Pakica muslimane në Spanjë nuk ka qasje në arsimimin Islam

  • None
Publikuar në Prill 12, 2015, mesnatë

Nëntëdhjetë përqind e nxënësve muslimanë të regjistruar në shkollat ​​spanjolle nuk kanë qasje në klasat e fesë Islame, sipas një raporti të publikuar nga Unioni i Bashkësive Islame (UCIDE) në Spanjë.
Sipas studimit demografik të popullsisë muslimane nga Unioni i Bashkësive Islame (UCIDE) në Spanjë, vetëm në Andaluzi, Aragon, në Baski, në ishujt Kanari dhe qytetet autonome Ceuta dhe Melilla ofrojnë arsimin bazë islamik në shkollat ​​fillore.      

Ka mbi 6.065 nxënës muslimanë në qarkun e Baskisë, prej të cilëve  5.032 janë të huaj dhe pjesa tjetër (1.033) janë spanjollë. Megjithatë, ka dy mësues të arsimit Islam në nivel follor, thotë raporti.
Ndërkohë, nëntë nga dhjetë mësuesit e edukimit Islam janë të papunë. Në përgjithës, janë 275. 324 nxënës muslimanë në Spanjë (112, 214 spanjollë dhe 163.110 emigrantë) dhe vetëm komunitetet e  lartpërmendura dhe në dy qytete autonome kanë mësues të arsimit Islam. 
Raporti i Unionit të Bashkësive Islame (UCIDE) sugjeron se, në varësi të dendësisë të nxënësve muslimanë në shkollat ​​fillore dhe të mesme, komunitetet e Balearic Islands, Katalonjës, La Rioja, Madrid, Murcia, Valencia dhe Castilla-La Mancha duhet të ofrojnë edhe klasa për fesë Islame.
Sipas Unionit të Bashkësive Islame (UCIDE), muslimanët përbëjnë 3,8 për qind të popullatës spanjolle, 40 për qind prej tyre janë spanjollë dhe 60 përqind të tjerë janë emigrantë.
Shumica e muslimanëve në Spanjë janë kryesisht nga Maroku edhe pse ekziston një prani e konsiderueshme e pakistanezëve dhe muslimanëve senegalez në qytete si Barcelona, ​​Valencia dhe Logroño.



Burimi : World Bulletin