Tifozët grekë sulmojnë paradën e Ditëlindjes së Profetit Muhammed

Publikuar në Dhj. 1, 2017, 1:02 a.m.

Një paradë paqësore nga emigrantët muslimanë pakistanezë në Greqi për të shënuar ditëlindjen e Profetit Muhammed(a.s.) u kthye në dhunë pasi tifozët e futbollit i sulmuan ata, raportoi Greek Reporter të hënën.

Rreth 800 pjesëtarë të komunitetit lokal pakistanez po festonin lindjen e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) me një procesion në një nga sheshet në qendër të Athinës.

Në të njëjtën kohë, mbështetësit e klubit të futbollit PAOK të Selanikut ishin në zonë, duke shkuar drejt një loje të ligës.

Përleshjet shpërthyen pasi tifozët e futbollit filluan të fyenin dhe sulmuan marshuesit. Zyrtarët e zbatimit të ligjit përdorën gaz lotsjellës dhe granata për të ndaluar dhunën, megjithëse nuk u bënë arrestime.

Video nga vendi i ngjarjes tregoi përleshjet në rrugë ndërsa tifozët e futbollit shkelnin flamuj islamikë, ndërsa pakistanezë u përpoqën të mbrojnë veten.

Shumë muslimanë e shohin ditëlindjen e Profetit Muhammed (a.s.) si një kohë të rëndësishme për të mësuar dhe për të reflektuar mbi jetën e Muhammedit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të.

Në mbarë botën, festimet e ditëlindjes së Profetit përfshijnë shpërdarjen,  shitjen e librave islamikë, broshura, veshjeve, sexhade dhe të tjera. 



Burimi : About Islam