Amerika po i tërheq arabët në luftë kundër Iranit, në dobi të Izraelit.

Publikuar në Nën. 8, 2017, 7:35 a.m.

"Në mbledhjen e realizuar me thirrjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Amerikës, ku morën pjesë edhe Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk është për t’u quditur nëse është bërë plan për një luftë, për të tërhequr veqanarisht Iranin në një luftë më të gjerë të realizuar nga Izraeli, kundër Libanit, Sirisë dhe Hizbullahut dhe këtë nuk
e shohim si mundësi të largët."
Përsëri në synim janë Hisbullahu dhe Irani
Agjenda më e shquar ne gjeografinë arabe, javën e kaluar, ishte deklarata e Princit të Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman, se "lufta e Jemenit do të zgjas"
Gjeografia e Lindjes së Mesme ka bërë zbulime të shpjegimeve dhe udhëzimeve të rëndësishme. Deklarata më e rëndësishme e javës së kaluar është ajo e Princit të Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman, e bërë në një reportazh, ku thotë: "lufta e Jemenit do të zgjas për të parandaluar daljen në pah të një Hizbullahu të ri, në kufijtë tanë jugor".
Shkrimtari i njohur i botës arabe, Abdulbari Atwan vuri në dukje se kjo deklaratë erdhi në një proces të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të İzraelit, Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara të Arabisë, të mbledhur në Uashington. "Amerika po i tërheq arabët në luftë kundër İranit, në dobi të Izraelit "- tha Atwan. Ai kujtoi luftën e 2006-së që zgjati 33 ditë, në të cilën Hizbullahu e mundi Izraelin dhe theksoi se sot është edhe më e fuqishme.
Po jua prezantojmë përkthimin e shkrimit të Abdulbari Atwan, të botuar në Rai Al Youm, të cituar nga këndi i Ali Karatash, në gazetën univerzale...
Lufta e Jemenit, Hisbullahu dhe Irani
Çështja më e rëndësishme e reportazhit të bërë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman, nuk është pjesa në lidhje me "krijimin e një qyteti të madh investimi me gjysëm trilion dollar, së bashku me Sirinë, në kufirin e Egjiptit dhe Jordanisë". As ajo në lidhje me krizën e Katarit dhe me zhvillimet e saj. Ai kishte të drejtë kur tha se "kjo krizë është vërtet një krizë e vogël". Sepse, në këto kohë, Katari nuk është prioritet për strategjinë e re të vendosur bazuar në përhapjen e krizës për aq kohë sa të jetë e mundur. Arabia dhe aleatët e saj në koalicion nuk ishin ata që humbën në krizë. Por, zgjatja ekrizës i shtoi humbjet e Katarit.
Lufta e Jemenit
Çështja më e rëndësishme që u nxorr në pah në fjalimin e princit, Bin Selman ishin fjalët e tij: "lufta e Jemenit do të zgjasë për të parandaluar daljen në pah të një Hizbullahu të ri në kufijtë tanë jurgor". Kjo do të thotë se kjo luftë nuk do të përfundoj me negociatat me të cilat të gjitha palët do të jenë të kënaqura dhe të krijojnë një mënyrë për zgjidhjen e krizës. Lufta do të vazhdojë derisa husileret ta heqin organizatën
Ansarullah me rrënjë nga Jemeni dhe ta çarmatosin atë. Dhe kjo nuk duket se do të ndodh. Është e dyshimtë që disfata ushtarake do të ndodhë së paku në një kohë të shkurtër. Nëse lufta në Jemen do të zgjas mbi rrezikun e husilereve dhe armëve të tyre, kjo situat do të zbulojë arsyet e vërteta të luftës në Jemen. Kërkesa për kthimin e qeverisë zyrtare nën udhëheqjen e AbduRabbu Mansur Hadi është vetëm një penges për zbulimin e këtyre arsyjeve. As më pak, as më shumë.

  Fobia ‘Hizbullah’
Ka një ‘fobi’me emrin ‘Hizbullah’ në disa vende të rajonit, veqanarisht në shtetin e okupuar të Izraelit. Prapa kësaj fobie qëndron justifikimi se kjo organizatë përbën krahun ushtarak të ‘boshtit të rezistencës’ të udhëhequr nga Irani. Irani është synimi kryesor i strategjisë Amerikane, në Lindjen e Mesme. Kjo gjendje u konfirmua kur kjo organizatë u vendos në listën e organizatave terroriste dhe kur u vendosën
sanksione të reja. Udhëheqësi palestinez, Mahmut Abbas ishte bërë i pari i cili e përdori këtë shprehje kur tha se: "Ne nuk lejojmë një Hizbullah të ri në Rripin e Gazës. Nuk mund të arrihet asnjë kompromis para se Hamasi të çarmatoset plotësisht". Sipas tij, forcat e vetme të armatosura të ligjshme ishin Forcat e Sigurisë së Palestinës, brenda koordinimit të sigurisë me Izraelin. Ministri i Mbrojtjës së Izraelit, Avigdor Lieberman iu bashkua të njejtës flotë. Ai deklaroi se në luftën e ardhshme do të jetë kundër Libanit dhe Sirisë. Ai tha se ushtria libaneze e humbi pavarësinë e saj dhe u bë pjesë e Hizbullahut.
Shefat e shtabëve të përgjithshme në Uashington
"Në mbledhjen e realizuar me thirrjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Amerikës, ku morën pjesë edhe Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk quditemi nëse është bërë plan për një luftë, për të tërhequr veqanarisht Iranin në një luftë më të gjerë të realizuar nga Izraeli, kundër Libanit, Sirisë dhe Hizbullahut dhe këtë nuk e shohim si
mundësi të largët."
Na krenoi dëshmia e kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm të Libanit, Gjeneral Josef Aun, se do të tërheqet nga mbledhja para ardhjes së homologut të tij Izraelit dhe se do të marrë pjesë në konflikt vetëm kundër  shteteve sulmuese të Libanit.
Hizbullahu nuk është një ‘kafshat e lehtë’
Ne mendojmë se nuk do të jetë i lehtë largimi i Hizbullahut dhe në të njejtën mënyrë Husi Ansarullahut në Jemenin Verior. Duhet të kujtojmë se kjo organizatë ka luftuar me Izraelin dhe se i ka dhënë humbje të mëdha, më shumë se 15 vjet. Hizbullahu e ka mundur Izraelin dy herë. I kishte dhënë një mësim të ashpër marinave detare të SHBA-së, kur ia hodhi në erë bazat e saj në Bejrut me 1983 dhe ku vdiqën 241
ushtarë. Kjo organizatë sot është më e fuqishme dhe më profesionale. Kjo organizatë tani zotëron 10 herë më shumë raketa se sa ka pasur në luftën e 2006-së, që zgjati 33 ditë, në të cilën Izraeli doli i pasuksesshëm. Arabët e Amerikës po tërhiqën në luftë kundër Iranit, në dobi të Izraelit. Ky është fillimi i tragjedisë.



Burimi : İntizar.web