Nënat ndjekin mësimet e Kur'anit së bashku me fëmijët e tyre

Publikuar në Nën. 16, 2017, 4:31 a.m.

Nënat e moshave të ndryshme u janë bashkuar fëmijëve të tyre në klasët Kur'anore në qytetin Gaziantep, në Turqi.

Kurset Kur'anore të organizuara nga Departamenti i Çështjeve Fetare janë mirëpritur nga gratë e qytetit.

Ata ndjekin mësimet së bashku me fëmijët e tyre për të mësuar Kur’anin, si dhe disa mësime fetare, sipas faqes së internetit Ilkha.com.

Rukije Keskin, një nga mësueset, tha se gratë kryesisht nuk kishin mundësi të mësonin Kur’anin kur ishin fëmijë dhe adoleshentë.

Ato po e bëjnë tani këtë duke u bashkuar me fëmijët e tyre në klasat e Kur'anit, shtoi ajo.

Ato kanë kishin dëshirë që ta mësonin Kur’anin shumë më herët në jetën e tyre, vazhdoi ajo të thoshte. 



Burimi : IQNA