Myftiu i Malajzisë: Shiitët janë muslimanë, pavarësisht ndryshimeve me sunnitë

  • Myftiu Dr. Wan Wan Salim Mohd Noor
Publikuar në Shta. 19, 2016, 12:59 a.m.

Myftiu Dr. Wan Wan Salim Mohd Noor në  Penang, shtet në Malajzi, tha se muslimanët shia janë ende muslimanë, pavarësisht dallimeve të tyre me Islamin sunnit.

Duke cituar një hadith të Profetit Muhammed (a.s.), ai tha se për sa kohë që një musliman lutet në të njëjtën mënyrë përball, në drejtim të Mekës, Kibles, ata duhet të konsiderohen si pjesë e komunitetit musliman.

"Kështu, ne nuk mund të deklarojmë  për ata se janë qafira apo devijues," tha ai për FMT, komentet të cilat janë në kontrast me qëndrimin zyrtar nga autoritetet islame në Malajzi, të cilët i konsiderojnë muslimanët shia si të devijuarit.

Komentet Wan Salimit vijnë në vazhdën e një seminari në Kuala Lumpur për lidhjet Shia-Sunni të organizuar nga Fronti i Rilindjes Islamike në javën e kaluar, ku disa dijetarë muslimanë folën kundër tendencës së disa muslimanëve të etiketojnë të tjerët si të devijuar.

Muslimanët e Malajzisë janë kryesisht sunitë dhe i përmbahen medh’hebit Shafi.

Këshilli Kombëtar i Fatvave në vitin 1996, deklaroi se Islami Shia është  devijant dhe muslimanët e Malajzisë  ndalohen të praktikojnë shiizmin.

Zyrtarët fetarë në të kaluarën kanë arrestuar muslimanët shiitë.

Muslimanët shiitë ndryshojnë nga muslimanët sunnitë  në disa aspekte historike të Islamit të hershëm, duke përfshirë edhe pasardhësit e vërtetë të Profetit Muhammed(a.s.).

Muslimanët sunnitë në anën tjetër i pranojnë katër kalifët e parë, si trashëgimtarë të ligjshëm të Pejgamberit, Muhammed (a.s.).

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, të tilla si konfliktet e armatosura  në Siri, kanë çuar në rritjen e fërkimit midis dy sekteve më të mëdha muslimane, ku muslimanët shia janë cak i sulmeve të dhunshme nga ekstremistë militantët sunnitë Vehabistë, Selefi në Pakistan.

Shiitët janë gjithashtu një objektiv i grupit militant ISIS, liderët e të cilit janë Vehabi, një lëvizje puriste nga gadishullin Arabik i cili gjithashtu kundërshton mësimet tradicionale Sunnite, ata i konsiderojnë si heretike.

Wan Salim tha se tendenca për të etiketuar muslimanët e tjerë për  mosbesim mund të çojnë në dhunë dhe nuk do të përfitojnë muslimanët.



Burimi : F. Malaysia Today