Abdulbari Atvan: Çfarë fshihet pas perdes së acarimit të marrëdhënieve mes Katarit dhe Arabisë Saudite?

  • Katari po përballet për herë të dytë në historinë e tij me një krizë të rrezikshme
nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Qershor 6, 2017, 4:14 a.m.

Megjithatë, nga ana tjetër ne jemi të mendimit se përsa kohë qeveria e Katarit nuk e ndërpret mbështetjen me anë të mediave të “Vëllazërisë Myslimane”, nuk shpalos sjelljen armiqësore ndaj Iranit dhe nuk pranon të ndjekë deri në detaj politikën trepalëshe të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit, kjo krizë do të vazhdojë të thellohet.

Rritja e toneve të mosmarrëveshjes mes dy fronteve ku në njërën anë është Katari dhe në anën tjetër qëndrojnë Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti ka ndezur një dritë jeshile të një kaosi gjithëpërshirës dhe të një ndarje në gjithë botën arabe, veçanërisht në rajonin e pjesës së gadishullit të Gjirit. Një situatë e këtillë ka sjellë si pasojë lëkundjen dhe zhvlerësimin e marrëveshjeve të arritura në rajon.

Duhet ta pranojmë se për ne kjo mosmarrëveshje në fakt nuk përbën një surprizë, megjithatë pika që na ka surprizuar janë hapat e ri që janë organizuar dhe mënyra që është përdorur për t’i aplikuar në përkrahje të kësaj opozitë të vendosur. Fillimisht qëndrojnë katër shtetet që teorikisht janë antare të sistemit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe së dyti qëndron Koalicioni Arab që po lufton me husinjtë dhe me Partinë e Kongresit; të cilat bashkë vazhdojnë të mundësojnë akoma miliona dollarë dhe mijëra tone armë për të nxitur konfliktet e përgjakura në Jemen, Libi dhe Siri.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit po përballet me një situatë të konflikteve të mëdha politike dhe mosmarrëveshjeve të shumta mes antarëve të tij, ku më i rëndësishmi duket të jetë mosmarrëveshja mes Katarit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Megjithatë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit mes vendeve antare duket se janë hapur plagë që do të jetë e vështirë të mbyllen. Mundësia më e mirë është se në të ardhmen do të përjetohet një ndarje e pashmangshme.

Trasmetimet mediatike nga burime të Arabisë Saudite si el-Arabiya dhe televizioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sky News Arabia kanë luajtur një rol nxitës në plasjen e kësaj krize. Trasmetimi i disa deklaratave që përbënin kërcënim të drejtpërdrejtë të pretenduara se janë bërë nga Emiri i Katarit, Temim bin Hammad al-Sani u bënë shkak për fillimin e një krize ndërkombëtare. Sipas pretendimeve thuhet se Emiri i Katarit, gjatë një fjalimi që ka dhënë në një cermoni diplomimi ushtarak është shprehur se ata nuk do të kontribojnë në thellimin e mosmarrëveshjeve me Iranin dhe se mendojnë se nuk është veprim i logjikshëm të ndiqen politika armiqësore me Iranin. Për më tepër, gjatë fjalimit të tij ka kritikuar futjen e Hizbullahut dhe Hamasit në listën e organizatave terroriste duke u nisur nga fakti ato janë dy lëvizje të Rezistencës dhe ka akuzuar Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Bahrejnin se po nxisin dhe financojnë orgnizatat terroriste në Katar. Kanali televiziv saudit ka bërë me dije se Temim bin Hammad al-Sani është shprehur kështu: “Shtetet që pretendojnë se janë duke luftuar terrorizmin janë fetë që e zbatojnë fenë në formën më radikale të mundshme dhe po këto shtete janë ato që gjejnë justifikime për terroristët.”

Pas publikimeve të këtyre deklaratave nga televizionet el-Arabiya dhe Sky News Arabia, shumë analistë të Arabisë Saudite dhe të Egjiptit kanë reaguar me komente kërcënuese kundrejt qeverisë së Katarit. Gjatë këtyre analizave, qeveria e Katarit është akuzuar se ka marrëdhënie të ngushta me lëvizje të ndryshme terroriste me në krye Ihvan-i Muslimin. Nga ana tjetër, kanali televiziv el-Arabiya ka publikuar filmimet me zë të një dialogu të zhvilluar mes babait të Emirit të Katarit, Shejh Hammad bin Halife dhe liderit tashmë të rrëzuar të Libisë, Muammer Kaddafi. Në këtë regjistrim gjendeshin kritika dhe kërcënime kundrejt Arabisë Saudite dhe parashikohej rënja e mbretit. Në regjistrim ishte bashkëngjitur edhe një bisedë e zhvilluar me ish liderin e asaj kohte të Jemenit, Ali Abdullah Salih gjtë së cilës Emiri i asaj kohe i Katarit kërkonte ndihmë prej tij për zhvillimin e një fushate që do të çonte në një dëmtim shkatërrues të Arabisë Saudite.

Perandoria e madhe mediatike e Katarit, e cila është paraardhëse e Al-Xhazirës ka vijuar trasmetimet e saj normale pa i dhënë anjë përgjigje apo pa bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë fushatë. Një situatë e këtillë solli një lloj sigurie të një periudhe të gjatë për fushatën kundër Katarit. Ndërsa përgjigja e zyrtarëve të Katarit ka ardhur vetëm disa orë më pas. Në deklaratën e shkurtër të dhënë për agjencinë e lajmeve të Katarit është theksuar se ata janë viktimë e disa sulmeve nga burime të panjohura prej tyre.

Ndërkaq, një lajm i minutave të fundit që u publikua në el-Arabiya e rriti edhe më shumë “paqartësinë” në Katar.sipas këtij lajmi, Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Shejh Muhammed bin Abdurrahman i ka urdhëruar ambasadorëve të Egjiptit, Bahrejnit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që të largohen nga Doha brenda 24 orëve. Pas këtij lajmi, Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka bërë një deklaratë ku e ka mohuar lajmin, megjithatë kjo lëvizje nuk pati efekt në qetësimin e situatës.

Pas kësaj ngjarjeje, me anë të një vendimi të jashtëzakonshëm Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha gazetave të Katarit që publikoheshin nëpërmjet rrjeteve mediatike dhe online të Al-Xhazirës. Fakti se Katari i ka tërhequr deklaratat e Temimit dhe se është bërë një ndërhyrje e pakontrolluar në agjensitë mediatike të Katarit nuk ishin shumë të besueshme për Arabinë Saudite. Për këtë arsye, kanë vijuar me shpejtësinë e fundit fushatat e organizuara kundër Katarit duke e rritur edhe më shumë fuqinë e krizës.

Tërheqin vëmendje dy ngjarje të njëpasnjëshme, që ia vlen t’i analizojmë në lidhje me krizën e krijuar në marrëdhënien e Katarit me Emiratetet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

E para: Presidenti i Amerikës vizitoi Riadin. Gjatë mbledhjeve që u orgaizuan gjatë vizitës së tij, në të cilat Trumpi mori pjesë bashkë me elitën kryesore të Arabisë Saudite, gjirit, dhe islamir arab, ai u fokusua në luftën kundër terrorizmit dhe ka akuzuar Iranin se po luan një rol të madh në destabilizimin e rajonit dhe ka pranuar se është Irani që po e zgjat edhe më shumë këtë luftë. Presidenti i SHBA-së ka organizuar një mbledhje që i ka vënë vulën acarimit të marrëdhënieve me Emirin e Katarit.

E dyta: Në mediat amerikane dhe perëndimore ka plasur një mori artikujsh të publikuara në lidhje me Katarin. Një ndër artikujt e fundit të publikuara nga revista shumë e njohur, Foreign Policy  është ajo e autorit John Hannah. Në shkrimin e tij, Hannah, i cili ka shërbyer në departamentet e punëve të jashmte dhe të mbrojtjes amerikane dhe si këshilltar për sigurinë kombëtare të ish zëvendës presidentit Dick Cheney ka rreshtuar një seri akuzash kundrejt Katarit. Në këtë artikull, Katari akuzohet se ka mbështetur terrorizmin si dhe për shumë akuza të tjera si; nxitja e vrasjes së amerikanëve në Irak, përdorimin aktiv të Al-Xhazirës ,e qëllim shndërrimin e Pranverës Arabe në Radikalizëm Islam, mbështetjen e financiare dhe mundësimin e armëve për grupimet islamike në luftimet në Siri, për mbrojtjen në Doha dhe për ndihmën që të arratisej në Afganistan të një prej planifikuesve të sulmeve të 11 shtatorit, Halid Şeyh Muhammed. Në këtë artikull, përveç gjithë këtyre akuzave të rënda, Katari është përballur edhe me akuza se po bën një politikë të dyfishtë dhe sipas analistit amerikan, ndërsa nga njëra anë kishte krijuar depo për bazat e SHBA-së për armët e bombardimit të Irakut, nga ana tjetër ka qëndruar pranë Saddam Hysejnit dhe i ka dhënë atij mbështetje mediatike.

Princi Temim e ka pritur me ftohtësi elitën e Riadit. Përveç një fjalimi të shkurtër të Ndihmës Kryetarit të Sulltanatit Umman dhe kryetarit të delegacionit, Sejjid Fehd bin Mahmud dhe të Prinicit të deleguar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Najef, askush tjetër nuk ka hyrë në dialog me Prinicin Temim. Sipas burimeve të afërta, Princi Muhammed bin Zaid nuk ka folur fare me Princin Temim, madje mund edhe të mos i ketë dhënë fare dorën. Ndërsa Emiri i Katarit, Temim bin Hammad al-San duke thyer protokollin është afruar pranë presidentit për të bërë një foto.

***

Zhvillime të këtiilla si zhvillimiet për zbardhjen ee çëshjtes së një sulmi që mund të ketë pësuar perandoria mediatike e Katarit në të gjitha agjensitë e saj të lajmeve publikimi i deklaratave që kompromentojnë Emirin Temim, vendimi për tërheqjen e urdhrit për dëbimin e ambasadorëve të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Egjiptit mendohen të jenë shenja të veprimeve të Katarit për absorvimin e krizës në fjalë nga Katari dhe qetësimit të situatës mes aleatëve. Megjithatë, nga ana tjetër ne jemi të mendimit se përsa kohë qeveria e Katarit nuk e shpalos mbështetjen me anë të mediave të “Vëllazërisë Myslimane”, nuk e tërheq sjelljen armiqësore ndaj Iranit dhe nuk pranon të ndjekë deri në detaj politikën trepalëshe të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit, kjo krizë do të vazhdojë të thellohet.

Burimet e gjirit kanë publikuar lajme sipas të cilave janë planifikuar skenare të ndryshme sipas të cilave Amerika e ka ndezur dritën jeshile për të filluar operacionet për ndryshimin e elitës udhëheqëse në Katar. Ne ende nuk kemi mundur që të kemi asnjë provë konkrete që të vërtetojnë këto skenare, megjithatë duke bërë një analizë të ngjarjeve të ndodhura në vitin 1996, të grushtit të shtetit për rrëzimin e Emirit të Katarit të asaj kohe mund të mos jemi shumë larg një ngjarjeje të këtillë. Tre shtetet që i janë vënë kundër Katarit sot – pra, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Arabia Saudite – kanë mbështetur me armë, para dhe ushtarë organizuesit e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1996.

A po përsëritet historia? Nuk mund të kemi akoma një përgjigje për këtë pyetje. Megjithatë duke marrë parasysh krizën e rrezikshme, ndasia që sa vjen e rritet, për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat nuk ngurruan të hynin në këtë luftë dy vjeçare me Jeminin, të cilat kanë llëshuar tellallët për një luftë të mundshme, të afërt me Iranin – në këto situata çdo gjë duket e mundshme. 

Një tjetër pyetje që ngrihet është kjo: tek kush do të vrapojë Katari për të bërë aleat dhe për të kërkuar mbrojtje? Tek Irani, i cili është në luftë me Katarin dhe aleatët e tij në Siri dhe pjesërisht në Irak, apo me Turqinë që tashmë është në marrëdhënie armiqësore me SHBA-në, vendet e Evropës dhe të gjithë vendet e saj fqinnje, apo me SHBA-në, që përbën bazën ushtarake “al-Udejd” në Katar?

Në këtë periudhë kur mendja dhe logjika e kanë humbur vlerën e tyre, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojme se Katari po përballet me një krizë që nuk e ka hasur kurrë më parë kundër armiqve që kanë qëllime dashakeqëse dhe me disa prej aleatëve të tij, si dhe të ngremë pyetje të kësaj natyre.



Burimi : Ray el-Yevm / Medya Şafak