Shqipëria në protestë. Opozita ngre “Cadrën e Lirisë”.

nga Alma Prifti | Publikuar në Shk. 21, 2017, 1:40 a.m.

Si kurrë më parë, rreth 500 mijë shqiptarë vërshuan, bindshëm, drejt sheshit kundra Qeverisë. Udhëheqësi i kësaj proteste, z.Lulzim Basha, udhëhoqi protestuesit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në përmbushjen e kërkesave të përbashkëta për zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkesa e Opozitës, për krijimin e një qeverie teknike, është e prerë dhe e vendosur. Në rast të mospërmbushjes së kësaj proteste, opozita paralajmëron përshkallëzim të protestës në përmasa të jashtëzakonshme. Për momentin, protestuesit, të mbështetur nga opozitarët, kanë ndërtuar një cadër e cila është vetëquajtur si „Cadra e Lirisë“! Kjo situatë, e ka detyruar, Kryeministrin Edi Rama, të largohet tri ditë nga vendi duke e lënë opozitën në hapsirën e saj protestuese, por në njëfarë mënyre, duke  einjoruar totalisht këtë protestë. Loja e Edi Ramës është e qartë, duke tentuar të lëjojë cdo protestë qytetare pa ushtruar dhunë përpara zgjedhjeve vendore. Ndërkohë dikur, ky Kryeministër, përdorte dhunën dhe shtypjen në cdo protestë të arsyeshme po nga këta qytetar. Ai, në komunikimin e tij të javës, në Facebook, sulmoi dukshëm opozitën duke e akuzuar se ajo corienton popullin e thjeshtë dhe të begatë kundra Vetingur dhe Reformës në Drejtësi. Ai ka theksuar dhe siguruar se votat nuk do të vidhen, ndërkohë ai ka në dorë të gjitha pushtetet absolute për ta bërë këtë.

Protesta e Partisë Demokratike në Shqipëri, për zgjedhje të lira e të ndershme, është sot në ditën e tretë, ndërsa pritet përshkallëzimi i saj gjatë orëve në vijim nëse nuk arrihet konsensusi i dëshiruar. Një konsensus ky i cili është injoruar edhe nga vet LSI-ja. Të dielë,  grupi parlamentar demokrat vendosi që PD të bojkotojë veprimtarinë parlamentare, derisa të përmbushen kërkesat e saj, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, nga një qeveri teknike, sepse llogjikisht vetëm kështu mund të kemi zgjedhje të pamanipuluara.

Mbështetës dhe zyrtarë të PD-së vazhdojnë të qëndrojnë në tendën e ngritur para selisë së kryeministrisë, që nga pasditja e së shtunës, në mbështetje të kërkesës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ata mbështeten edhe nga personalitete të ndryshme të medias dhe artit si edhe nga ambasadorët e disa shteteve partnere strategjike. Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në një prononcim për mediat mëngjesin e së hënës, deklaroi se protesta është vetëm në fillimin e saj, ndërsa paralajmëroi përshkallëzimin e ketij aksioni politik, në të gjitha format, për largimin e qeverisë me dhunë nga populli.

“Me këtë qeveri zgjedhjet nuk do të bëhen. Nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë pa zgjedhje të lira e të ndershme” - ritheksoi Paloka.

Ndërkohë vijimi i protestës së PD-së përkon me 20 shkurtin, 26 vjetorin e rrëzimit në Tiranë të shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Si për cudi, ish rrëzuesit, student dhe pedagogë të sotëm, u dekoruan nga Presidenti Bujar Nishani me dekoratën “Nderi I Kombit” duke u konsideruar si heronj të së shkuarës dhe frymëzim të së tashmes. Ironia ram bi qeverinë e sotme e cila po tenton të shtrijë tentakulat e saja diktatoriale mbi shpatullat e krimit dhe drrogës.

Direkt, nga cadra e demokracisë, kryetari demokrat Lulzim Basha ftoi gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës në një qëllim të përbashkët, për zgjedhje të ndershme dhe një të ardhme e cila do të jetë fokusi I pushtetit të popullit, për popullin, prej popullit, sikurse vet demokracia e përfaqëson.



Burimi : Media e Lire