Protestat anti-Islame përfshijnë Australinë

  • None
Publikuar në Nën. 29, 2015, 1 a.m.

Një valë e re anti-Islame përfshiu të gjithë Australinë të dielën, protestuesit mbanin pankarta dhe këlithnin Thuaj Jo Ligjit të Sheriatit. Në  protesta, mitingje mbarëkombëtare të organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë krahut Rivendosim Australinë dhe fraksioni , Duaje ose Lëshoje Australinë.

Qindra demonstrues kundër dhe pro-Islamit u përballën në marshime në Melbourne, Sydney, Kanberra dhe Brisbane, si pjesë e ditës kombëtare të aktivizmit të Rivendosim Australinë kundër asaj që ata e quajnë Islamizimi i Australisë.

Ka pasur shkëmbime të zjarrta dhe përleshje të dhunshme, por vetëm shtatë vetë u arrestuan

Të gjitha arrestimet ishin në Melton, në periferi të Melburnit, ku propozimi i ndërtimit të një xhamie e ka ndarë komunitetin dhe është bërë katalizator i fundit për ndjenjat anti-Islame dhe mbështetësit e anti-racizmit.

Tribunali Administrativ dhe Civil i Viktorisë  e shfuqizoi vendimin e këshillit për të mohuar  lejen e Qendrës Islamike të Melburnit për ndërtimin e xhamisë në  rrugën Harkness, në Meltonin Perëndimor, pas një seance të gjykatës në fillim të këtij viti.

Anëtarët e organizatës Rivendos Australinë gjithashtu argumentojnë se ata janë të shqetësuar se Shkolla Islamike Al Iman do të shkojë në kampusin e Meltonit në Universitetin Victoria vitin e ardhshëm në kurriz të Shkollës Specialiste të Meltonit.

Meltoni është bërë pikë e nxehtë e fundit  për protesta anti-Islame në Viktoria, duke marrë përsipër nga qyteti rural Bendigo, ku miratimi për ndërtimin e një xhamie ka nxitur dhunën, protesta masive dhe ndikoi që qyteti të bëhet një pikë e nxehtë për konfrontime të shëmtuara në mes grupeve anti- Islame dhe pro-Islame.

Të dielën, rreth 1.000 demonstrues mbështetës  të grupit Rivendosim  Australinë dhe grupit kundër, S’ka Vend për Racizëm zbritën në vendin e xhamisë së propozuar në Melton, të ndarë nga një prani e madhe e forcave policore.

Një numër i anëtarëve të grupit Rivendos Australinë  kishin mbuluar  fytyrat e tyre me flamuj australianë për të fshehur identitetin e tyre.

Këndonin himne të kundërta, Muslimanët janë të mirëpritur, racistët nuk janë dhe Integroheni apo Largoheni, grupet rivale u ngatërruar në disa shkëmbime të nxehta verbale dhe përleshjet fizike.

Shtatë të arrestuarit, ku përfshihet, një 29-vjeçar i cili ishte akuzuar për grushtimin e një kali të policisë dhe tre të tjerë të cilët ishin akuzuar për përdorimin e armëve.

Kryeministri i Viktorisë, Daniel Andrews tha se ai mbështeti të drejtën e njerëzve për të protestuar, por jo për përhapjen e urrejtjes.

E vetmja formë e protestës legjitime është protesta paqësore, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm i Viktoria, Martin Pakula tha se anëtarët e grupit Rivendos Australinë  janë  frikacakë  dhe fanatikë.

Në aktivist i grupit Rivendos Australinë, Filip Galea u burgos të premtën  pasi ai posedonte armë, kemikate dhe manuale për krijimin e bombave.  Policia ekzekutoi urdhër-arrestin për Filip Galea.

Tubime të tjera në mbarë Australinë kanë qenë më të vogla dhe relativisht pa probleme. Është vërejtur se në të gjitha demonstratat ka pasur më pak protestues se sa ishte parashikuar për shkak se policia e kishte bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.



Burimi : World Bulletin