Muslimanët e SHBA-ve dhurojnë gjak për viktimat në Teksas

Publikuar në Nën. 9, 2017, 6:01 a.m.

Një grup udhëheqës amerikan i të drejtave civile i bëri thirrje Bashkësisë Muslimane të dhuronte gjak të dielën, pas lajmit të shtënave masive në San Antonio, në të cilën më shumë se 26 persona u vranë.

"Gjatë kohëve të tragjedisë dhe dhimbjes, të gjithë banorët e Teksasit duhet dhe do të punojnë së bashku për të ndihmuar në zbutjen e vuajtjeve dhe për të ofruar përkrahje materiale dhe shpirtërore për njëri-tjetrin,"      Servet  Husejn, kryetar i Këshillit të San Antonio për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike  (CAIR-San Antonio), tha në një deklara të dërguar në  About Islam. 
"Lutemi për të dashurit e atyre që janë vrarë në këtë sulm të pa kuptim dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve".

Të paktën 26 persona janë vrarë, përfshirë fëmijë dhe 20 të tjerë të plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë të Teksasit gjatë shërbimit të së dielës.

Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs, një qytet i vogël në Wilson County. Mosha e viktimave është nga 5-së në 72.

Sulmuesi i dyshuar më vonë u gjet i vdekur në automjetin e tij disa kilometra larg.

Pas të shtënave, Presidenti i SHBA-ve tha se të shtënat në Kishën e  Teksasit janë një 'problem i shëndetit mendor në nivelin më të lartë'.

Muajin e kaluar, një gjuajtje nga një dritare e katit 32-të e hotelit  Mandalay Bay, në Las Vegas Strip, vrau të paktën 59 njerëz.

Vrasësi i identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeçar, nuk la asnjë shenjë të menjëhershme të motivit të tij për arsenalin e armëve të fuqishme që ai grumbulloi, duke përfshirë 34 armë, ose masakrën që ai shkaktoi në një turmë prej 22,000 pjesëmarrësve në një festival muzikor në natyrë .



Burimi : ABNA