SHBA-NATO kanë mbështetur revoltën e El Kaidës që në fillimet e Marsit të vitit 2011 (Pjesa e Dytë)

nga Stephen Gowans | Publikuar në Nën. 13, 2016, 4:34 p.m.

Një javë pasi shpërthyen ngjarjet e dhunës në Daraa, Rania Abouzeid raportoi për revistën Time se "duket se gjatë demostratave nuk ka pasur thirrje të përhapura për rrëzimin e regjimit apo rrëzimin nga posti të Presidentit, i cili mund të cilësohet relativisht popullor."

Menjëherë një javë pasi shpërthyen ngjarjet e dhunës në Daraa, Rania Abouzeid raportoi për revistën Time  se "duket se gjatë demostratave nuk ka pasur thirrje të përhapura për rrëzimin e regjimit apo rrëzimin nga posti të Presidentit, i cili mund të cilësohet relativisht popullor." [21] Dhe me të vërtetë, lista e kërkesave të propozuara nga protestuesit dhe klerikët fetarë nuk përfshinte thirrje për dorëheqjen e Presidentit Esad. Sirianët e mbështesnin presidentin e tyre. "Ka pasur demostrata në kryeqyteti në mbështetje të Presidentit, si përgjigje e këtyre demostratave në Daraa," [22] madje bëhet me dije se numri i këtyre demostruesve e tejkalon në mënyrë shumë të dukshme numrin e qindra protestuesve të cilët dolën në Daraa duke djegur ndërtesat dhe automjetet që gjendeshin në rrugë dhe duke u përplasur me policinë. [23]

Më 9 prill të po të njëjtit vit, që do të thotë pak se një muaj pas ngjarjeve të zhvilluara në Daraa, TIme raportoi se kishte shpërthyer një varg protestash dhe se "Islami" ishte duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në këto demostrata. Për këdo që ishte i informuar me suksesionin e grevave, demonstratave, protestave dhe trazirave që Vëllazëria Myslimane ka organizuar prej më shumë se një dhjetëvjeçari të gjatë kundër qeveri Ba'athiste, të cilët ata e konsiderojnë si "femohuese", këto ngjarje të fundit do t'i duken thjesht si një histori që po përsëritet. Gjithsesi ata nuk po mundnin që t'i kthenin protestat në një pjesmarrje masivisht kritike. Nga ana tjetër, krejt e kundërta qëndronte për qeverinë, e cila sipas rapotimeve të Time vazhdonte të gëzonte "besnikërinë" e "një pjese të madhe të popullsisë". [24]

Islamikët sunni kanë luajtur një rol udhëheqës në hartimin e Deklaratës së Damaskut në mesin e viteve 2000, në të cilën gjendej kërkesa e ndryshimit të regjimit. [25] Në vitin 2007, Vëllezëria Myslimane, e cila është reflektuese tipike e lëvizjeve Selefiste politike të islamikëve, të këtilla si Al-Kaida dhe pasardhësit e saj, Xhabhat al Nusra dhe Shteti Islamik (ISIS), duke bashkëpunuar me një ish-zëvendës-presidentit sirian kanë formuar së bashku Frontin Kombëtar të Shpëtimit. Ky front është takuar shpesh herë me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Këshillin Kombëtar të Sigurimit të SHBA-së, si dhe me Iniciativën Për Partneritetit me Lindjes së Mesme të SHBA-së  i financuar nga fonde qeveritare,i cili ka bërë haptazi atë që CIA dikur e bënte në mënyrë të fshehtë, domethënë, u dërgon para dhe ekspertizë për palët e pesta në vendet të cilat kanë vendosur t'i dalin kundër qeverisë së Washingtonit. [26]

Që në vitin 2009, vetëm dy vjet para shpërthimit të trazirave të njohura në të gjithë botën arabe, Vëllazëria Myslimane Siriane e ka deklaruar qeverinë arabe nacionaliste të Bashar al-Asad, si një element të huaj dhe armiqësor në shoqërinë siriane dhe për rrjedhojë nevojitet që të eliminohen. Sipas mendësisë së këtij grupimi, komuniteti i besimit Alevi, ku pjesë e këtij komuniteti është edhe Esadi dhe që konsiderohet si një komunitet heretik nga Vëllazëria, është duke përdorur nacionalizmin laik arab si një mbulesë në mënyrë që fshehurazi të realizojë njëkohësisht axhendën e tij sektare për të shkatërruar Sirinë nga brenda duke shtypur myslimanët "e vërtetë" (sipas të cilëve janë sunnitë). Në emër të Islamit, ky regjim heretike duhej rrëzuar. [27]

Vetëm tre muaj para  shpërthimit të ngjarjeve të dhunshme të vitit 2011në Siri, studiuesi Liad Porat shkroi një artikull për Qendrën Crown të Studimeve të Lindjes së Mesme, e cila gjendet pranë Universitetit Brandeis. Sipas analizave të studiuesit është arritiur në përfundimin se, "Udhëheqësit e Lëvizjes vazhdojnë ende të flasin rreth shpresës që ende kultivojnë për një revoltë civile në Siri, 'ku populli sirian do të kryejë detyrën e tij dhe të çliruar Sirinë nga regjimi tiranik dhe i korruptuar'." Vëllazëria Myslimane theksonte pa reshtur faktin se ajo ishte angazhuar në një luftë deri në vdekje me qeverinë laike arabe nacionaliste të Bashar al-Esadit. Një proçes zgjidhjeje politike me qeverinë ishte e pamundur për shkak se sipas tyre liderët e qeverisë nuk ishin pjesë e kombit Arab Sirian Mysliman. Të qënit pjesë e kombit sirian mysliman ishte një privilegj i kufizuar vetëm për ata që nga Vëllazaëria konsideroheshin si muslimanët e vërtetë, dhe jo heretikët Alevi që kishin përqafuar mendësi të këtilla të huaja jo-islame ku përfshihet edhe nacionalizmi laik arab. [28]

Faktin se Vëllazëria Myslimane Siriane kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjatë kryengritjeve që shpërthyeu tre muaj më vonë u konfirmua në vitin 2012 nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së. Në një raport që ka dalë në dritë nga Agjensia e Inteligjencës thuhet se kryengritja ishte me natyrë sektare dhe ishte udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane dhe Al-Kaida në Irak, e cila ësjtë paraardhëse e shtetit islamik të mëvonshëm (ISIS). Raporti vazhdoi më tej duke u shprehur se kryengritësit janë mbështetur nga Perëndimi, monarshitët e naftës të Gjirit Arab si dhe nga Turqia. Kjo analizë e hartuar në mënyrë shumë të saktë parashikonte krijimin e "një principatë selafiste, një shteti islamik në Sirinë Lindore" duke vënë në dukje gjithashtu se kjo ishte edhe dëshira e mbështetësve të ardhur nga jashtë të kryengritjeve, të cilët dëshironin t'i shihnin nacionalistët laikë arabë të izoluarë dhe të shkëputur totalisht nga Irani. [29]

Dokumentet e përgatitura nga analistët e Kongresit të Amerikës gjatë vitit 2005 kanë vënë në vëmendje faktin se qeveria amerikane ka qënë në mënyrë aktive pjesë gjatë kryengritjeve për ndryshimin e regjimit në Siri para se të fillonin kryengritjet për Pranverën Arabe të vitit 2011. Ky informacion hedh poshtë pikëpamjen se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për rebelët sirianë ishte e bazuar në faktin se ato po mbëshesnin një "kryengritje demokratike" dhe bën mëse të qartë se kjo mbështejte ishte thjesht pjesë e nevojshme ezgjerimit të një politike të gjatë që ka në thelb rrëzimin e qeverisë në Damask. Në fund të fundit në këtë mënyrë, analistët e pranojnë se qëllimi i qeverisë së SHBA-së për të përmbysur qeverinë laike arabe nacionaliste në Damask nuk kishte lidhje me promovimin e demokracisë në Lindjen e Mesme. Përkundrazi, ata theksojnë faktin se Washingtoni është aleate dhe mbështetëse e diktaturave laike (si rasti i Egjiptit) dhe e monarkive (si në rastet e Jordanisë dhe Arabisë Saudite). Sipas këndvështrimeve të këtyre studiuesve, forca shtytëse drejt nevojës për ndryshimin e regjimit, është dëshira për të zhdukur çfarëdolloj pengese për arritjen e qëllimeve të amerikanëve në Lindjen e Mesme ku përfshihen forcimi i Izraelit dhe nxitja e tregut të hapur, ekonomisë dhe sipërmarrjes së lirë. Demokracia nuk ka qenë kurrë një prej këtyre qëllimeve. [30] Nëse Esadi do të kishte qënë promovues i politikave neo-liberale në Siri, siç pretendon Draitseri, dotë ishte e vështirë për të kuptuar se përse Washingtoni e ka cilësuar refuzimin e Sirisë për të përqafuar agjendën amerikane të tregjeve të hapura dhe sipërmarrjen e lirë si një arsye për të ndryshuar qeverinë e Sirisë.

Duke nënvizuar dhe vënë në dukje edhe më shumë faktin se gjatë protestatve të Daraas mungonte mbështetja e gjerë popullore, më 22 prill, më shumë se një muaj pas ngjarjeve të ndodhura në Daraa, Anthony Shadid ka raportuar për The New York Times se "protestat, deri më tani, duket se nuk janë askund afër me trazirat popullore të revolucioneve në Egjipt dhe Tunizi." Thënë më ndryshe me fjalë të tjera, më shumë se një muaj pas fillimit të trazirave në Daraa, ku morrën pjesë vetëm qindra protestues dhe jo mijëra apo dhjetëra mijëra protestues siç disa pretendojnë, në Siri nuk kishte asnjë shenjë të trazirave popullore të lidhura me Pranverën Arabe. Kryengritja kishte mbetur e kufizuar  dhe dukshëm thjesht një çështje islamike. Përkundrazi, nga ana tjetër, në Damask ka pasur demonstrata të mëdha në mbështetje të qeverisë dhe jo kundër saj, Esadi vazhdon të mbetet popullor, dhe për më tepër sipas Shadid, qeveria ishte e sigurtë për besnikërinë e " të krishterëve dhe sekteve heterodokse myslimane." [31] Megjithatë, Shadid nuk është i vetmi gazetar perëndimor i cili ka raportuar se alavitët, Ismailitët, Druzët dhe të krishterët gjithmonë e kanë mbështetur fuqimisht qeverinë. Rania Abouzeid e Times ka arritur të vëzhgojë se Ba'athistët "mund të pretendojnë shumë lehtë se gëzojnë mbështetjen e shumë grupeve të konsiderueshme të pakicave të Sirisë." [32]

Fakti i vërtetë se qeveria siriane gëzonte mbështetjen e plotë të të krishterëve dhe sekteve të ndryshme heterodokse myslimane, siç edhe ka raportuar Shadid për The New York Times, na lë të nënkuptojmë se këto pakica fetare që gjenden në Siri kanë arritur që të kuptojnë diçka në lidhje kryengritjet, gjë të cilën shtypi perëndimor ka zgjedhur ta anashkalojë (dhe socialistët revolucionarë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ta kuptojnë), ata kanë kuptuar se kjo kryengritje ishte nxitur nga një agjendë sektare sunnite islamike e cila, në momentin e parë që do të realizohej do të kishte sjellë pasoja aspak të këndshme për këdo që nuk konsiderohej një musliman "i vërtetë" (sipas selefistëve). Për këtë arsye, alavitët, Ismailistët, Druzt dhe të krishterët u rreshtuan përkrah me Ba'athists, të cilët kërkonin që në çdo skenar të shmangeshin ndarjet sektare, si pjesë e angazhimit të tyre të planit politik për përforcimin e unitetit arab. Sllogani "Alavitë në varr dhe të krishterëve në Bejrut!" i cili dëgjohej të brohoritej që gjatë ditëve të para të filimit të demonstratave [33] konfirmonte edhe më shume se kryengritja nuk ishte asgjë tjetër veçse një vazhdim i çështjes së betimin deri në vdekje politikës Islamike sunnite që kishte lidhje e gjakderdhjen kundër qeverisë nacionaliste Arabe laike, dhe nuk ishte një kryengritje masive me qëllim arritjen e demokracisë apo lufimit kundër neoliberalizmit. Në qoftë se me të vërtetë do të kishte qënë njëri nga këto skenare, si do të mund ta arsyetojmë faktin se një dëshirë e zjarrtë për demokraci dhe kundërshtim për neoliberalizmin ishin të pranishme vetëm në mesin e komunitetin sunit dhe mungonte në në mesin e pakicave të tjera fetare? Nëse në të vërtetë këto demostrata do të kishin qënë me qëllimin e arritjes së demokracisë dhe luftimit të tiranisë neoliberale do të ishin kapërcyer kufinjtë në përkatësitë e ndryshme fetare dhe do të kishte një rritje të shpejtë të ndjesisë dhe pjesmarrjes revolucionare. Fakti që alavitë, Ismailistët, Druzët dhe të krishterët kishin zgjedhur të mos merrnin pjesë në demostrata, tregonte qartë që në fillim se trazirat ishin me përmbajtje islamike dhe të bazuara në komunitetin sunni, faktin që na çon drejt përfundimit se kryengritjeja, që nga fillimi ka qënë një tjetër lëvizje e rifillimin e fushatës të gjatë të drejtuar xhihadistët kundër laicizmit Ba'athist.

"Qeveria e Esadit është shprehur se ajo që në fillimin e demostratave është angazhuar në një luftë kundër militantëve islamikë." [34] Historia e gjatë e kryengritjeve islamike kundër Ba'athistëve kohë para vitit 2011 sigurisht na sugjeruon se ky pohim i qeverisë është shumë i vërtetë, dhe mënyra në të cilën u shpalos më pas kryengritja - si një luftë e udhëhequr nga islamikët kundër shtetit laik - vetëm sa e forcoi edhe më shumë këtë pohim. Prova të tjera, si pozitive dhe ashtu edhe negative vërtetojnë pretendimin e Esadit se shteti sirian është sulmua nga xhihadistët (ashtu siç ka ndodhur shumë herë të tjera në të kaluarën). Provat negative, që vërtetojnë se kryengritja nuk ishte një kryengritje popullore kundër një qeverie të pa mbështetur në popull, mund të gjenden në raportimet e mediave perëndimore, të cilat tregojnë se qeveria Arabe nacionaliste e Sirisë ishte popullore dhe mbështetej në besnikërinë e popullsisë së saj.

Në të kundërt, në anën tjetër demonstratat anti-qeveritare, trazirat dhe protestat kanë qenë në shkallë të vogël, duke tërhequr shumë më pak njerëz sesa u mblodhën në një demonstratë masive në Damask në mbështetje të qeverisë, dhe pa dyshim që këto demostrata nuk i afroheshin përmasave të trazirave popullore në Egjipt dhe Tunizi.

Për më tepër, kërkesat e protestuesve ishin të përqëndruarë në lirimin e të burgosurve politikë (që në thelb ishte përkesë për lirimin e xhihadistëve) dhe heqjen e kufizimeve të kohës së luftës në shprehjen e mospajtimit politik, dhe nuk kishin të bënin me thirrjet që Esadi të japë dorëheqjen ose të ndryshojë politikat ekonomike të qeverisë. Dëshmia pozitive se Islamikët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trazirave mund të pëftohet nga lajmet e përcjella nga vetë mediat e ndryshme perëndimore. Gjithashtu, pavarësisht se është krijuar një version i përhapur gjerësisht se grupet e armatosura islamike kanë hyrë në skenën vetëm kohë më vonë se trazirat fillestare të vitit 2011, duke u dukur kështu sikur e "kanë rrëmbyer" "kryengritjen popullore" - në të vërtetë, dy grupet xhihadiste të armatosura, të cilat më vonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm kundër nacionalizmit shekullar arab,  Ahrar- al-Sham dhe Xhabhat al-Nusra ishin aktive që në fillim të vitit 2011. Ahrar al-Sham "ka filluar punën për formimin e brigadave ... edhe para muajit marsi të vitit 2011, kur janë zhvilluar traziraat e para në Daraa, siç ka raportuar edhe Time. [35] Xhabhat al-Nusra, e cila është një degë e al-Kaedës në Siri, "ka qënë e panjohur deri në fund të janarit të vitit 2012, kur është shpallur edhe formimi i saj ... [megjithatë] kjo degë ka qënë aktive prej muajush para kësaj date." [36]

Një tjetër e dhënë e rëndësishme që është në përputhje me pikëpamjen se militantët islamikë kanë luajtur një rol shumë të herëshëm në kryengritje, ose që të paktën vërteton se protestat kanë qenë të dhunshme që nga fillimi, është fakti se janë gjetur shenja që vërtetojnë se që nga fillimi ishin të përfshirë grupet e armatosura. Gazetari dhe autori Robert Fisk kujton se dikur ka pasur mundësinë që të shihte një video që i përkiste ditëve të para të protestave në të cilën shfaqeshim burra me pistoleta dhe kallashnikovë në një demonstratë Daraa." Ai kujton edhe një ngjarje tjetër, sipas të cilit në maj të vitit 2011, "një ekuipazhi i Al Xhaziras kishte filmuar njerëz të armatosur teksa shtinin drejt trupave siriane vetëm disa qindra metra nga kufiri verior me Libanin, megjithatë ky kanal televiziv nuk pranoi që t'i transmetonte pamjet e marra." [37] Madje edhe zyrtarët amerikanë, të cilët haptazi janë kritikë ndaj qeverisë siriane, arsye që e bën të kuptueshme nëse ata zgjedhin që të mbajnë këndvështime dhe pikëpamje të ndryshme nga Damasku e kanë pranuar se gjatë demostratave ishte përfshirë në luftë edhe rebelë të armatosur "duke pohuar se demonstratat nuk ishin paqësore dhe se disa protestues ishin të armatosur." [38] Autoritetet siriane raportuan se deri në shtator, ata kishin humbur më shumë se 500 policë dhe ushtarët, të vrarë nga trupat guerrile. [39] Deri në fund të tetorit, numri kishte arritur më shumë se dyfishin. [40] Në më pak se një vit, kryengritja ishte shndërruar nga një kryengritje me djegien e ndërtesave të Partisë Baathiste dhe ndërtesave qeveritare dhe përleshjeve me policinë në një luftë guerile, në të cilën janë përdorur metoda që sipas standarteve të  objektivave perëndimore mund të cilësohen si "terrorizëm".

Më vonë, Essadi do ta shprehte kështu shqetësimin e tij:

"Çdo gjë që ne e kemi thënë në fillim të krizës në Siri, ata e thonë më vonë. Ata thanë se këto demostrata ishin paqësore, ne u thamë se nuk nuk ishin të këtilla; - këta demonstruesë, që sipas atyre ishin demonstrues paqësorë - kanë vrarë policë. Pastaj u bënë militantë. Më pas edhe ata thanë po, janë militantë. Ne thamë se ata ishin militantë, dhe ajo që bëjnë është terrorizëm. Ata thanë jo, nuk është terrorizëm. Pastaj, kur ata po e pranojnë se është terrorizëm, ne po u themi se është Al Kaeda, ata thonë se nuk është Al Kaeda. Pra, çfarëdo pohimi që ne kemi thënë fillmisht, ata e kanë pranuar më vonë. "[41]

Analisti i Lindjes së Mesme Patrick Seale ka shkuar se "Kryengritja siriane duhet të shihet si hallkë e fundit - padyshim deri më tani më e dhunshna, e historisë së luftës së gjatë mes islamistëve dhe Ba'athists, e cila daton që nga themelimi i Partisë Baathe laike në vitet 1940. më pas ai shton se "Lufta ndërmjet tyre tashmë nuk është as më pak dhe as më shumë se një çështje gjakmarrjeje." [42] "Është e habitshme", Seale vazhdoi - duke cituar Aron Lund, i cili kishte shkruar një raport për Institutin suedeze të Çështjeve Ndërkombëtare në xhihadin sirian - "që pothuajse të gjithë anëtarët e grupeve të ndryshme të armatosura kryengritëse janë arabë sunni; se luftimet janë kufizuar kryesisht vetëm në zonat sunite arabe, kurse zonat e banuara nga alevitë, Druzët apo të krishterët kanë mbetur pasive ose mbështetëse të regjimit; se dezertimet ndaj regjimit janë gati 100% sunite; se paratë, armët dhe vullnetarët janë derdhur dhe kanë nga shtetet islamike ose nga organizata dhe individë pro-islamikë; dhe se feja është emëruesi më i rëndësishëm i përbashkët i lëvizjes së kryengritësve. " [43]

Shënime

21) Rania Abouzeid, “Syria's Friday of dignity becomes a day of death,” Time, 25 Mars 2011.

(Dita e Premte e Dinjitetit të Sirisë kthehet në ditën e vdekjes)

22) Rania Abouzeid, “Syria's Friday of dignity becomes a day of death,” Time, 25 Mars 2011.

(Dita e Premte e Dinjitetit të Sirisë kthehet në ditën e vdekjes)

23) “Syrie: un autre eclarage du conflict qui dure depuis 5 ans, BeCuriousTV» 23 Maj 2016. http://www.globalresearch.ca/syria-aleppo-doctor-demolishes-imperialist-propaganda-and-media-warmongering/5531157

24) Nicholas Blanford, “Can the Syrian regime divide and conquer its opposition?” Time, 9 Prill 2011.

(A mundet qeveria siriane ta përçajë dhe ta marrë nën kontroll opozitën?)

25) Jay Solomon, “To check Syria, U.S. explores bond with Muslim Brothers,” The Wall Street Journal, 25 Korrik 2007.

(ShBA-ja exploron mundësinë e bashkëpunimit me Vëllazërinë Myslimane për të kontrolluar Sirinë)

26) I njëjti artikull.

27) Liad Porat, “The Syrian Muslim Brotherhood and the Asad Regime” Qendra Crown e Studimeve të Lindjes së Mesme, Universiteti Brandeis, Dhjetor 2010, Numër 47.

(Vëllazëria Myslimane Siriane dhe Regjimi i Asadit)

28) I njëjti shkrim.

29) http://www.judicialwatch.org/wp-content/uploads/2015/05/Pg.-291-Pgs.-287-293-JW-v-DOD-and-State-14-812-DOD-Release-2015-04-10-final-version11.pdf

30) Alfred B. Prados, Jeremy M. Sharp, “Syria: Political Conditions and Relations with the United States After the Iraq War,” Congressional Research Service, 28 Shkurt 2005.

(Siria: Kushtet dhe Marrëdhëniet politike me Shtett e Bashkuara pas luftës në Irak)

31) Anthony Shadid, “Security forces kill dozens in uprisings around Syria”, The New York Times, 22 Prill 2011.

(Forcat e Sigurisë vrasin dhjetëra njerëz në kryengritjet rreth Sirisë)

32) Rania Abouzeid, “Syria's Friday of dignity becomes a day of death,” Time, 25 Mars 2011.

(Dita e Premte e Dinjitetit të Sirisë kthehet në ditën e vdekjes)

33) Fabrice Balanche, “The Alawi Community and the Syria Crisis”, Middle East Institute, 14 Maj 2015.

(Komuniteti Alevi dhe Kriza e Sirisë)

34) Anthony Shadid, “Syria broadens deadly crackdown on protesters”, The New York Times, 8 Maj 2011.

(Siria përhap edhe më shumë goditjet vdekjeprurës ndaj protestuesve)

35) Rania Abouzeid, “Meet the Islamist militants fighting alongside Syria's rebels,” Time, 26 Korrik 2012.

(Njihuni me militantët islamikët të cilët luftojnë përkrah me rebelët e Sirisë)

36) Rania Abouzeid, “Interview with official of Jabhat al-Nusra, Syria's Islamist militia group,” Time, 25 Dhjetor 2015.

(Intervistë me zyrtarë të Xhabhat al-Nusra, grupi militant islamik i Sirisë)

37) Robert Fisk, “Syrian civil war: West failed to factor in Bashar al-Esad's Iranian backers as the conflict developed,” The Independent, 13 Mars 2016.

(Lufta civile e Sirisë: Perëndimi dështoi në ndikimin tek mbështetësit iranianë të Bashar al-Esadit ndërsa konflikti vazhdonte të zhvillohej)

38) Anthony Shadid, “Syria broadens deadly crackdown on protesters”, The New York Times, 8 Maj 2011.

(Siria përhap edhe më shumë goditjet vdekjeprurës ndaj protestuesve)

39) Nada Bakri, “Syria allows Red Cross officials to visit prison”, The New York Times, 5 Eylül 2011.

(Siria lejon antarët e Kryqit të Kuq që të vizitojnë burgjet)

40) Nada Bakri, “Syrian opposition calls for protection from crackdown”, The New York Times, 25 Tetor 2011.

(Opozita siriane bën thirrje për mbrojtje ndaj masave qeveritare)

41) Nga Presidenti Essad për televizionin portukez SANA: "Sistemi Ndwrkombwtar nuk e kreu detyrwn e tij... Zyrtarët perëndimorë nuk kanë asnjë qëllim për të luftuar terrorizmin", 5 Mars 2015.

42) Patrick Seale, “Syria's long war,” Middle East Online, 26 Shtator 2012.

(Lufta e gjatë e Sirisë)

43) I njëjti artikull.

 

 

 



Burimi : Global Research/ Medya Şafak