Thirrja e Maktron-it për Netanjahun

Publikuar në Jan. 15, 2018, 12:48 a.m.

Presidenti francez Emanuel Makron i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të pajtohet me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Iranin dhe të respektoj kuadrin e marrëveshjes me të gjitha partitë.

Në një deklaratë me shkrim nga Pallati Presidencial Francez, Elize, u raportua se Makron dhe Netanjahu zhvilluan një bisedë telefonike.

Në deklaratë u transmetua se Makron i theksoi Netanjahut rëndësin e përputhjes me marrëveshjen bërthamore të bërë në vitin 2015 me Iranin dhe e ftoi për ‘respektimin e nevojshëm të premtimeve në kuadër të marrëveshjes me të gjitha palët’.

Në deklaratën që raportoi se ata ranë dakord mbi zbatimin e punës së nevojshme për aktivitetet rajonale të Iranit dhe për pjesën e marrëveshjes në lidhje me balistikën, dy udhëheqësve i’u kujtua se Franca e ka shprehur atë që nga shtatori i vitit të kaluar.

Në takim midis Makron dhe Netanjahut u diskutua se edhe procesi i paqës mes Palestinës dhe Izraelit është në agjendë dhe se pas vizitës së Netanjahut në Paris me 10 dhjetor ai është një vazhdim i bisedimeve në këtë drejtim.

NETANJAHU: MERRINI SERIOZISHT DEKLARATAT E TRUMP-IT

Në anën tjetër, sipas deklaratës së Kryeministrisë Izraelite, Netanjahu theksoi se ‘fjalët e Trumpit në lidhje me marrëveshjen duhet të merren seriozisht’.

EDHE TRUMP-IT I BËHET THIRRJE

Makron, një ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin amerikan, Donald Trump dhe i bëri thirrje për të përmbushur marrëveshjen e arritur me Iranin.

Makron shtoi edhe se duhet të krijohet një dialog i fuqizuar përmes programit balistik dhe politikës rajonale me qeverinë iraniane me qëllim të sigurimit të stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe se marrëveshja e arritur duhet të vihet në vend.

Ndërsa, në deklaratën e bërë dje nga SHBA, u raportua se nuk do të ndërprehet çështja lidhur me sanksionet e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe grupit P5+1 (SHBA, Angli, Kinë, Francë, Rusi dhe Gjermani) dhe se përjashtimi i sanksioneve me paralajmrimin ‘e fundit’ u zgjat për 120 ditë.



Burimi : Sputnik News