Muslimanët në Ukrainë kërkojnë themelimin e Qendrës së Kur’anit në Kijev

  • None
Publikuar në Maj 9, 2016, mesnatë

Një grup i muslimanëve shiitë nga Ukraina kërkoi themelimin e një dege të Qendrës Kura’anore  nga Kujdestaria e Xhamisë së Imam Husejnit, në kryeqytetin e Ukrainës, në Kijev.

Mustabsirsët (ata që kanë përqafuar Islam Shia) janë  nga Instituti el-Risala që i përket muslimanëve shiitë të Ukrainës, kështu njofton faqja e internetit, website Astan.

Ata bënë kërkesën gjatë një vizite të fundit në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak.       

Ilaf Saidi, kreu i institutit, tha ai bën përpjekje për të nxitur kulturën Kur'anore dhe është i prirur për të zhvilluar bashkëpunim me Qendrën Dar-ul-Kur'an të Astan-it,  të Xhamisë së Shenjtë të Imam Husejnit në mbajtjen e aktiviteteve Kur'anore.

Ai gjithashtu tha se vizita synonte për të mësuar në lidhje me Astan-in dhe aktivitetet e saj në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe në fusha Kur'anore.

Dhjetë anëtarë të Institutit të al-Risala, duke përfshirë edhe disa gra, janë në turne në pjesë të ndryshme të Astan-it, në Qerbela. 

Islami është feja katërt përkah numri në Ukrainë, ku muslimanët përbëjnë rreth dy për qind të popullsisë. Feja Islame ka një histori të gjatë në Ukrainë që daton në shekullin e XV-të.



Burimi : IQNA News