Presidenti Erdogan vizitoi Katarin

Publikuar në Nën. 16, 2017, 5:03 a.m.

Presidenti turk Rexhep Tajib Erdogani është takuar në Doha të Katarit me emirin Sheik Tamim bin Hamad aë Thani, pas së cilës janë nënshkruar disa marrëveshje në mes të dy vendeve.

Pas takimit bilateral të Erdoganit dhe Thanit në Doha, është mbajt edhe takimi i tretë i Komitetit të lartë strategjik në mes Turqisë dhe Katarit, pas së cilës me pjesëmarrjen e Erdoganit dhe Thanit ka pasuar ceremoniali i nënshkrimit të marrëveshjes së memorandumit të mirëkuptimit që ka të bëjë në fushën bankiere, media, turizmi, limane, hulumtimit shkencor, ndihmës humanitare, ushqimit etj.

Kjo është vizita e dytë e presidentit turk Katarit nga fillimi i krizës diplomatike në rajon para pesë muajsh. Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë ndërprerë lidhjet dhe kanë imponuar bllokadën ekonomike Katarit me 5 qershor, duke e akuzuar për mbështetjen terrorizmit dhe lidhjeve me Iranin, të cilat akuza Katari i ka hedh poshtë si të pavërteta.

Reporteri i Al Jazeerës raporton nga Doha se kontesti i gjirit do të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve në mes dy liderëve.”Turqia në fillim të krizës ka shpreh dëshirë që të ndihmojë të gjithë palëve që të largojnë mospajtimet e tyre. Në kulminacionin e krizës ka mbajt anën e Katarit, ka dërguar ushtarë dhe ka fortifikuar bazën ushtarake që e ka hidhëruar pa masë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin”.

Emiri i Katarit ka thënë se shtetet e Gjirit nuk janë të interesuar për dialog dhe dhënien fund krizës së krijuar. Duke pas parasysh se nuk është në agjendë zgjidhja, Katari dhe Turqia i kanë ngritur marrëdhëniet në”nivelin e ri strategjik”.

“Është e qartë tani se Katari duhet të ketë marrëdhëniet më të fuqishme me botën e jashtme, para se gjithash me Turqinë. Turqisë poashtu është e qartë se për shkak të ftohjes së marrëdhënieve me një varg shtetesh, posaçërisht me shtetet e perëndimit, se duhet të krijojnë marrëdhënie të rëndësishme në Lindje, dhe se Katari është një nga shtetet e këtilla”.

Turqia fuqishëm ka dënuar masat e ndërmarra kundër Katarit, dhe në shenjë solidariteti ka dërguar shumë anije dhe avion me ushqim për shkak të vënies së bllokadës Katarit. Mbyllja e bazës turke ushtarak ishte njëra nga 13 kushte Katarit për të shfuqizuar bllokadën.



Burimi : Al Jazeera