SPECIALE: Kapacitetet e Hizbullahut dhe roli në Lindjen e Mesme (2)

Publikuar në Nën. 19, 2017, 9:19 a.m.

Sipas shërbimeve të inteligjencës izraelite, Hizbullahu ka krijuar një rrjet të gjërë spiunazi brenda ushtrisë izraelite dhe shërbimeve inteligjence ushtarake AMAN. Posedimi i hartave të Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite, informacionet e mbledhura dhe dokumentacione të ndryshme te gjendura pranë antarëve të Hizbullahut të kapur e vërtetojnë këtë tezë.

Arsenali i Raketave

Një ndër karakteristikatqë e dallojnë këtë lëvizje është arsenali i madh raketave që posedon, i cili sipas vlerësimeve të ndryshme mendohet të posedojënga 50 mijë deri në 120 mijë armë. Dhe nuk bëhet fjalë për një arsenal të thjeshtë me armë të rëndomta, por bëhet fjalë përnjë sistem tëtërë, nga pjesët e raketave deri tek fabrikat e karburantit në objektet e magazinimit dhe vendet e lundrimit të kamufluar.

Informacionet në lidhje me arsenalin aktual të ruajtur në territore tokësore janë si më poshtë:

MRL: milici për hedhjen e menjëhershme të raketave të shumta (multiple rocket launcher missile)

SSM: milci nga toka në tokë (surface-to-surface missile)

SRBM: milici balistike me rreze të shkurtër (short-range ballistic missile)]

Tip 63: MRL, prodhim kinez, kalibër107, masa e raketës 18,8 kg, 8,3 (7,5)* kg masa e lëndës djegëse, me rreze 8,5 (7,9)* km, mijëra milici, dhjetra testime

BM 21: MRL, prodhim sovjetik (Siri), kalibër122, masa e raketës 57-75* kg, 18-25* kg masa e lëndës djegëse, me rreze 15-30* km, mijëra milici, dhjetra testime

BM 27: MRL, prodhim sovjetik (Siri), kalibër220, masa e raketës 250-80* kg, 90-140* kg masa e lëndës djegëse, me rreze 5-35* km, mijëra milici, dhjetra testime

Fecr-3: MRL, prodhim iranian, kalibër204, masa e raketës 407 kg, 45 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 43 km, qindra ose mijëra milici, dhjetra testime

Felek-1: MRL, prodhim iranian, kalibër240, 11 kg masa e raketës, 50 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 10 km, nuk ka informacion të mëtejshëm

Hayber-1: MRL, prodhim sirian, kalibër302, 524 kg masa e raketës, 175 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 100 km, nuk ka informacion të mëtejshëm

Fecr-5: MRL, prodhim iranian, kalibër333, masa e raketës915 kg, 175 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 75 km, qindra ose mijëra milici, dhjetra testime

Felek-2: MRLprodhim iranian, kalibër333, masa e raketës255 kg, 120 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 11 km, nuk ka informacion të mëtejshëm

Naziat 6H/10H: SRBM, prodhim iranian, kalibër356/457, masa e raketës960/1830 kg, 130/230 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 100/130 km, nuk ka informacion të mëtejshëm

Zilzal-1/2: SRBM, prodhim iranian, kalibër610, masa e raketës3500 kg, 600 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 200-250* km, dhjetra milici, disa testime

Fatih-110: SRBM, prodhim iranian, kalibër610, masa e raketës3450 kg, 500-650* kg masa e lëndës djegëse, me rreze 200-300* km, qindra ose mijëra milici

Scud-D: SRBM, prodhim kinez (Siri), kalibër880, masa e raketës6500 kg, 985 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 700 km, nuk ka informacion të mëtejshëm

C-802: SSM, prodhim kinez, kalibër360, masa e raketës715 kg, 165 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 120 km, nuk ka informacion të mëtejshëm

Yahont: SSM, prodhim sovjetik/rus, kalibër700, masa e raketës3000 kg, 250 kg masa e lëndës djegëse, me rreze 120-300* km, nuk ka informacion të mëtejshëm.

Siç mund ta shohimnga këto të dhëna, shumica e armëve vijnë përgjithsisht nga Irani dhe Siria. Posedimi i Scud-D-ve ende nuk dihet me siguri nëse është informacion i vërtetë apo jo, duke përfshirë këto veçanërisht dyshimet e medias perëndimore. Ky sistem kërkon personel të kualifikuar dhe pajisje të specializuara, meqë raketa përdor lëndë djegëse të lëngshme.

Në mënyrë që të bëjmë një vlerësim në lidhje me efektivitetin e Hizbullahut, është e nevojshme të shohim bombardimet ndaj Izraelit në vitin 2006. Fillimisht, sipas Nasrallah gjatë këtyre sulmeve ishin përdorur mbi 12 mijë raketa. Raportet zyrtare të policisë izraelite bëjnë me dije se janë regjistruar 3770 sulme raketash në vend, duke përfshirë 901 sulme brenda në qytete. Falë mbrojtjes civile, vetëm 44 persona mbetën të vrarëdhe 1384 mbetën të plagosurë. Në të njëjtën kohë nuk duhet lënë pa u theksuar fakti seHizbullahu më së shumti gjatë këtyre sulmeve ka përdorur raketa me shkallë nën 100 km dhe forca të vogla fillestare, pasi në këto sulme do të ishin përdorur SRBM do të ishin shënuar tragjedi në këto qytete. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të SRBM-ve të përdorura dhe përpjekjeve izraelite për shkatërrimin e tyre, gjë që ka rezultuar pjesërisht e suksesshme. Goditjet me lëndë djegëse të përmasave 600-980kg që përbajnëSRBM-të do të kishte pasoja katastrofike në qytete. Prania e SSM-ve ka qënë një surprizë për Izraelin. Më 14 korrik të vitit 2006, koriteti izraelit Hanit u godit nga një makine C-802 e prodhuar nga kinezët, një prodhim dore e hedhur në një hapësirë shumë e afërt. Mbrojtja ajrore e anijes ishte fikur pasi askush nuk priste një sulmme SSM. 4 marinarë u vranë dhe anija ishte në situatë tëpaaftë për të fuksionuar për 3 javë. Situata indikon që lënda djegëse pre 165kg-ësh ka shumë gjasa të mos ketëshpërthyer, përndryshe, korveta do të ishte fundosur.

Duke poseduar një arsenal të madh me raketa të prodhura në Iran, në Republikën Popullore Kineze dhe në Siri, ngre një pyetje të rëndësishme nëse Hizbullahu ka ose jo fabrikat e veta të prodhimit të raketave. Nëse ekzistojnë këto foabrika, ata duhet të prodhojnë një numër të caktuarraketash. Ka kaluar një kohë e gjatë që nga lufta e fundit me Izraelin. Nisja e një rakete pas ruajtjes së gjatë mund të jetë e rrezikshme për ekuipazhin e saj të lëshimit. Një fakt që na bën të mendojmë se lufta në Siri po përdoret për të përdorur raketa të vjetra ruse dhe kineze, prej të cilave posedojnë një numër konsiderueshëm të madh. Situata është më komplekse kur bëhet fjalë për SRBM-të. Ata janë shumë të shtrenjtë për t'u prodhuar. Nuk do të kishte kuptim ta vendosnim prodhimin e tyre në territorin që në çdo moment mund të bombardohej nga Izraeli. Me shërbimin e duhur, raketa të tilla mund të ruhen deri në dekada të tëra. Është e mundshme që në këtë situatë me shumë mundësi ofrohet ndihmë dhe asistencë nga specialistë civilë dhe ushtarakë iranianë.

Ndërtimi i një uzine të prodhimit të raketave në territorin e një vendi tjetër është një çështje krejtësisht e ndryshme. Në gusht të vitit 2017, mediat izraelite njoftuan se iranianët po ndërtojnë një fabrikë raketash balistike brenda territorit të Sirisë në pjesën e saj veri-perëndimore. Kjo fabrikë është ndërtuar pranë qytetit bregdetar të Banias, dhjetëra kilometra nga Tartusi ku ndodhet baza ushtarake ruse dhe në jug të Hmeimimit ku gjendet baza ajërore e avionëve rusë, të mbrojturë nga sistemet S-300 dhe S-400. Gjë që tregon se edhe vetë fabrika mund të mbrohet nga goditjet izraelite. Sipas ekspertëve, fabrika do të prodhojë raketa Fateh-110 për ushtrinë siriane dhe, ndoshte edhe për Hizbullahun.

Arsenali i raketave të lëvizjes është modernizuar dhe ështëzgjeruar. Në fillim të luftës së ardhshme, Hizbullahu do të jetë në gjendje të lëshojë 1500 raketa brenda një dite, në vend të 200 raketave që mund të lëshonte në vitin 2006, duke mbuluar të gjithë territorin e Izraelit dhe jo vetëm rajonet kufitare që mbuloheshin më parë. Ka raporte që tregojnë se Hizbullahuposedon raketa ruse Yakhont që mendohet t’i ketë marrë nga Siria në vend të C-802, të cilat nuk cilësohen si të besueshme.

Për këto arsye, arsenali raketor që Hizbullahu posedon nuk është një rrjet magazinash të mbushura me raketa artizanale, të rrezikshme për ekipet e tyre. Është një gamë e tërë e armëve të prodhuara në industri të modernizuara dhe profesionale për të shkatërruar objektivat tokësore dhe detare në situata të ndryshme.

Të gjitha këto nuk do të thonë domodosshmërisht që Hizbullahu kërkon të hyjë në luftë me Izraelin, lidershipi i të cilit duhet të jetë i vetëdijshëm se nëse do të zhvillohet një luftë tjetër në Libanin e jugut, civilët e Izraelit do të përballen me kërcënime të paprecedenta në luftrat e mëparshme.

Shërbimet e inteligjencës dhe kaunter-inteliigjenca

Departamenti i Sigurimit Special të Hizbullahut është përgjegjës për shërbimet e inteligjencës dhe kundër-inteligjencës, dhe zbaton disa misione të ndryshme në lidhje me këto kompetenca dhe ndër operacionet më të rëndësishme që duhen kryer profesionalisht jashtë vendit me urdhër të Këshillit Shura. Imad Fejaz Mughnieka shërbyer si kreu i departamentit të Sigurimit Special deri në vitin 2008 kur ndërroi jetë gjatë një shpërthimi bombash në lagjen Kafr Sousa të kryeqytetit sirian, Damask.

Përgjegjësitë e kreut të departamentit në Këshillin Shura përfshijnë mbikëqyrjen e departamenteve të mëposhtme:

1. Aparatin kombëtar parandalues të sigurisë, i cili ka si detyrë mbrojtjen dhe sigurinë personale tëudhëheqësve shpirtërorë të nivelit të lartë,

2. Aparatet e brendshme të sigurisë dhe të shërbimeve tëinteligjencës, që siguronsigurinë politike dhe fetare të anëtarëve të Hizbullahut,

3. Aparatin kombëtar të sigurisë qendrore, i cili vëzhgon, gjurmon, infiltron, dhe nëse është e nevojshme eliminon individët ose grupet ushtarake apo politike që kërkojnë të ndërhyjnë me brenda strukturave të Hizbullahut në Liban,

4. Njësitë e luftimit të huaj dhe aparatit të shërbimeve të inteligjencës. Ky departament pjesërisht përputhet me këshillin qendror të sigurisë, varësisht nga llojet e kërkesave të marra nga udhëheqësit e këtyre njësive.

Imad Mugnieh është pikërisht personi që e ka shndërruar këtë departament në një nga shërbimet sekrete më të fuqishme në botë. Ai k lindur në vitin 1962 në fshatin Tayb Debba në jug të Libanit. Ai filloi karrierën e tij në mes të viteve 1970 në organizatën El Fetih. Në vitet 1977 deri në 1982 ai ka shërbyer si anëtar i inteligjencës dhe njësive speciale (Forca 17, Drejtoria e Sigurisë së Unifikuar, etj.). Pas një kursi të avancuar nën instruktorët Gardës Iraniane të Mbrojtjes së Revolucionit në bazën e Imam Aliut në krahinën Bekaa, ai drejtoi ekipin personal të sigurisë për udhëheqësin e Hizbullahut të asaj kohe, Muhammed Hysejin Fadlallah.

Para vitit 2005, Hizbullah në një masë të konsiderueshme ishte i përfshirë dhe i integruar në shërbimet inteligjente libaneze, duke përfshirë Amn al-Amn, drejtorinë kryesore për Siguri të Përbashkët, gjë e cila ka zgjeruar aftësinë e kësaj lëvizjeje për të kryer operacione të inteligjencës dhe kundër-zbulimit. Pasi Hizbullahu u akuzua se ishte bashkëpunëtor në vdekjen e ish kryeministrit libanez, Rafik Hariri në shkurt të vitit 2005, anëtarët e Hizbullahur u detyruan të largoheshin nga shërbimet e inteligjencës sekrete libaneze, gjë e cila ka lënë ndikimin e saj në punën e shërbimeve të inteligjencës brenda lëvizjes.

Departamenti Special i Sigurisë studion dhe inspirohet nga përvoja iraniane dhe izraelite. Sipas anëtarëve të shërbimeve të inteligjencës izraelite, Hizbullahuzotëron një rrjet të madh agjentësh në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe inteligjencën ushtarake AMAN. Ky mendim mbështetet nga prania e qasjes së kufizuar të hartave, doracakëve dhe dokumenteve të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit në lidhje me anëtarët e kapur deri më tani nga rradhët e Hizbullahut.

Sukseset e shërbimeve tëinteligjencës së lëvizjes janë kryesisht të bazuara në shfrytëzimin e lidhjeve familjare dhe kriminale midis arabëve libanezë dhe izraelitëve si dhe bashkëpunimit të mirë të ndërthururmesshërbimeve të inteligjencës sëHizbullahut dhe formacioneve të armatosura të Autoritetit Palestinez. Për më tepër, shërbimet e inteligjesës së Hizbullahut shpesh përfitojnë nga informacionet e përftuara nga marrja në pyetje e oficerëve dhe ushtarëve të kapur dhe të dhënave të fituara përmes rekrutimit të oficerëve të lartë izraelitë. Për shembull, Hizbullahuka qënë në gjendje të rekrutonte në ndër udhëheqësit e ushtrisë izraelite, kolonelin Omar el-Haiba, një bedui arab. Ky oficer ka zënë një pozicion të lartë dhe të rëndësishëm në selinë e rrethit perëndimor. Ai ishte një nga oficerët më të aftë beduinë në ushtrinë izraelite. Pas një plage të rëndë, ai mbeto me aftësi të kufizuara, por megjithatë u kthye në rradhët e ushtrisë izraelite dhe fitoi çmime për agjitacionin e tij në mesin beduinëve. Ky oficer u arrestua me dyshimin për dhënien e informacionit sekret Hizbullahutnë lidhje forcat e ushtrisë izraelite në kufirin e Libanit dhe orarin e patrullimeve izraelite. Më 18 qershor të vitit 2006, një gjykatë ushtarake e dënoi me 15 vjet burg për spiunazh, kontakt me agjentët e armikut dhe tregtinë e drogës.

Për shkak të regjimit të ruajtjes sësekretit në Aparatet e Sigurisë Speciale, pak dihet në lidhje me njësitëe huaja terroriste dhe shërbimeve të inteligjencës. Si rregull, ato bëhen të njohura vetëm pasi të kenë ndodhur ngjarje të mëdha. Hizbullhu përzgjedh njerëzit për opsione speciale nga njësitë e veta speciale. Këta njerëz besohet të jenë të trajnuar mirë dhe të përgatitur për të sakrifikuar edhe jetën e tyre për hir të misionit. Disa prej tyre janë nga organizatat arabe dhe islame që kanë pushuar së ekzistuari. Të gjitha operacionet e veçanta të Hizbullahut trajtohen nga aparaturat speciale të sigurisë, me mbështetje nga shërbimet inteligjente iraniane dhe siriane dhe forcat e posaçme të operacioneve, dhe nga Garda e RevolucionitIranian.

Anëtarët e njësive jashtë shtetit janë të trajnuar plotësisht. Ata kanë njohuri dhe informacion rreth vendit ku ata punojnë. Ata flasin gjuhën e vendit. Kjo tërheq më pak vëmendje nga autoritetet civile dhe ushtarake.

Pajisjet e përdorura nga njësitë e infiltrimit përfshijnë uniforma ushtarakeizraelite osetë shumë vendeve tëtjera, në varësi të misionit. Njësitë që infiltrojnë brenda Izraelit flasin hebraisht, përdorin armët dhe pajisjet izraelite si kamuflazh dhe njihen me të gjitha llojet e armëve të përdorura në rajon. Anëtarët e njësive speciale të infiltrimit dhe anëtarët e njësive vetëvrasëse ndryshojnë, ndër të tjera, nga uniformat e tyre. Për shembull, Detachmentet Xhihad veshin rroba jeshile ose të zeza, bartin armë Semtex, C-4, ose C-9 dhe zakonisht mbajnë maska në operacionet ku marrin pjesë.

Detajet e mëposhtme të xhihadit janë prej atyre që janë bërë publike: 

1. Brigada e Islambulës: vrasja e aktivistëve politikë.

2. Brigada e Al-Kuds: dy njësi të sulmuesve vetëvrasëse të përbëra nga 56 antarë secila, njësia Fathi Shkaki dhe njësia Ihye Ayasha.

Me iniciativën e Imad Mugnies, në fillim të viteve '90 u formua një njësi speciale e palestinezëve libanezë që mund të flisnin gjuhën hebraike. Ata kishin si detyrë përgjimin në frekuencat e ushtrisë izraelite. Më vonë, këto njësi të veçanta u përpoqën të përmirësonin gjuhën e folur dhe aftësitë e tyre profesionale në Qendrën e Shkencës dhe Kulturës Islame dhe degët e saj në Iran, Siri dhe Liban.

Është e rëndësishme të theksohet se njësitë Hizbullahut dhe territoret e kontrolluara prej tyre janë kufinj të përpjekjeve izraelite të inteligjencës njerëzore. Policia kufitare izraelite (MAGAV) përfshin njësinë YAMAS e cila maskon anëtarët e saj që të duken si arabë. Gjatë luftës së vitit 2006, kundërzbulimi i Hizbullahutlokalizoi dhe shkatërroi një rrjet të agjentëve izraelitë në jugun e Libanit dhe në Bejrut. Rrjeti ka kryer spiunazhin në Shtabin e Hizbullahut dhe ka transmetuar këto të dhëna në rradhët e ushtrisë izraelite. Agjentët nga popullsia lokale krijuan pajisje për të monitoruar instalimet ushtarake të Hizbullahut dhe pajisjet e përdorura GPS për të udhëhequr municionet, përhapjen e pluhurit në errësirë në ndërtesat dhe qendrat e komandave, depot e raketave dhe vendet e tyre tënisjes. Megjithatë, ushtria izraelite dhe shërbimet e inteligjencës izraelite nuk ishin në gjendje të vrisnin ose të kapnin një zyrtar të vetëm të lartë në rradhët e Hzibullahut ose të shkatërronin sistemin komandues, pavarësisht se granatimet e Izraelit vazhdonin pa marrë parasysh se çfarë po ndodhte. 

Media: Axhitacion ve propagandë

Hizbullahu i kushton një rëndësi të veçantë medias. Kjo lëvizje zotëron një kanal televiziv satelitor (al-Manar), katër radio stacione dhe pesë gazeta. Pa asnjë dyshim, imazhi i Hizbullahut ështëformuar në masë të madhe nga el-Manar, i cili ka filluar tëtransmetojë që nga qershori i vitit 1991 dhe ka shkuar në satelite duke filluar në vitin 2000. Ajo është bërë fytyra e Hizbullahut në botë. Kanali është unik, para ekzistencës së tij mediat arabe përbëheshin nga gazeta dhe radio stacione. Ekspertët besojnë se audienca e tij është e dyta menjëherë pas al-Xhaziras. Al-Manar u bë kanali zyrtar i lëvizjes, duke demonstruar arritjet e saj, veçanërisht në fushën e luftës kundër Izraelit. Transmetimet në këtë kanal përbëhen kryesisht nga lajme dhe programe politike, transmetime të dedikuara për kujtimin e dëshmorëve, shfaqjeve informative dhe argëtuese. Është gjithashtu unik në faktin shumë të rëndësishëm që transmeton programet e tij edhe në hebraisht për popullsinë izraelite. Ndërsa mediat perëndimore përshkruajnë al-Manarin si një televizion propagandik që shërben për një grup terrorist, ndërkohë që kanali nuk transmeton asnjë informacion në lidhje me bërjen e bombave, ekzekutimet e ushtarëve izraelitë, hedhjen në erë të pikave të kontrollit dhe formate tjera të mizorisë.

Stacionet radiofonike të Hizbullahut,El Nur dhe El Iman transmetojnë nga Beiruti Jugor. Ndërkohë që, El-Islam transmeton në Libanin e Jugut, Savt el-Mustazafin transmeton në zonën e luginës së lumit Bekaa. Ka edhe gazeta si: El Bilad, El Ahd, El Muntalak, El Sebil dhe Bakietullah.

Lëvizja ka gjithashtu edhe një faqe interneti, www.moqawama.org. Përmbajtja e kësaj faqeje përfshin lajmet më të rëndësishme nga Libani dhe bota, video të adresuara nga udhëheqësi i lëvizjes, duke respektuar kujtimin e dëshmorëve, sondazhet e opinioneve dhe datat e paharrueshme në historinë e lëvizjes. Videoja e axhitacioneve të transmetuara nga televizionet dhe kanalet e internetit janë me cilësi të lartë artistike dhe drejtuese dhe marrin në konsideratë preferencën e audiencës dhe mentalitetit arab jo vetëm në Liban, por në gjithë botë.



Burimi : Medya Şafak