Prifti ukrainas ‘zbulon dashurinë e krishterë’ për Imam Hussejnin

  • None
Publikuar në Korrik 23, 2015, mesnatë

Ne, si të krishterë, të gjithë e duam Imam Hussejnin, (paqja qoftë mbi të), dhe ne jemi të nderuar për këtë vizitë tek ai  pikërisht sot, tha prifti ukrainas Serki Croke. 

Serki Croke, prifti ukrainas, më një grup nga Ukraina, ka vizituar qytetin e shenjtë të Qerbelasë, dhe bëri një vizitë në shenjë nderimi për Imam Hussejnin (paqja qoftë mbi të) në mënyrë që të njoftohet me trashëgiminë e qytetit dhe ngjarjen më tragjike në botë të kryer kundër njerëzimit në vitin 61 sipas Hixhretit.

Prifti Serki Crok gjithashtu ka thënë: Ne, si të krishterë, të gjithë e duan Imam Hussejnin (paqja qoftë mbi të), dhe ne jemi të nderuar për këtë vizitë tek ai  pikërisht sot. Të krishterët në mënyrë paqësore jetojnë me muslimanët në Ukrainë; ata si myslimanët dëshirojnë të njohin imazhin e vërtetë të Islamit, përveç kësaj, ata dëshirojnë ta interpretojnë Kur'anin Fisnik në gjuhën e tyre.

Ai gjithashtu përmendi se muslimanët në Ukrainë e kanë të drejtën e tyre për të ndërtuar  xhami dhe praktikojnë ritualet e tyre. Për më tepër, ai tha se Islami është përhapur dukshëm  në të gjithë botën; dhe kjo ishte një nga motivet e rëndësishme që na shtyu të bëjnë një visitë në Qerbela, në Xhaminë e Imam Hussejnit (paqja qoftë mbi të).

Ai tha më tej se Qerbelaja ndikon tek besimet e ndryshme dhe kjo i tërheqë ata që të mësojnë më shumë rreth Qerbelasë.

Ai dhe pjesa tjetër e grupit nga Ukrahina kanë shprehur dashurinë e tyre në rritje ndaj Imam Hussejnit (paqja qoftë mbi të), veçanërisht pasi kanë  lexuar në lidhje me tragjeninë e Qerbelasë dhe se si ai, Imam Hussejni, sakrifikoi veten dhe shokët për të mbrojtur, përkrahur fenë e gjyshit të tij, Muhammedit (a.s.) dhe pasi i kanë bërë një visitë atij. 

Ata ishin shumë të kënaqur me mikëpritjen dhe bujarinë e banorëve të Qerbelasë.



Burimi : Imam Hussain