“Diplomacia kulturore” afron Iranin me Perëndimin

  • None
Publikuar në Prill 24, 2016, mesnatë

Vendet perëndimore gjithnjë e më shumë janë të interesuar për kulturën dhe artin iranian, pasi që në fillim të vitit janë shfuqizuar sanksionet ndaj Iranit. Koleksionistët ndërkombëtar me padurim presin hyrjen në tregun në ritje të arteve në Iran. Njëkohësisht njëri nga artistët më të njohur iranian ka pushtuar Londrën. Muzicienti, poeti dhe artisti konceptual Reza Derakshani mbështet inspirimin e tij nga kaluara kulturore dhe kreative. Fotografitë e tij interpretojnë dizajnin tradicional persian. Luftëtarët, kalorësit , me  fusha të pasura me kolorit ngjyrash. Derakshani i lindur në veri të Iranit, artin e ka studjuar në Teheran dhe SHBA. Edhe pse puna e tij e theksuar është iraniane, punimi i tij është edhe nën ndikimin e artit bashkëkohor perëndimor. Opusi i tij paraqet diç të re dhe të guximshme, ndërsa koleksionistët evropaian duan të investojnë. “Duhet të keni të shprehurit unike dhe teknikisht të jeni kompatibil me artin botëror. Publiku në punën time dëshiron të sheh porositë lidhur me ngjarjet politike dhe shoqërore në Iran. Por, konsideroj se situata në artin iranian po ndryshon”, thotë ky artist i njohur iranian.

Ndërprerja e sanksioneve ekonomike kundër Iranit ka hapur dyert për skenën artistike iraniane. Kur është fjala për punën e artistëve iranian, po përpiqet të gjendet porosia politike apo komenti lidhur me marrëdhënet komplekse të Iranit me vendet fqinje dhe me perëndimin. Megjithatë, Reza Derakshani theksoi se arti i tij thjesht  është kthimi në bukurën, diç që një kohë të gjatë ishte në hije të politikës. Mungesa e politikës në krijimtarinë e tij artistike është ndoshta edhe porosia e tij më e fortë. Galeria e cila e ka vendosur ekspozitën planifikon që këtë vit të vendos edhe disa vepra edhe të disa piktorëve tjerë iranian. “Regjimet vijnë e shkojnë, por kultura mbetet. Kur për herë të parë kam shkuar në Iran dhe kam nisur këtë projekt, mbeta i shtangur. Nuk kam pritur të shoh aq shumë vepra artistike të mira”, thotë Vassili Tsarenkovi nga Galeria e artit modern Sophia. Njëra nga shtëpitë më të vjetra ankande  planifikon shitje e madhe të veprave të artit modern iranian. Shfuqizimi i sanksioneve ekonomike ka ndihmuar artistëve dhe shitësve.” Pas ndërprerjes së sanksionev artin iranin dhe artistët iranian mund të shohim në rrethimin e tyre natyror në kontekst të drejtë”, cek Nima Sagharchi nga shtëpia e ankandit Bonhams. Ritja e interesimit për artin iranian rrjedh në shqyrtimin e sërishëm të marrëdhënieve të Perëlndimit ndaj Iranit. Tani me diplomaci kulturore po përpiqen të tejkalohen ndarjet e gjeratnishme politike.