Nuk kishim rrugë, por nuk ishim as vrasës

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Dhj. 29, 2013, 1 a.m.

Rreth 20 vite pasi hyri në shërbim tuneli 50 km i gjatë Mansh, që lidh Anglinë me Francën, Turqia e bëri hapjen e tunelit 1.4 km ndërmjet Uskudarit dhe Sarayburnu-s me slloganin “Projekti i Shekullit, Lideri i Shekullit”. Shtypi turk duke përgëzuar me këtë projekt lidhjen e Indisë me Londrën, që të mos bëhen ndërprerje në kreditë e marra qoftë përmes këtij projekti apo projekteve tjera, tërhoqi vëmendjen në ndryshimin e madh që po e përjetonte shteti ynë. Duke mos e bërë çështje diskutimi përfitimin ekonomik që do t'ia sjellte shtetit projekti, duhet parë pikën në të cilën e ka sjellë Turqinë përmes rrugës së lidhjeve kreditore AKP-ja dhe përcaktimin se ku është përparësia, duke e pasur parasysh edhe një shembull në pranësi.

Lideri i revolucionit islamik të Iranit imam Humeini në një fjalim në të cilin shtjellon problemet që u ballafaquan mbas revolucionit, duke thënë: “Le të mos kemi automobil”, fliste se përparësia nuk i duhet dhënë ngritjes materiale, por parimeve dhe vlerave të revolucionit islamik. Revolucioni islamik në Iran arriti sukses nën udhëzimin e imam Humeinit, pa u përzier në dhunë, duke e ngritur vlerën e lirisë dhe pavarësisë së islamit. Qëllimi prioritar i revolucionit nuk ishte “Zhvillimi”. Ai erdhi vetëm si përfundim i procesit. Gjersa Irani arriti në këtë pikë duke mos marrë borxhe të vështira për tu paguar.

Në gusht të vitit 2013 në udhëtimin tim të nisur nga Gurbulaku kur mbërrina në Meshhet duke e ndjekur linjën e vetme rrugore me dy shiritë që e ndiqte detin Aral, kur i thash shokut tim mikëpritës, që kjo rrugë nuk i ka hije një shteti sikurse Irani, që gjersa edhe Turqia edhe mbase nuk ka aspak naftë rruget i ka të ndara, e kisha marrë përgjigjen “Irani dëshiron të fërgohet me vajin e vet. Edhe këto rrugë do të bëhen të ndara por me kohë, pa hyrë në borxhe.” Kur e mora parasysh që borxhi i tërësishem i Iranit është 23 milliard dollarë mu duk e arsyeshme kjo përgjigje.

Ndryshe nga lëvizja islamike e imam Humeinit, kuadrot e AKP-së qe 11 vite e udhëheqin Turqinë e kishin vënë si qëllim ngritjen e të ardhurave kombëtare dhe i kishin shpallur të lejueshme rrugët që shpiejnë drejtë saj. Kryeministri dhe kuadrot e tij në deklaratat e vitit 2007 thonin që kur do të arrihet në vitin 2013 të ardhurat kombëtare në Turqi për kokë banori do të jenë 10 mijë dollarë dhe shtonin: Kur do të shtohen të ardhurat kombëtare do të zgjidhen vetëvetiu shumica e problemeve.

Njëra nga arsyet themelore të ngritjes së të ardhurave kombëtare për kokë banori në Turqi është huaja në afate të mesme dhe të gjata, në rast se do të ndërpritej paraja e nxehtë që do të hynte në vend sot do të hyjë në krizë gjatë pagesës së borxhit të jashtëm i cili është shpallur[i] të jetë 367 miliardë dollarë, stoqet e Bankës Qendrore nuk do të jenë të mjaftueshme ta frenojnë devizën që do të dalë nga shteti dhe në këtë mënyrë është e hapur se ekonomia është e lidhur me vazhdimin e rrjedhjes së parasë së ngrohtë.

Qeveritë e AKP-së që po vazhdojnë në drejtimin e vizatuar nga Kemal Dervishi për ta siguruar rrjedhjen e kredisë së vazhdueshme ia kanë servuar kompenzimin 80 vjeqar të njeriut të vendit shërbimit të investimit global, si rezultat i kësaj, investimi i huaj që hyn në vend me në krye bankerizmin ia ka hapur rrugën që të ndërrojnë duar shumë sektorë, që Turqia të bëhet pazar i hapur për mallërat e perëndimit. Sot Turqia për ta vazhduar transferimin e burimeve drejt perëndimit dhe kështu për ta vazhduar rregullin e brendshëm ka nevojë për para të ngrohta pavarësisht se a i dihet apo jo burimi. Në çdo rast kur shfaqet rreziku i ngecjes së rrjedhjes së parasë së ngrohtë zgjidhja e vetme e qeverisë është vendosja e taksave të reja. Kjo është rruga e fundit e zgjedhur nga qeveritë e ardhura ne pushtet pas krizave ekonomike. Në vend se të hyjë në një rrugë të këtillë AKP-ja është duke e zgjedhur vazhdimin e gabimit, vonimin e ballafaqimit me të vërtetën.

Qeveritë e AKP-së në vend të fërgimit të shtetit me vajin e vet mbase janë të varura nga vazhdimi i borxhit të jashtëm vendin e kanë sjellur në gjendje të hapur ndaj dirigjimeve të investimeve globale. Përveq kredive ligjore[ii] në afat të mesëm dhe të gjatë, me miliarda dollarë[iii] me burim të panjohur që hyjnë në shtet nuk janë nga arsyeja as që shtetet perëndimore dhe as që monarkitë e Gjirit i dojnë turqit. Për ta vazhduar rrjedhjen Turqia është duke formuar terror dhe jo stabilitet në shtetet fqinje, është duke ndihmuar në pushtimin e shteteve muslimane nën ombrellën e NATO-s, është duke punuar që t`i zbusë lëvizjet që janë duke ekzistuar kundër sionizmit. Të gjitha këto janë shërbime të kërkuara si kundërshpërblime për kreditë e dhëna qeverive të AKP-së.

Qeveria e AKP-së e cila e vazhdoi transferin e parave nga monarkitë e Gjirit për shkak të rolit në krizën e Sirisë, vazhdon t`i ndajë rangje firmave të ndërtimit të lidhura me vetevetën e saj përmes rrugëve që thotë se do t`i ngrisë në 3 shirita, mbi të cilat do të enden vrasësit. Pjesa konservatore e pasuruar përmes burimeve publike për vazhdimin e standardit jetësor të ardhur përmes kredive janë të pajtuar të bëhen pjesëtarë të coftinës islame-njerëzore të qeverive të AKP-së. Gjersa rrugët që zgjaten nga Kapikuleya në Habur, nga Incirliku në Cilvegoz në shtetet fqinje bartin vdekje, bashkëpunëtorët reliktë konservator dhe islamistë garojnë të marrin pjesë në kuadrin e njejtë me imperialistët që janë vërsulur përmes investimeve globale.

Bota perëndimore me ndihmën e aleatëve reliktë konservatore dhe islamistë e hodhi shtresën kemaliste-jakobene që nuk sjellë më levërdi, që i përdorë burimet e Turqisë përmes zotërimeve burokratike në ushtri, udhëheqje, drejtësi dhe politikë vetëm për shtresat e veta. Kemalistët jakoben duke i bërë të vjedhin gjak opozitarët brenda shtetit gjithmonë përvetësonin të mos përziheshin sipas mundësive zhvillimeve jashtë shtetit. Sot ata që morën vendin e kemalistëve po i sulmojnë në formë të paparë për t`i shkatërruar jo vetëm opozitarët e brendshëm por edhe të gjitha shtresat e shënjuara nga zotërinjët imperialist. Njësoj si sulmi i Sadamit në Iran…

Amerika që në rastin e parë e zuri Sadamin dhe me trajtimin e bërë i nënçmoi të gjithë arabët, kur do t`i kryhet puna do të dëshirojë t`ia bëjë trajtimin e njëjtë edhe krahut relikt konservator-islamist në Turqi.

Çkado që të jetë qëllimi i Amerikës është i hapur se ky grup që e mori në dorë udhëheqjen e shtetit është duke na zvarritur në një rrugë të pandershme.

Zotërinjëve që i kemi në krye dua t`i them që, po, para 10 viteve nuk kishim rrugë, por nuk ishim as vrasës.

[i] Shikoni për borxhin e jashtëm të Turqisë: http://www.hazine.gov.tr/default.aspx?nsw=iqmgQocZByo=-H7deC+LxBI8=#
[ii] Shikoni shembuj për kreditë e ligjshme: http://www.hazine.gov.tr/default.aspx?nsw=iqmgQocZByo=-H7deC+LxBI8=#
http://www.hazine.gov.tr/default.aspx?nsw=iqmgQocZByo=-H7deC+LxBI8=#
[iii] Shikoni për paratë me burim të panjohur: http://www.hurriyet.com.tr/ekonomi/24899476.asp