Nusra nuk është shkëputur nga Al-Kaeda; ka ndryshuar vetëm lloji i marrëdhënies

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Gus. 2, 2016, mesnatë

Ky është një reportazh me Drejtorin tonë të përgjithshëm të shtypit, Alptekin Dursunoglu rreth ndikueshmër në zhvillimet e mëtejshme në Siri, të vendimit që ka bërë me dije Celula Nusra, për ndërprerjen e marrëdhënieve me Al-Kaedën.

- Kur është krijuar Celula Nusra? Cila ka qënë marrëdhënia e kësaj organizate me Al-Kaedën dhe përse tashmë Nusra ka ndjerë nevojën që të shkëputet nga Al Kaeda?

- Fillimisht dua të bëj një rregullim. Në deklaratën që bëri dije, udhëheqësi i organizatës, Ebu Muhammed Xholani nuk është shprehur se Nusra ka ndërprerë marrëdhëinet me Al-Kaedën, por se ato kanë ndryshuar vetëm llojin e marrëdhënies së tyre.

Sepse në deklaratën e djeshme, Xholani u mundua t’i dërgonte të dyja palëve dy mesazhe të ndryshme. Ndërsa mundohet që t’i lërë përshtypjen aktorëve ndërkombëtare se i ka ndërprerë marrëdhëniet me Al-Kaedën, në të njëjtën kohë. Antarëve dhe mbështetësve të saj n mesazhin që iu ka përcjellë mesazhin është shprehur se kanë ndryshuar vetëm llojin e marrëdhënies mes tyre dhe Al-Kaedës.

Ndryëshimi i emrit të organizatës nga Nusra në “Celula e Çlirimit të Damaskut” dhe theksimi i faktit se kjo organizatë e re “nuk ka asnjë lidhje me aktorë të jashtëm” kanë qënë mesazhi për shoqërinë ndërkombëtare – “Ne jemi shkëputur nga Al Kaeda”.

Ndërsa për antarët e organizatës dhe mbështetësve të saj është dhënë një mesazh duke u shprehur se “Këtë vendim e kemi marrë për të bërë të mundur realizimin e revolucionit në Siri. Objektivi kryesor i grupimit të ri është që të përafrojë distancat e grupimeve të muxhahidëve në Siri. Ndërprerja e marrëdhënieve me Al Kaedën ka ardhur si dëshirë e popullit sirian, për të mos i dhënë pretekse arenës ndërkombëtare për të ndërhyrë. E falenderojmë Al Kaedën që e ka pritur me mirëkuptim vendimin tonë.

Për këtë arsye, mesazhi që organizata i ka përcjellë shoqërisë ndërkombëtare ka qënë sa për të krijuar një perceptim të ri, ndërsa mesazhi që iu është përcjellë antarëve të organizatës dhe mbështetësve të saj ka qënë mesazhi i vërtetë. Në këtë situatë nuk mund të flasim për shkëputjen e Nusras nga Al Kaeda, por për ri formësimin e mmarrëdhnieve të tyre.

Ndërsa, përsa i përket pyetjes së para: ekziston një pretendim që nuk është dakord me datën e krijimit të Nusras, marrëdhënieve të saj dhe protestave të 2011-ës, që ende vazhdojnë me propagandën se “Revolucioni i Sirisë ishte paqësor”.

Nusra është krijuar në vitin 2011, në protestat që pretendon se kanë qënë paqësore. Këtë informacion e kemi nxjerrë gjatë një reportazhi të Ebu Muhammed Xholani, që ka dhënë në dhjetor të vitit 2013 në televizionin Al-Xhazira, ku është shprehur se “operacionet e Celulës së Nusras në Damask kanë filluar në fiundin e vitit 2011 nga një grup vendasish që përbëhej nga 8 vetë.”

Në fund të fundit dihen shumë mirë protestat e Nusras. Nga këto që ju thoni dalim në përfundimin se kjo organizatë është krijuar menjëherë pasi kanë filluar protestat në Siri. Ndërsa shpreheni “marrëdhëniet e tyre” çfarë është ajo që doni të theksoni?

- Që prej ditës që është krijuar dhe deri më sot marrëdhëniet e Nusras me Al Kaedën, ISIS-in dhe organizata të tjera të derivuara prej tyre kanë kaluar në katër faza. Në fazën e parë në vitin 2011 Nusra ndërroi emrin, gjithashtu fshehu marrëdhëniet me Al Kaedën. Sepse asokohe, duhej që të jepej mesazhi se në Siri ajo që po ndodhte ishte “revolucion paqësor dhe i natyrshëm i popullit”. Për këtë arsye, emri i Nusras, apo marrëdhënia e saj me Al Kaesdën nuk janë bërë asnjëherë tematikë diskutimi në atë periudhë. Madje, edhe pse sulmet me bomba të 23 dhjetorit 2011 në Damask, ku u vranë më shumë se 40 persona u morrën përsipër muaj më vonë nga Nusra, duke qënë se emri i saj mbahej i fshehtë, për këto sulme u fajësua qeveria siriane.

Sulmi me bombë, më 18 korrik 2012, i ekzekutuar në ndërtesën e sigurisë kombëtare në Damask, nga ku gjetën vdekjen të gjithë zyrtarët e lartë të Sirisë ishte ngjarja kryesore që shpalli zyrtarisht luftën civile. Nisur nga kjo ngjarje e më tej, në vend të termit “paqësor” u vendos argumenti i ri “vetëmbrojtja e popullit”. Nisur nga ky sllogan u krijua një fasadë me emrin “Ushtria Siriane e Lirë” dhe më pas të gjitha aktivitetet e kryera nga Nusra apo organizata të tjera të njgjashme u fshehën pas fasadës së Ushtrisë së Lirë Siriane. Më pas, kur më në fund disa rajone filluan të çliroheshin, të gjitha organizatat filluan të vepronin në emër të tyre të pavarura nga Ushtria e Lirë Siriane. Në këtë fazë të dytë, Nusra filloi të përdorte emrin e saj, megjithatë ende e mbante të fshehtë marrëdhënien më Al Kaedën. Kjo për arsyen se pranimi i këtyre marrëdhënieve me Al Kaedën, një organizatë e shpallur terroriste në të gjithë botën do t’u sillte më shumë dëme se të mira.

Nusra e pranoi haptazi marrëdhënien e saj me Al Kaedën duke qënë se ishte e detyruar. Hapi i tretë që filloi me detyrimin që pati Nusra të tregonte lidhjen me Al Kaedën ishte kur udhëheqësi i organizatës që mban emrin “Shteti Islamik i Iranit”, Ebubekir Bagdadi bëri me dije në prill të vitit 2013 se organizata e tij ishte bashkuar tashmë me Nusran.

Kur Bagdati dha deklaratën se “që sot e tutje jemi bashkuar me Nusrën për të formuar Shtetin Islamik Irak-Damask” (ISIS), lideri i Nusras, Xholani u ishte i deryruar të pranonte haptazi marrëdhënien me Al Kaedën duke thënë “ne nuk jemi informuar për një bashkim të këtillë, ne jemi nën tutelën e liderit të Al Kaedës, Ejmen Zevahiri. ”

Në fakt, Nusra aq sa ka marrëdhënie me Al Kaedën, po aq ka edhe me ISIS-in; për arsyen se ajo që tashmë quhet ISIS ka lindur si një degëzim si Al Kaedës së udhëhequr nga një lider jordanez, Ebu Musab Zarkavi gjatë pushtimit të Irakut nga ShBA-ja në vitin 2003.

Marrëdhënia e ISIS dhe Nusras me Al Kaedën në kuptimin ideologjik dhe organizator ka vijuar dei më prill të 2013-s. Kjo marrëdhënie mes të dyja palëve është konfirmuar si nga Xholani, ashtu edhe nga Bagdadi.

Xholani i ka konfirmuar marrëdhëniet me Al Kaedën në mënyrë të implementuar në një intervistë për Al Xhazirën në dhjetor të 2013-s duke u shprehur kështu: “Kemi qënë në Irak. Kemi marrë pjesë në xhihadin e Irakut deri kur filloi revolucioni në Siri.”

Ndërsa Bagdati, në deklaratën e tij në prill të 2013-s, kur bëri me dije bashkimin me Nusran ka dhënë detaje të marrëdhënies që Xholani po mundohet t’i fshehë, ku Nusra u dërgua në Siri si ushtri e ISIS-it, si më poshtë:

“Ndikimi i Shtetit Islamik të Irakut kishte arritur deri në Damask; megjithatë për arsye sigurie nuk u bë deklarim i hapur. Por tani ka ardhur koha që kjo deklaratë të bëhet para Damaskut (Sirisë) dhe të gjithë botës: Celula e Nusrës është një derivim dhe pjesë e Shtetit Islamik të Irakut. Kur të fillojë të derdhet gjaku në Damask, kur Damasku të bëjë thirrje për ndihmë; dhe kur të arrihet në pikën kur edhithë bota t’i braktisë dhe të mos i ndihmojë, atëherë ajo që ne duhet të bëjmë është t’i bëjmë thirrje pasuesve tanë për t’u vënë në veprim. Në ndihmë të tyre ia kemi kaluar ushtarët tonë Xholanit dhe gjithashtu kemi dërguar nga Iraku një grup të antërëv tanë për t’u mbledhur në frontet tona në Damask. Më pas u zgjeruan planet dhe u formësuan kryengritjet politike. Cdo muaj u kemi dërguar rrogat dhe iu kemi siguruar militantë.”

Ndërsa etaka e katër e Nusras ka fillua me deklaratën që u shpall dje. Në fakt, edhe kjo etapë, ashtu si edhe e treta, nuk ka ardhur vullnetshëm por ka qënë e detyrueshme. Ky detyrim ka të bëjë me tematikën e marrëdhënieve të Nusras me Al-Xhazirën, Katarin, Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Është interensante dhe intriguese se si i vetmi televizion që ka mundur të bëjë intervistë me Usame bin Ladinin dhe Ebu Muhammed Xholanin, që askush deri më dje nuk ia kishte parë fytyrën, liderin e Al Kaedës kur të gjitha shërbimet sekrete në të gjithë botën i janë vënë nga pas.

Sigurisht është një diskutim më vete nëse Al Xhazira duhet përgëzuar për sukseset e saj gazetareske, apo duhet marrë në pyetje duke qënë se Al Xhazira po përdoret si një mjet në marrëdhënien mes Al Kaedës dhe Katarit. Megjithatë askush nuk ka dyshime që Al Xhazira, edhe pse nuk ka arritur “një sukses gazetaresk” dhe nuk ka të marrë intervistë nga asnjë antar i ISIS-it po bën roli e ndërmjetësit në marrëdhënien e Nusras duke bërë deklarata të pikëpamjeve të tyre në tema të ndryshme me anë të intervistimit të Xholanit më shumë se njëherë.

- Si keni dalë në përfundimin se Nusra ka marrëdhënie me Turqinë dhe me Arabinë Saudite? Sepse të dyja këto shtete e kanë përfshirë Nusran në listën e organizatave terroriste.

- Nuk ngre pretendimin se Turqia dhe Arabia Saudite janë pjesë e bisedimeve të përbashkta me Nusran. Apo për të qënë më të qartë, nuk kam prova konkrete për ta vërtetuar këtë gjë. Megjithatë është mëse e qartë që turqit dhe sauditët lidhur një marrëdhënie me koalicionin e grupimeve të armatosurë, që mbajnë emrin Ushtria e Fatihut, rrjedhimisht kjo moarrëdhënie është e vlefshme edhe për Nusran.

Sepse Ushtria e Fatihut është një koalicion nën udhëheqjen e Nusras dhe Ahar Shamit, koalicion i cili pushtoi Idlibin dhe u mundua që të merrte nën kontroll edhe Halepi dhe që ka mbështetje ushtaarake dhe logjistike nga Turqia dhe Arabia dhe mbështetje politike nga ShBA-ja.

- Nusra dhe ISIS janë gjithashtu në listën e organizatave terroriste sipas ShBA-së dhe janë të përjashtuara nga territori i armëpushimit. Në këtë situatë, si mund të themi se ShBA-ja i jep Nusras mbështetje politike?

- Mbështetja politike që ShBA-ja i jep Nusrës është e tërthortë, ashtu si edhe mbështetja financiare që i jep Turqia dhe Arabia Saudite. Rusia është shprehur se grupimet e tjera jo radikale që gjenden në koalicionin Ushtria e Fatihut duhet të shkëputet nga Nusra; nga ana tjetër ShBA-ja nuk pranon që këto gruupime të shkëputen nga Nusra, por gjithsesi nuk pranon as t’i bëjë këto organizata pjesë të listës së terroristëve.

Fakti që, ShBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë refuzuar kërkesën paraprake që Rusia ka shtruar para Okb-së, sipas së cilës grupimet që nuk shkëputen nga Nusra të cilësohen si terroriste i kanë ofruar Nusras, në mënyrë të tërthortë një mbështetje të madhe politike.

- Megjithatë, sekretari për shtyp i Departamentit të Jashtëm të ShBA-së është shprehur dje se vendimi i Nusras për t’u shkëputur nga Al Kaeda nuk do ta ndryshojë qëndimin që Washingtoni ka ndaj kësaj organizate. A do të thotë kjo se ShBA-ja do ta ndërpresë mbështejen e saj politike ndaj Nusras?

- Lajmet se Katari, Arabia Saudite dhe Turqia janë munduar ta bindin organizatën e Nusras që të shkëpusë marrëdhëniet e saj me Al Kaedën kanë filluar të qarkullojnë pasi Ushtria e Fatihut mori nën kontroll Idlibin. Kjo për arsyen se kanë lindur diskutime duke qënë se Ushtria e Fatihut, nën udhëheqjen e Nusras e ka marrë nën kontroll Idlibin duke përdorur raketa amerikane TOW.

Nëse Nusra i ndërpret marrëdhëniet me Al Kaedën do të mund të kthehet në një organizatë që do të cilësohet “joradikale”, njësoj si Ahrar Sham e cila është e lidhur me Nusran si ideologjikisht ashtu edhe strukturalisht. Megjithatë kjo gjë përmbante rreziqet e shpërbërjes së organizatës.

Me vendimin që bëri me dije dje Xholani mund të arrihet në konkluzionin që Karati, Arabia Saudite dhe Turqia kanë arritur ta bindin organizatën dhe organizata ka arritur t’i bintë antarët e saj.

Fakti që ShBA-ja është shprehur se “nuk do të ndryshojmë qëndrim kundrejt Nusras vetëm se ka ndryshuar emrin, duke qënë se ne nuk i vlerësojmë organizatat duke u nisur nga emrat e tyre, por duke u nisur nga ideologjia dhe objektikat që ato kanë” tregon se ShBA-ja nuk ka qënë pjesë e procesit të bindjes së Nusras nga Katari, Arabia Saudite dhe Turqia.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk na jep asnjë garanci se ShBa-ja nuk do të vazhdojë si më përë dhe do t’i ndërpresë mbështetjen politike Nusras.

Për të arritur në një përfundim nëse ShBA-ja do ta ndërpresë apo jo mbështetjen politike ndaj Nusras nuk duhet të shohim deklaratat që lidhen direkt me Nusran, por duhet të analizojmë ato që lidhen me Ushtrinë e Fatihut.

- Së fundmi, si e interpretoni faktin që, Colabi – lideri i organizatës që asnjëherë nuk e kisht treguar identitetin e tij, dje për herë të parë doli para kamerave?

- Kjo ngjarje ngjason pak a shumë me rastin e Ebubekir Bagdatit të cilit nuk i gjendej asnjë foto apo provë tjetër derisa u shfaq për kamerat gjatë namazit të xhumasë pasi kishte marrë nën kontroll Musulin dhe Tikritin dhe kishte shpallur khalifatin.

Arsyeja se pse Xholani ka vendosur të shfaqë identitetin e tij – njësoj si Bagdadi i cili e ndjente veten të fuqishëm sa për të krijuar një khalifat në Irak dhe Siri – duke menduar se pas shkëputjes nga Al Kaeda do ta fitonte mbështetjen e ndërkombëtarëve dje do ta ndjente veten më të fuqishëm dhe të sigurtë.

Një tjetër mundësi për Xholanin është edhe kjo: janë shprehur dyshimet se ky grup, që për t’u konsideruar jo-radikal ka shkëputur marrëdhëniet me Al Kaedën dhe ka ndryshuar emrin do të hapë një byro politike. Për këtë arsye, Xholabi mund të ketë shpallur hapur identitetin e tij edhe për të forcuar imazhin jo-radikal të organizatës edhe për të krijuar një imazh lideri politik.

Megjithatë, duke marrë parasysh se tentativat për grusht shteti të 15 gushtin në Turqi do ta dëmtojnë rolin e saj në luftën e brendshme të Sirisë, me shumë mundësi shfaqja e identietit të Xholanit para kamerave për publikun në një situatë të këtillë mund të ketë krijuar një risk të madh për sigurinë e tij.

Burimi : Yakın Doğu Haber