Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëeshtatë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Nën. 17, 2017, 8:25 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim dua t’iu bëjmë të ditur, se shpjeguesi i Ibn Arabiut, Sharani citon: “Imam Mehdiu (p.m.t.) është njëri nga djemtë e Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Ai ka ardhur në këtë jetë, në natën e 15 të muajit Shaban, të vitit 255 sipas mërgimit islam. Imam Mehdiu (p.m.t.), do të jetojë deri në ditën, kur do të dalë së bashku me Isain të birin e Merjemes (p.m.t.). Sipas kësaj duke llogaritur këtu datën e shkrimit të veprës i bie që mosha e tij tani të jetë 700 vjeç”.

Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëeshtatë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar. Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar, përpara se të fillojmë programin e kësaj mbrëmjeje, do t’iu luteshim që të bënit një përmbledhje të shkurtër të programit të shkuar?!

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Para se të fillojmë programin e kësaj mbrëmjeje, ne do të cekim shkurtimisht dy çështje të cilat i kemi shqyrtuar në programin paraardhës. Duam të themi se e vërteta e parë, është se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur një djalë me emrin Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.) dhe se këtë të vërtetë e kanë argumentuar, si veprat e historisë ashtu edhe eskpertët e trungut farefisnor. Sërish historianët dhe eskpertët e trungut farefisnor, kanë përcaktuar se kjo e dhënë është njëra, nga të vërtetat e patjetërsueshme dhe se mendimi tjetër i aluduar, është një mendim që as ia vlen as t’u kushtohet rëndësi dhe lëre më të zihet në gojë.

Përveç kësaj shtojmë, se nuk gjendet asnjë provë, e cila argumenton se i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), përkatësisht Imam Mehdiu (p.m.t.) të ketë vdekur dhe të ketë mërguar nga kjo botë. Si rrjedhojë kumtojmë se ky njeri, për të cilin lindja e tij nuk dyshohet, nuk gjendet asnjë provë për vdekjen e tij dhe se kjo dukuri përbën përmasën e parë të çështjes së qenies së tij të gjallë në jetën e kësaj bote tij.

Ndërsa e vërteta e dytë, për të cilën folëm gjërë e gjatë, në programin paraardhës, ishin shpjegimet e dhëna nga dijetarët, mbi praninë e njerëzve, të cilët kanë jetuar dhe janë duke jetuar ende në ditët e sotme, me qindra madje me mijra vite si Isai (p.m.t.) dhe Hidri (p.m.t.). Duke u mbështetur në qenien të gjallë, në mënyrë të prerë, si të Hidrit (p.m.t.) ashtu edhe të Isait (p.m.t.), arrijmë në përfundimin e mosha e Isait (p.m.t.) është të paktën 2000 vite, ndërsa mosha e Hidrit (p.m.t.) është më shumë, sepse ky i fundit ndodhej në sipërfaqen tokësore përpara Isait (p.m.t.). Duke patur parasysh këtu edhe faktin se ai ka qenë duke jetuar, që në epokën e Musait (p.m.t.), pohojmë se mosha e tij i ka kaluar 2500-3000 vite.

Rishtas në programin paraardhës, ne kemi bërë të ditur se duke cituar, një hadith i cili kalonte në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, i cili bënte fjalë se Dexhxhali është duke jetuar. Për më tepër ky hadith flet edhe për jetëgjatësinë, e një gjallese të quajtur Xhessase, detyra e së cilës është spiunimi për Dexhxhalin. Në dashtë Allahu (k.m.t.), kur të gjejmë kohën e duhur, ne do të bëjmë të qartë, cilësitë e Dexhxhalit në çastet kur ky i fundit të shfaqet. Më pas ne do të shpjegojmë nëse Dexhxhali, është ose nuk është një njeri, i cili zotëron cilësitë e ringjalljes, vrasjes, dhënies së furnizimit dhe rënies së shiut. Sqarojmë se të tëra këto cilësi zënë vend në burimet e vërteta të Shkollës së Ehli Sunnetit. Në njërën anë, nëse ne do t’ia adresojmë njërën nga këto cilësi njërit nga imamët tanë, atëherë ne do të akuzohemi menjëherë, si njerëz më besim të gabuar, të cilët i besojnë besëtytnive dhe përrallave. Ndërsa në anën tjetër, ata në burimet e tyre kanë përcaktuar, se në çastet kur do të shfaqet Dexhxhali, ai do të jetë në zotërim të këtyre lloj cilësive.

Në këtë pikë kyçe, lërnani t’iu shpalosim, se në rast se dijetarët, të cilët zotërojnë stilin e vërtetë të mendimit islam, si dhe njerëzit e mençur të cilët besojnë, në njerëzit të cilët kanë jetuar, me qindra madje me mijra vite, nuk akuzohen se janë duke besuar në besëtytni dhe se kanë ngrënë mendjet e tyre me djathë, atëherë do të akuzohen njëlloj, siç janë akuzuar dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, të cilët ndajnë mendimin për Imam Mehdiun (p.m.t.), për të cilin lindja e tij nuk dyshohet, se ai është i gjallë dhe se është duke jetuar deri në ditët tona, hark kohor ky i cili nuk i ka kapërcyer dymbëdhjetë shekujt, se i kanë vënë pranga mendjeve të tyre. Nëse ky është një arsyetim i vërtetë, atëherë ne shprehim se këta lloj pseudodijetarësh janë duke besuar në besëtytnite përpara nesh.

Prezantuesi: Muslimanët u qëndrojnë larg këtyre besimeve...

I ftuari:Epo arsyetimi i themeluar nga Ibn Tejmijje, është i besimit se Hidri (p.m.t.), Dexhxhali dhe Xhessase janë duke jetuar deri në ditët e sotme. Gjithashtu ne i kemi lexuar të tëra këto përkufizime, si dhe kemi paraqitur dhe burimet e tyre përkatëse. Nënvizojmë se disa dijetarë uehhabistë bashkëkohorë, janë të mendimit se qenia i gjallë e Hidrit (p.m.t.) dhe në veçanti e Isait (p.m.t.), duhet të perceptohet si një pjesë e besimit. Madje themi se ky është besimi i Ehli Sunnetit. Tani kemi dëshirë që të përsërisim një fragment, që e kemi përmendur në njërin nga burimet paraardhëse.

Pyetje: “Cili është besimi i vërtetë, që duhet të barttë një musliman, në lidhje me çështjen e Mesih Isait (p.m.t.)?!”

Përgjigja: “Qartësojmë se besimi i vërtetë, që ka të bëjë me çështjen e Isait (p.m.t.), është ai që ka dëshmuar i dërguari ynë (p.q.m.t.), koha më e mirë e kohërave, shoqëria më e mirë e shoqërive dhe besimi i brezit të parëve tanë të mirë, i cili është si më poshtë: “Isai (p.m.t.) as është vrarë, as është varur dhe as që ka vdekur. Allahu i Madhëruar e ka ngritur atë të gjallë pranë Tij, së bashku me trupin dhe shpirtin etij. Madje Allahu i Lavdëruar do ta dërgojë atë sërish në rruzulin tokësor afër kohës së fundit”. (1)

Në një fragment tjetër të të njëjtës vepër është shënuar: “Duke u nisur nga provat e ndryshme, të përftuara nga Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit, vëmë theksin se Isai (p.m.t.) as nuk është vrarë dhe as nuk është varur, madje ai është i gjallë deri në ditët tona”. (2)

Nëse gjendja qëndron kështu atëherë drejtojmë pyetjen: “Vallë a është edhe ky besim i mbështetur në besëtytni, për të cilin pretendojnë se i ka rrënjët në Kur’anin Famëlartë dhe në Sunnetin e të Dërguarit?!” Këtë pyetje ne ua ngremë pseudodijetarëve uehhabistë, vartësve të Ibn Temijjes dhe dijetarëve muslimanë, të cilët besojnë se Isai (p.m.t.) është duke jetuar. Vallë a është ky besim, për të cilin dëshmon Kur’ani dhe Sunneti një besëtytni, ose është një besim fetar, të cilin duhet ta besojë çdo musliman?!

Prezantuesi: Duke u nisur nga hadithet citojmë se është një besim fetar.

I ftuari: Epo nëse është ashtu, le të mos na akuzojnë se besuakemi në një besëtytni. Gjithashtu ata duhet të reshttin së akuzuari, dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit dhe ndjekësit e kësaj dege, duke i ilustruar si njerëz, të cilët i paskan vënë pranga mendjeve të tyre. Këtyre lloj pseudodijetarëve duhet t’u shtrojmë pyetjen: “Cila është prova juaj kur këmbëngulni se një njeri ka jetuar 1170 ose 1200 vite?!” U bëjmë thirrje këtyre pseudodijetarëve, se duhet t’i shohin ngjarjet me një këndvështrim intelektual dhe duhet të tregojnë respekt ndaj gjërave të shenjta dhe besimeve të të tjerëve.

Vëllezër të nderuar muslimanë, dijeni se Islami kërkon këtë arsyetim nga ana jonë, morali i lartë islam kërkon këtë nga ne dhe virtytet njerëzore urdhërojnë për këtë. Sqarojmë se nëse këta lloj pseudodijetarësh duhet të vijnë dhe të na thonë: “Sipas nesh ky nuk është një mendim i qëndrueshëm dhe si rrjedhojë dhe ju jeni të lirë në mendimin tuaj. Ne mendojmë dhe  besojmë kështu”. Në këtë sjellje nuk ka asnjë kleçkë.

Ne nuk po e bëjmë të ditur këtë thënie vetëm për këtë çështje të veçantë. Sërish thënia jonë nuk i drejtohet vetëm muslimanëve dhe jomuslimanëve të cilët kanë ndasi mendimesh, sepse i njëjti mendim vlen dhe për ata që diskutojnë në mesin e një dege. Në të njëjtën mënyrë shprehim se edhe dijetarët, autoritetet imituese, mendimtarët dhe juristët muslimanë shiitë, zotërojnë mendime të ndryshme mbi çështje të shumëllojshme. Këtu bëjmë të qartë se ata nuk duhet të akuzojë njëri-tjetrin, sepse ky qëndrim nuk i ka hije shtat fesë, moralit dhe njeriut. Njeriu i respektuar duhet të tregojë respekt edhe ndaj tjetrit. E thënë ndryshe nëse një njeri kërkon që të respektohet nga njerëzit, atëherë ai duhet të tregojë respekt edhe ndaj mendimeve të të tjerëve. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Vallë cila arsye na mëson se duke përçmuar shenjtërinë e të tjerëve, ne duhet të jemi duke pritur që të tjerët, të tregojnë respekt ndaj mendimit tonë?!

Prezantuesi: Për hir të vërtetës duhet të rrëfejmë se Islami ka sjellë parimin e gjendjes së pikave të përbashkëta me mendimet dhe besimet e tjera.

I ftuari:Për këtë arsye nëse kemi ndasi mendimi, i ftojmë këta njerëz që të vijnë tek ne dhe së bashku le të sillemi, ashtu siç i shkon për shtat moralit të kontestimit. Theksojmë se kjo përgjegjësi e kësaj detyre, nuk duhet të zbatohet vetëm në gjirin e shiitëve, por duhet të zbatohet në mesin e mbarë muslimanëve, madje duke shkuar më larg, duke përmbledhur se duhet të zbatohet nga ana e të tërë njerëzve. Madje ky qëndrim fisnik duhet të vihet në zbatim edhe ndaj atyre që nuk besojnë në qenien e Allahut të Lartësuar. Ne jemi të detyruar që të tregojmë respekt edhe ndaj tyre. Për më tepër ne jemi duke jetuar në epokën e infomacionit dhe komunikacionit.

Në këtë pikë duam t’iu bëjmë ftesë këtyre njerëzve, që të vijnë tek ne dhe së bashku të gjejmë një rrugëzgjidhje, për të shpëtuar nga mbejet e epokave në të cilat akuzonim njëri-tjetrin si të pafe dhe si të shmangur. Citojmë se ky arsyetim ka marrë fund dhe kjo epokë nuk është epoka e akuzimit të ndërsjellë. Nëse ne ndajmë të njëjtin mendim është shumë mirë, por nëse jemi në zotërim të mendimeve dhe këndvështrimeve të larmishme nga njëri-tjetri ne duhet të themi se mendimin yt të përket ty dhe se mendimi im më përket mua, kështu që unë e respektoj mendimin tënd. Kjo lind si një nevojë e jetës në shoqëri. Një njeri ose është vëllai juaj në fe ose është një krijesë e ngjashme. Nënvizojmë se janë këto pika të përbashkëta të cilat na detyrojnë që të tregojmë respekt ndaj të tjerëve.

Prezantuesi: Pra me pak fjalë ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në çështjet në të cilat pajtohemi dhe duhet të bëjmë një sy të verbër në çështjet në të cilat kemi ndasi mendimi.

I ftuari: Ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me tregimin e respektit, por ne duhet të jetojmë së bashku, madje duhet të jetojmë duke treguar respekt të ndërsjellë. Ne duhet të krijojmë një shoqëri, ku të jetojmë së bashku si njerëz, si mendimtarë dhe si besimtarë. Në javën e kaluar një vëllai ynë i nderuar musliman i cili jeton në Britaninë e Madhe na ngriti pyetjen: “Cili është mendimi i Islamit mbi bashkëjetesën e përbërjeve të larmishme të mendimit?!” Më pas ne si një përgjigje ndaj pyetjes së këtij vëllai, shkurtimisht pasqyruam këndvështrimin e lartpërmendur.

Prezantuesi: Në javën e kaluar, ju keni përcaktuar se mendimi më i drejtë, është ai se Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.) ka adhur në këtë botë dhe se kjo e vërtetë është e qartë si drita e Diellit. Për më tëpër ju përcollët pohime, në të cilat disa njerëz, kishin cekur se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i gjallë, për një kohë mjaft tëgjatë, madje sollët edhe përkufizimet e vëllezërve tanë muslimanë të Shkollës së Ehli Sunnetit madje edhe ata të uehhabistëve. Ne do të kishim dëshirë që të shtronim pyetjen: “Vallë a gjenden edhe didijetarë të tjerë të Ehli Sunnetit, të cilët kanë përcaktuar se Imam Mehdiu (p.m.t.), ose nëse do ta emërtojmë ashtu siç duhet, Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.), ka jetuar për një kohë mjaft të gjatë dhe është duke jetuar deri në ditët e sotme dhe se nuk ndodhet ndonjë provë e cila argumenton vdekjen e tij?!”

I ftuari: Lërnani t’iu vëmë në dijeni, se ky është njëri nga besimet e veçanta të Shkollës së Ehli Bejtit, sepse ne besojmë se imami i dymbëdhjetë, përkatësisht Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.), është i gjallë dhe se është duke u furnizuar. Ne besojmë se ai ka ardhur në këtë jetë, në natën e 15 të muajit Shaban, të vitit 255 sipas mërgimit islam dhe është duke jetuar deri në ditët tona. Themi se është mëse e drejtë, që ndjekësit tanë të nderuar, të cilët nuk janë të lidhur me Shkollën e Ehli Bejtit, madje edhe ata të cilët, janë të lidhur pas kësaj shkolle të ngrenë natyrshëm pyetjen: “Cila është mbështetja dhe prova e këtj besimi?!” Me lejen e Allahun (l.m.t.) ne do të vijojmë me çështjen tonë. Përsërisim se nuk ka ngelur më asnjë dyshim mbi lindjen e tij dhe se ai nuk ka ndërruar jetë. Në këtë pikë mbetet vetëm çështja e jetëgjatësisë së tij të bekuar.

Rikujtojmë se pyetja ishte: “A ka ndonjë dijetar të Shkollës së Ehli Sunnetit, i cili beson se Imam Mehdiu (p.m.t.), ka lindur në 255 sipas mërgimit islam dhe është duke jetuar deri në ditët e sotme?!” Shpalosim se përgjigja e kësaj pyetjeje, do të jetë një dhuratë e jona, për ndjekësit tanë të nderuar të programit të kësaj mbrëmjeje. Ne do të ilustrojmë thëniet e një dijetari të madh sufist në lidhje me këtë çështje. Ne kemi bërë të qartë shumë herë, se sufistët janë shtresa më e gjerë e shoqërisë islame, sepse sufistët kanë mendimet dhe mënyrat e tyre të spikatura, shenjtëritë e tyre dhe adhurimet e tyre të veçanta. Sërish ata kanë një respekt të madh ndaj shejhëve (mësuesve) dhe murshidëve (udhëzuesve) të tyre. Tani ne nuk kemi për qëllim që të hyjmë në hollësirat e kësaj çështjeje sepse për këtë do të nevojitej një hetim i ri.

Në këto çaste do t’u lexojmë një fragment nga vepra me titull: “Jeuakit ue’l-Xheuahir Fi’l-Bejani Akaidi’l-Kebairi” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar Në Sqarimin e Besimeve të Mëdha), e Abduluehhab Sharaniut (viti i vdekjes 973 sipas mërgimit islam). Por përpara se t’iu përcjellim thëniet që ceken në veprën e sipërcituar, ne kemi dëshirë që t’iu pasqyrojmë lëvdatat e disa dijetarëve për këtë vepër, që zënë vend tek pjesa e parathënies.

Shejh Shihabuddin Ibn Shelefi Hanbeliu citon kështu për veprën me titull:“Jeuakit ue’l-Xheuahir Fi’l-Bejani Akaidi’l-Kebairi” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar Në Sqarimin e Besimeve të Mëdha), e Abduluehhab Sharaniut: “Të dhënat që përmban ky libër, mund të qortohen vetëm nga ana e një njeriu jashtëzakonisht kokëfortë, ose një njeriu jashtë mase gënjeshtar dhe mohues. Sërish nënvizoj se vetëm një njeri, i cili është i paarsimuar dhe është shmangur nga udha e drejtë, mund të aludojë se autori ka gabuar. Rishtas kumtoj se vetëm një njeri, i cili është shumë xheloz ndaj virtytit të shkrimtarit, tej mase kokëfortë dhe mohues, ose i cili është shmangur nga njëzëshmëria e arritur, nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit. E mbyll këtu duke thënë se në pjesën e parathënies së veprës së mësipërme, janë të pranishme thëniet e mbushura me lëvdata, të dijetarëve të tjerë, si për autorin edhe për veprën e tij”. (3)

Shpjegojmë se vepra në fjalë është përmbledhja e veprës me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje”(Çlirimet e Mekkës), e Ibn Arabiut sepse kjo është përmendur dukshëm në kapakun e veprës. Tani le t’i hedhim një sy këtij fragmenti: Çështja Nr: 65: “Një sqarim mbi qenien e vërtetë të tërësisë së shenjave të Ditës së Kijametit të lajmëruara nga Ligjvënësi hyjnor”. Ne jemi duke pritur shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Imam Mehdiu (p.m.t.) është njëri nga djemtë e Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Ai ka ardhur në këtë jetë, në natën e 15 të muajit Shaban, të vitit 255 sipas mërgimit islam. Imam Mehdiu (p.m.t.), do të jetojë deri në ditën, kur do të dalë së bashku me Isain të birin e Merjemes (p.m.t.). Sipas kësaj duke llogaritur këtu datën e shkrimit të veprës i bie që mosha e tij tani të jetë 700 vjeç”.

Kujtojmë se Shejh Hasan Irakiu, i cili është varrosur mbi majën e kodrës, e cila sheh në drejtim të Liqenit të Ratlit në Egjipt, ishte aq përvëluar nga dëshira, që të takohej me Imam Mehdiun (p.m.t.) dhe më rrëfeu se kur ishte mbledhur së bashku me Imam Mehdiun (p.m.t.)... (4)

Një njeri mund të ngrihet dhe të thotë: “Zotëriu im. Këtu vëmë re se dijetarët e Ehli Sunnetit nuk e paskan përdorur ofiqin: “alejhi’s-selam” (paqja qoftë mbi të), domethënë ky gjykim është një shpifje. Kumtojmë se ashtu siç shihet qartë, shkrimtari ka përdorur ofiqin, paqja qoftë mbi të. Madje edhe sunnitët e kanë përdorur shpesh herë këtë ofiq në shpjegimet e tyre. Krahas kësaj dukurie, shtojmë se disa pseudodijetarë bashkëkohorë uehhabistë, janë duke u munduar me të tëra mënyrat, për të krijuar përshtypjen e gabuar, se ky ofiq u përdoruaka vetëm nga ana e shiitëve. Figura për të cilën po bëjmë fjalë, është një figurë e lavdëruar, nga ana e dijetarëve shafiitë dhe hanbelitë.

Duke u nisur nga përkufizimet e lartpërmendura, arrijmë në përfundimin se dijetar Abduluehhab Sharaniu, së bashku me disa dijetarë të tjerë, që janë të të njëjtit mendim me të, jo vetëm që e ka pranuar faktin, se Imam Mehdiu (p.m.t.) është duke jetuar, por kanë përcaktuar dhe se mosha e këtij të fundit i ka kaluar 700 vitet. Duke qenë se jetëgjatësia e tij për 700 vite, nuk paraqit asnjë shqetësim, atëherë përshkruajmë se as jetgjatësia e tij për 1000 vite nuk do të paraqisë një shqetësim. Me këtë thënie të dijetar Abduluehhab Sharaniut, nënkuptojmë se ai nuk është i vetmi që është në zotërim të këtij mendimi, sepse edhe disa sufistë ndajnë të njëjtin mendim me të. Synimi ynë i leximit të fragentit të sipërcituar është për ndjekësit e sekteve në përgjithësi dhe për sufistët afrikanë në veçanti.

Tani le të kalojmë në aludimin e shiitëve, të cilët pretendojnë se janë takuar me Imam Mehdiun (p.m.t.). Si fillim duam t’iu vëmë në dijeni, se thelbi i kësaj çështjeje, gjendet edhe tek burimet dhe veprat e Shkolla e Ehli Sunnetit. Shprehemi kështu sepse ata takohen me Imam Mehdiun (p.m.t.), ashtu siç takohen me Hidrin (p.m.t.).

Më pas autori vijon: “Sipas kësaj mësuesi ynë Sidi Heuuasi, përcjell se në pjesën 366 të veprës me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), se Shejh Muhjiddin Arabiu tregon: “Dijeni mirë se Imam Mehdiu do të shfaqet në mënyrë të prerë. Ai do të shfaqet për të mbushur rruzullin tokësor me drejtësi, pasi ky i fundit do të jetë i mbushur me dhunë. Madje edhe nëse të ketë mbetur një ditë nga jeta e kësaj bote, Allahu i Madhëruar do ta zgjasë atë ditë, derisa udhëheqja të arrijë tek ky udhëheqës. Mehdiu rrjedh nga farefisi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe është njëri nga djemtë e Fatimesë (q.k.n.). Gjyshi i tij është Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi. I ati i tij është djali i Ali Ibn Ebi Talibit, djali i Imam Husejnit, djali i Imam Zejnulabdidinit, djali i Imam Muhammed Bakirit, djali i Imam Xhafer Sadikut, djali i Imam Musa Kazimit, djali i Imam Ali Ridait, djali i Imam Muhammed Takiut, djali i Imam Nakiut, djali i Imam Muhammed Hasan Ushtarit (p.m.t.). Emri i tij është i njëjtë me atë të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Muslimanët do t’i japin atij zotimin teksa janë mes përuljes dhe ngritjes”. (5)

Lejonani që t’iu përsërisim se ofiqi “paqja qoftë mbi të” nuk i përket vetëm shiitëve. Ashtu siç shihet dukshëm në tekstin e mësipërm zë vend ofiqi “Allahu qoftë i kënaqur nga ajo” për Fatime Lulen. Rikujtojmë se besimtarët shiitët nuk përdorin këtë thënie për Fatimenë. Kjo është një dëshmi se nuk janë vetëm shiitët ata të cilët përdorin ofiqin “paqja qoftë mbi të”.

Kjo ishte pjesa e marrë nga shkrimtari i veprës me titull “Jeuakit” nga vepra me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), së Shejh Muhjiddin Arabiut. Ndërsa tani ejani le t’i hedhim një vështrim pjesës 366, të së njëjtës vepër, me qëllim që të vërtetojmë nëse fjalitë e shënuara aty, janë ose nuk janë përcjellur ashtu siç duhet, ose nëse janë ndryshuar duke tradhtuar kështu përmbajtjen e veprës?!

Fragmenti është si vijon: “Dijeni mirë Allahu na dhëntë fuqi. Allahu i Madhëruar do të dërgojë në rruzullin tokësor një udhëheqës, i cili do të mbushë rruzullin tokësor me drejtësi dhe sundim, pasi ky i fundit do të jetë i mbushur me dhunë dhe padrejtësi. Madje edhe nëse të ketë mbetur një ditë nga jeta e kësaj bote, Allahu i Lavdëruar do ta zgjasë atë ditë derisa udhëheqja të arrijë tek ky udhëheqës. Mehdiu rrjedh nga farefisi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe është njëri nga djemtë e Fatimesë (q.k.n.). Gjyshi i tij është Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi”. (6)

Siç shihet pjesa ku preken emrat e njëmbëdhjetë udhëheqësve është hequr plotësisht. Në duart tona gjendet kopja e një vepre, të cilën nuk e kemi sjellë këtu, në të cilën gjithashtu ceket fjalia: “Gjyshi i tij është Hasan Ibn Ali Ibn Ebi Talibi”. Arsyeja e përkufizimit në këtë mënyrë e prejardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), është se sunnitët me synimin e detyrimit të pranimit se ky i fundit, është i ndryshëm nga Mehdiu i cili besojnë shiitët, këmbëngulin se ai nuk rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe jo nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.). Madje ata pretendojnë se shiitët nuk kanë asnjë provë kur shtrojnë mendimin e tyre mbi këtë çështje.

Një burim tjetër është vepra me titull: “Aunu’l-Mabudi” (Ndihma e të Adhuruarit), e dijetar Azimabadiut. Autori shënon si më poshtë: “Hadithi i mësipërm dëshmon hapur se Imam Mehdiu rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit. Sërish hadithi në fjalë vë në pah se mendimi i shiitëve se Mehdiu i Pritur rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit është i gabuar”. (7)Pra ashtu siç është kthjelluar, ata këmbëngulin se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), me synimin e hedhjes poshtë të mendimit të shiitëve.

Kështu që ne mund ta kuptojmë se përmbajtja në veprën me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), e Ibn Aabiut ka pësuar një ndryshim. Fatkeqësisht pohojmë se minutat që na kanë mbetur nuk ka lejojnë që të futemi tek imtësitë. Në veprën e Abduluehhab Sharaniut, është e pranishme një e dhënë, e cila thekson në mënyrë të drejtpërdrejtë provat e Shkollës së Ehli Bejtit. Kumtojmë se si kjo vepër, ashtu edhe shkrimtari i saj, do të akuzohen menjëherë si shiitë. Pseudodijetarët uehhabistë nuk do të vonojnë të bërtasin, se teksti i veprës ka pësuar ndryshim, ose autori është shiit, ose ai është sufist-esharit. Duke filluar që nga dita e nesërme këta të fundit do të nisin ta nënçmojnë këtë vepër. Gjithashtu ata duke dalë nëpër stacionet televizive, do të thonë se dijetar Abduluehhab Sharaniu është kështu, vepra e tij është ashtu dhe për këto dhe ato arsye, vepra e tij nuk mund të përdoret si argument, në orvatje e sipër për ta zhvlerësuar atë.

Prezantuesi: Ne fund të fundit jemi në zotërim të një mori dokumentash në të cilat ato kanë cilësuar sufistët si të pafe.

I ftuari:Themi se kjo është një çështje më vete. Në këtë pikë ne duam të citojmë diçka për Ibn Tejmijjen dhe për mënyrën e ndjekur nga vartësit e tij uehhabistët. Arsyeja se përse uehhabistët, janë emërtuar si të tillë, është se emërtimi i tyre, nuk buron nga emri “Uehhab” (Dhurues i Madh) i Allahut (f.m.t.). Arsyeja e thirrjes së tyre me këtë emër, është adresimi i tyre i shpeshtë ndaj mësuesit të tyre, Muhammed Ibn Abdiluehhabit prej të cilit rrjedh ky emër. Tani për tani le ta anashkalojmë pikësynimin e tyre, për të lënë mënjanë mendimet e sufistëve dhe përpjeken e tyre për poshtërimin e veprave të tyre. Ndonëse ne zotërojmë me dhjetra argumente për të çjerrur maskën e tyre, koha që kemi nuk është e përshtatshme për ta bërë këtë. Si përfundim ne kemi në duart tona një vepër me titull: “Kutubun Hadhdhara Minha’l-Ulema” (Librat e Ndaluara Nga Dijetarët). Natyrisht se me fjalën dijetarët, nënkuptojmë dijetarët uehhabistë dhe Ibn Tejmijjen.

Kur hetojmë veprën e lartpërmendur, vëmë rë se në listën në të cilën zënë vend, të shmangurit dhe vepra të cilat duhen ndaluar, janë njëmijë dijetarë të Ehli Sunnetit dhe tremijë vepra. (8)

Në këtë pikë lind pyetja: “Vallë përse këto qindra mijra vepra i paskan humbur cilësitë e të qenit kriter?! Arsyeja është një e vetme Ibn Tejmijje. Këtu do të pasqyrojmë vetëm një shembull: “Në pjesën me titull: “Kutubun Fiha Ta’nun Ala Ibn Tejmijje” (Veprat Në Të Cilat Është Qortuar Ibn Tejmijje), janë shtuar me dhjetra burime të cilat “të shmangin” nga udha e drejtë. Shprehemi kështu sepse sipas këtyre pseudodijetarëve, kriteri dallues mes së vërtetës dhe të kotës, nuk na qenka i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ose Kur’ani Famëlartë, por na qenka Ibn Tejmijje! Pra sërish sipas tyre të tëra veprat që e kanë vlerësuar në mënyrë negative Ibn Tejmijjen janë përpiluar kot dhe janë cilësuar si jashtë fesë! Për më tepër shkrimtari citon: “Ai i cili qorton Ibn Tejmijjen është me të meta mendore”. (9) Vallë a është kjo arsyeja e dijes?!

Më pas autori ka renditur emrat e tyre duke thënë: “Në këndvështrimin e hulumtuesve dihet se kush janë dijetarët e brezit të hershëm. Ndërsa ata të cilët janë rritur në ditët e sotme dhe nuk kanë asnjë tipar tjetër, që flasin kundër Ibn Tejmijjes, mbështeten vetëm në disa vepra. Rishtas këta të fundit nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se përsërisin vazhdimisht fjalët e Alauddin Buhariut, Ferid Ibn Batutës, citojnë gabimet e Hejthemiut, si dhe fjalët e kota të Keutheriut”. (10)

Lërnani t’iu rikujtojmë se të tëra veprat e sipërcituara i përkasin dijetarëve të Ehli Sunnetit.

Më tej shkrimtari vendos edhe një kriter të dytë i cili është uehhabizmi! Ja pra këta janë ata të cilët kanë ngatërruar botën duke e bërë lëmsh, duke aluduar se kriteri i ynë i vëtetë, është Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit (p.m.t.). Pavarësisht kësaj me sa kuptohet kriteri i tyre, nuk është aspak Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit (p.q.m.t.), por Muhammed Ibn Abdiluehhabi dhe Ibn Tejmijje. Në një fragment tjetër të veprës së tij ai shënon: “Veprat të cilat kanë qortuar imamin përtëritës Muhammed Ibn Abdiluehhabin dhe thirrjen e tij selefiste”. (11)

Me fjalë të tjera, ata pohojnë se të tëra veprat, që i kanë drejtuar qortimet e tyre ndaj Muhammed Ibn Abdiluehhabit dhe thirrjes së tij selefiste, kanë dalë jashtë përfshirjes së Shkollës së Ehli Sunnetit, janë të shmangura dhe të shmangin nga udha e drejtë. Tani ngremë pyetjen: “Po cili paska mbetur pas nga Ehli Sunneti?!”

Prezantuesi: Për më tepër ata pretendojnë se janë të lidhur fort pas Ehli Sunnetit dhe Xhemaatit.

I ftuari: Ne nuk kemi për qëllim që të bëjmë shpjegimin e veprës së mësipërme, sepse ne thjesht po pasqyrojmë mendimet tona. Betohem në Allahun (k.m.t.) që vërtetimi i veprës në fjalë nuk është i mundur. Madje puna ka vajtur deri aty, sa ky autor ka vënë në kategorinë e veprave që të shmangin edhe veprën me titull: “Kitabu’l-Egani” (Libri i Pasuruesit), e Ebu Ferexh Isfahanit. Le ta dëgjojnë edhe egjiptianët edhe dijetarët egjiptianë, se ky shkrimtar në njërën anë, i ka cilësuar të tërë veprat e Sejjid Kutubiut si vepra që të shmangin, ndërsa nën anën tjetër ai ka këmbëngulur, se veprat e këshilluara janë vetëm ata të Ibn Tejmijjes dhe të vartësve të tij, ose e thënë ndryshe, nuk duhet lexuar asgjë jashtë veprave të tyre!

Në këtë pikë të rëndësishme, lërnani që t’iu sjellim një tjetër fragment nga vepra: “Them se të tërë veprat e Xhurxhi Zidanit, veprat e Ismail Ahmed Edhemit, Doktor Nebil Hakidit, të tëra veprat e Abdulmunim Maxhes, veprat e Abbas Mahmud Akkadit etj., vepra me titull: “Bustanu’l-Arifini” (Kopështi i Urtakëve), ajo me titull: “Kerametu’l-Eulija” (Mrekullitë e Kujdestarëve), e Semerkandiut, vepra me titull: “Uesiletu’l-Muteebbini” (Ndërmjetësimi i të Penduarve), e Meusiliut, veprat e Doktor Abdulhamid Zaidit, Doktor Abdulmunim Hamdi Hasanejnit, Doktor Muhammed Enuerit, Taha Husejnit janë të shmangura dhe të shmangin nga udha e drejtë... Ndërsa për sa i përket veprës me titull: “Kebair” (Të Mëdha), është një shpikje nga gjuha e Imam Dhehebiut”. (12)

Prezantuesi: Domethënë sipas përkufizimit të tij, nuk mbetet më asnjë vepër në fushën e letërsisë, historisë, kulturës dhe tregimit. Arsyeja është se të tëra këto vepra të nxirrkan nga udha e drejtë!

I ftuari: Nënvizojmë se këto dukuri janë një dëshmi, se strukturat e tyre meditative dhe të besimit janë jashtëzakonisht të pabazuara, të kalbura dhe në rënie e sipër. Gjithashtu kjo tregon se ata kanë frikë nga leximi i veprave të të tjerëve. Ja pra përpara jush qëndron një dijetar shiit, që po ua shpalos mangësitë e uehhabistëve! Madje dua t’iu bëj të ditur se në bibliotekën time, janë të pranishme të tëra këto burime sunnite, të cilat unë jam duke i analizuar në këto çaste.

Por le të vijojmë me përmendjen e këtyre veprave të këtij autori, i cili ka renditur edhe veprat e Ahmed Shalebiut, dhe Muhammed Meri Emin Antakiut...

Prezantuesi: Le të mos harrojmë këtu në veçanti edhe veprat e Shejh Sharauiut dhe Muhammed Gazzaliut...

I ftuari: Ai ka shkruar se të tërë këto vepra të nxjerrin nga udha e drejtë. Madje ai ka shkuar më larg me radhitjen e tij, duke përfshirë edhe veprat e Muhammed Uejsit, Mahmud Gurabit, i cili është njëri nga vërtetuesit e mëdhenj të veprave të Muhjiddin Ibn Arabiut, veprat e Muhammed Said Butit, Shejh Ahmed Bejanunit, Muhammed Ibn Muhammed Bagdadi Shafiiut, Ebu Hatem Kazuiniut, veprat e Jezid Nahuiut, Hasan Shejbaniut, vepra me titull: “Kitabu’l-Mugni” (Libri i Pasuruesit), e Ebu Rejhan Birunit dhe vepra të tjera.

Prezantuesi: Pra me sa shihet mund të lexohen vetëm veprat e Salih Feuzanit, Berrakut, Muhammed Ibn Abdiluehhabit, Ibn Tejmijjes, Imam Dhehebiut, Ibn Kethirit dhe Lahijdanit?!

I ftuari: Po ndërsa kur ilustrojmë një fragment, nga veprat e Fahruddin Radiut, ata hidhen në sulm duke thënë: “Ai nuk ka dituri”, sepse Radiu lavdëron anëtarët e Ehli Bejtit. Ndjekësit tanë të nderuar duhet ta kenë të qartë, së mënyra për të cilën kemi folur deri më tani, duhet të dënohet, nuk ka rëndësi se kush e përdor, sepse akuzimet e mënyrës përjashtuese të llojit: “Ai nuk di asgjë, ai nuk flet të drejtën”, janë një dëshmi e besimi të dobët. Ajeti kuranor na këshillon: “Sillni provën tuaj nëse jeni në udhë të drejtë”.

Pra nuk duhet përjashtuar menjëherë një këndvështrim i ri në lidhje me një çështje. Historia na ka mësuar se nëse një mendimi i qasemi, vetëm me arsyetimin e miratimit dhe mundohemi me synimin e asgjësimit pa patur prova, atëherë ky mendim përhapet më shumë. Ne mendojmë se njëra nga arsyet e përhapjes së mendimeve të Ibn Tejmijjes, është se njëri nga dijetarët bashëkohorë dhe të tjerët, e kanë cilësuar atë si të pafe, duke u përpjekur që t’i presin udhën duke u mbështetur vetëm në përmasën e miratimit. Vëmë theksin se ky nuk është një arsyetim intelektual. Ky i fundit është në fomën: “Sillni provën tuaj nëse jeni në udhë të drejtë”. Pra përmbledhim se aryetimi duhet të ftohet me këshillën e urtësisë dhe të bukur.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar. Le ta përdorim kohën tonë më me produktivitet. Ju ceket çështjen e uehhabizmit. Njëri nga shokët pjesëmarrës, në programin e javës së shkuar, përmendi se emërtimi “uehhabist”, nuk ka tëbëjë me emërtimin sipas themeluesit të saj, pra sipas Muhammed Ibn Abdiluehhabit, por me emrin “Uehhab” (Dhurues) të Allahut të Lartësuar.

I ftuari: Me fjalë të tjera ai ka dashur të thotë se ne e emërtojmë vetveten si “uehhabistë”, duke u nisur nga emri “Uehhab” (Dhurues) i Allahut të Madhëruar. Tani do të fasim për njërin nga dijetarët më të mëdhenj uehhabistë Ibn Bazin, i cili në veprën e tij me titull: “Fetaua Nurun Ala’d-Darbi” (Miratimet e Dritës Në Shembull) citon:

Pyetje: “Mësuesi im, disa njerëz të shteteve fqinje, e emërtojnë Mbretërinë e Arabisë Saudite, si shtetin e dijetarëve uehhabistë. Sipas mendimit tuaj a përbën ndonjë zanafillë shqetësimi thirrja me këtë lloj emërtimi?! Si është përgjigja juaj ndaj njerëzve që ju thërrasin me këtë emërtim?!”

Përgjigje: “Ky emërtim është ofiqi i njohur i dijetarëve të njëshmërisë së rajonit të Nexhdit. Ata ua adresojnë këtë emërtim dijetarit Shejh Imam Muhammed Ibn Abdiluehhabit”. (13) Këtu duhet të sqarojmë se me fjalën njëshmëri, ata nënkuptojnë besimin në mishërimin dhe shëmbëllimin e Allahut (l.m.t.). Si rrjedhojë pohojmë se uehhabizmi nuk i drejtohet aspak emrit “Uehhab” (Dhurues) të Allahut të Lavdëruar, pra këtu nuk kemi të bëjmë me një mashtrim. Këto fjalë shpalosin se këta pseudodijetarë nuk i njohin fjalët e imamëve të tyre dhe kulturën e tyre.

Në një fragment tjetër të veprës së tij ai shprehet: “Të tjerët na emërtojnë me ofiqin uehhabistë. Them se ky është një ofiq i shquar, i përhapur me të cilin, duhet të ndihemi të nderuar dhe nuk është një ofiq që duhet mohuar dhe duhet harruar”. (14) Uehhabizmi është një ofiq i cili ka ardhur si rrjedhojë e emrit të Shejh Imam Muhammed Ibn Abdiluehhab Ibn Sulejman Ibn Ali Temimiut. Ky i fundit ka thirrur për tek Allahu (f.m.t.) sipas besimit të tij. Kështu që përsërisim se ky emërtim nuk mbështetet aspak në emrin “Uehhab” (Dhurues) e Allahut (k.m.t.).

Prezantuesi: Frika nga emërtimi është prova e dobësisë.

I ftuari: Nuk është vetëm kjo, sepse këta pseudodijetarë nuk janë të lidhur pas fesë, Kur’anit dhe Sunnetit por pas njerëzve. Këta kryejnë zëdhënësin e asaj gjëje, të cilën citojnë njerëzit pas së cilëve janë të lidhur. Në mbyllje ne duam që t’i pyesim ata nëse Ibn Tejmijje dhe Muhammed Ibn Abdiluehhabi janë ose nuk janë të pafajshëm?! Nëse ata pohojnë se janë të pafajshëm, atëherë vallë përse e shohin si një mundësi të largët dhe e mohojnë mendimin e pafajësisë së imamëve tanë?! Por nëse nuk pranojnë se këta dy njerëz janë të pafajshëm, atëherë duhet të kenë parasysh edhe undësinë, se ata të dy kanë gabuar në disa raste dhe nuk i kanë rrugëzgjidhje disa çështjeve. Vallë përse duhet të cilësohet si i shmangur ai njeri i cili ka qortuar Ibn Tejmijjen?! Përse duhet të qëndrohet larg veprave të këtij qortuesi?! Përse duhet cilësuar si një i shmangur dhe ka dalë jashtë Ehli Sunnetit, ai njeri i cili ka qortuar Muhammed Ibn Abdiluehhabin?!

Prezantuesi:Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar, të cilët ndoqët programin tonë. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu. Falenderimi i takon Allahut (f.m.t.), Zotit të botërave.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ahmed Duejshi, “Fetaua’l-Lexhneti’d-Daime Li’l-Buhuthi’l-Ilmijje ue’l-Ifta”(Miratimet e Perlave të Përjetshme Në Çështjet Dhe Dhënia e Miratimit), vëll. 3, fq. 331, Shtëpia Botuese: “Përforcimi”.

2- Ahmed Duejshi, “Fetaua’l-Lexhneti’d-Daime Li’l-Buhuthi’l-Ilmijje ue’l-Ifta”(Miratimet e Perlave të Përjetshme Në Çështjet Dhe Dhënia e Miratimit), vëll. 3, fq. 330, Shtëpia Botuese: “Përforcimi”.

3- Abduluehhab Sharani Misriu, Hanefiu, “Jeuakit ue’l-Xheuahir Fi’l-Bejani Akaidi’l-Kebairi” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar Në Sqarimin e Besimeve të Mëdha), Botimi i Ri i Rishikuar Së Bashku Me Parathënien, Vërtetimin dhe Shënimin.

4- Abduluehhab Sharani Misriu, Hanefiu, “Jeuakit ue’l-Xheuahir Fi’l-Bejani Akaidi’l-Kebairi” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar Në Sqarimin e Besimeve të Mëdha), Botimi i Ri i Rishikuar Së Bashku Me Parathënien, Vërtetimin dhe Shënimin.

5- Abduluehhab Sharani Misriu, Hanefiu, “Jeuakit ue’l-Xheuahir Fi’l-Bejani Akaidi’l-Kebairi” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar Në Sqarimin e Besimeve të Mëdha), vëll. 2, fq. 562, Çështja Nr: 65, Botimi i Ri i Rishikuar Së Bashku Me Parathënien, Vërtetimin dhe Shënimin.

6- Shejh Muhjiddin Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 6, fq. 51, Kreu Nr: 366, Njohja e Pozitës së Kryemnistrave Nga Imam Mehdiu (p.m.t.) në Kohën e Fundit, Redaktimi dhe Vërtetimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Muhammed Ali Bejduni”.

7- Ebu Tajjib Shemsulhakk Muhammed Ibn Emir Ali Azimabadi, “Aunu’l-Mabudi Sherhu’s Suneni Ebi Daudi” (Ndihma e të Adhuruarit Shpjegimi i Suneteve të Ebu Daudit), vëll. 6, fq. 298, Dijetari dhe Muhaddithi Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Arabi Saudite.

8- Ebu Ubejde Meshhur Hasan Ali Selmani, “Kutubun Hadhdhara Minha’l-Ulema” (Librat e Ndaluara Nga Dijetarët), Parathënia Nga Shejh Bekr Ibn Abdilah Ebi Zejdi.

9- Ebu Ubejde Meshhur Hasan Ali Selmani, “Kutubun Hadhdhara Minha’l-Ulema” (Librat e Ndaluara Nga Dijetarët), Parathënia Nga Shejh Bekr Ibn Abdilah Ebi Zejdi.

9- Ebu Ubejde Meshhur Hasan Ali Selmani, “Kutubun Hadhdhara Minha’l-Ulema” (Librat e Ndaluara Nga Dijetarët), Parathënia Nga Shejh Bekr Ibn Abdilah Ebi Zejdi.

10- Ebu Ubejde Meshhur Hasan Ali Selmani, “Kutubun Hadhdhara Minha’l-Ulema” (Librat e Ndaluara Nga Dijetarët), fq. 250, Parathënia Nga Shejh Bekr Ibn Abdilah Ebi Zejdi.

11- Ebu Ubejde Meshhur Hasan Ali Selmani, “Kutubun Hadhdhara Minha’l-Ulema” (Librat e Ndaluara Nga Dijetarët), fq. 250, Parathënia Nga Shejh Bekr Ibn Abdilah Ebi Zejdi.

12- Abdulaziz Ibn Abdilah Ibn Bazi, “Fetaua Nurun Ala’d-Darbi” (Miratimet e Dritës Në Shembull), vëll. 1, fq. 16, 18, 20, Shtëpia Botuese: “Atdheu”.

13- Abdulaziz Ibn Abdilah Ibn Bazi, “Fetaua Nurun Ala’d-Darbi” (Miratimet e Dritës Në Shembull), vëll. 1, fq. 18, Shtëpia Botuese: “Atdheu”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

(q.k.n.) - qoftë i kënaqur nga ajo
Vijon...



Burimi : Medya Şafak