Haradinaj: Duhet luftuar terrorizmin, nuk bënë ti mbyllim sytë.

Publikuar në Nën. 15, 2017, 5:13 a.m.

Në kuadër të përmbylljes së kornizës së sigurisë, Kosova duhet ta trajtojë me seriozitetin më të madh edhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Kështu ka theksuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.

Haradinaj ka thënë se duhet të punohet në fuqizimin e mekanizmave të sigurisë, përmes shtimit të buxhetit dhe përkrahjes institucionale.

“Fuqizimi i mandatit bëhet duke e rritur besimin në këto institucione, të cilat do të merren direkt më luftimin e kësaj dukurie”.

Sipas tij, duhet ta shënojmë një fund qoftë të tolerancës për idetë ekstremiste, si dhe një fund të flirtimeve me bartësit e këtyre ideve.

“Nuk bën t’i mbyllim sytë. Ky është thelbi që sot mund ta konfirmojmë. Duhet të jemi të vendosur ta parandalojmë përhapjen e ideve ekstremiste. Ndihmë të madhe – në këtë drejtim – mund të japim, duke e konsoliduar demokracinë, qeverisjen dhe besimin në institucione”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij, duhet të kemi plan serioz për t’i trajtuar të përfshirët në këto luftëra – riintegrimin dhe trajtimin e të përfshirëve, duke shtuar se “nëse në Kosovë zgjidhjet kjo çështje, e largojmë një burim të rrezikut në përgjithësi”.