilizimin e situatës në Libi duhet të kyçen kryesisht shtetet fqinje, ndërsa të tjerët nuk do të duhet të veprojnë.

Ministri rus i punëve të jashtme, Sergej Lavrovi, gjatë takimit të tij me kolegun sudanez, ka deklaruar se” Përzierja e vendeve përtej detare në qetësimin e situatës në të cilin vendet e njëjta kanë rolin udhëheqës, të cilët kanë pas në sulmet në Irak dhe Libi, të cilën tani përpiqen të fitojnë në Siri, çon drejt tragjedisë dhe shpërbërjen e shtetit”. Sipas akuzave të shtëpive të ndryshme mediatike, një numër i madh i militantëve udhëheqës të ISIS-it më herët gjatë këtij viti kanë udhëtuar drejt qytetit libian Derni, qyteti i parë jashtë Irakut dhe Sirisë, i cili para disa ditëve publikisht janë betuar në besnikëri ndaj kalifatit të Shtetit islamik, të cilët kanë ndihmuar në bashkimin e fraksioneve islamike të ndryshme të cilët gjer atëherë kanë luftuar njëra me tjetrën. Militantët e ISIS-it janë bashkuar milicive të ndryshme në zbatimin e asaj që grupet e ndryshme për drejtat njerëzore quajnë “sundimi i terrorit” gjatë gjithë qytetit dhe rrethinës, gjyqeve ushtarake dhe prerje kokash të jo mendimtarëve.

 

Paraqitja e kampit të ISIS-it për stërvitjen e vullnetarëve me vigjilencë po e vështron Egjipti fqinjë i cili po mundohet me versionin vetanak të grupimit të ISIS-it në pjesën e gadishullit të Sinajit i cili de fakto është vu nën mbikëqyrjen ushtarake.