Shahu i Trumpit është mat në Teheran

nga Muhammed Sadık el-Huseyni | Publikuar në Jan. 17, 2018, 12:37 a.m.

Allahu i ka dhënë Iranit aftësinë për të luftuar nëpërmjet udhëheqësve me pikëpamje të qarta dhe që mund të marrin vendime të duhura. Aq sa, këta udhëheqës të cilat kanë mundur ta kuptojnë karakterin e Trumpit kohë para se ai të marrë pushtetin në dorë, tashmë po e fusin atë brenda kalasë për t’i bërë shah mat.

Një njeri aq injorant sa presidenti Donald Trump i Amerikës nuk mund të jetë kurrësesi një lojtar i mirë i shahut. Me këtë injorancë, Trump me siguri ende nuk e ka kuptuar se, kjo lojë shahu që ka nevojë për një mendim strategjik, planifikim, shpërndarje të fuqive dhe përdorimin e gjithë këtyre në mënyrë të duhur, është pikërisht në Iran.

Dhe përsëri për shkak të kësaj injorance, Trumpi e zhvendosi shahun nga vendi i tij; pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë duke humbur kontrollin njëpolar në gjithë botën kanë përdorur edhe kartën e fundit në konfliktin ndërkombëtar. Thënë në një mënyrë tjetër, e dërgoi shahun në një vend ku gjendet ‘armiku’ apo konkurrenti i tij, në Iran. Me këtë lëvizje, Trumpi ka hedhur një hap që njihet si vdekjeprurës në lojën e shahut që Trumpi vetëm sa i ka dëgjuar emrin. Ta sjellësh shahun në një rajon që është nën kontrollin e ‘armikut’, do të thotë që ta bësh atë mat (ta çosh drejt vdekjes) dhe të humbasë terren.

Ajo që ka bërë Trump me këtë lëvizje ka pikërisht këtë rezultat. Duke filluar një dallgë të kryengritjeve popullore, disa iranianëve që kërkojnë nga qeveria që t’i plotësohen disa kërkesa i ka dhënë urdhrin që të bashkohen me pinjonët e Amerikës me në krye Netanyahu dhe me fajtorin më të madh të krimeve të luftës në gadishullin arabik, Muhammed bin Selman në lutën sioniste.

Ndërkohë, pinjoni më i parëndësishëm i kësaj loje, Mesut Barzani, duke i dhënë leje shërbimeve të inteligjencës soniste dhe amerikane që të përparonin në pjesët veriore ku mund ndërtonin një qendër të spinuazhit dhe të shkatërrimit kundrejt Republikës Islamike të Iranit i ka hapur rrugët degëve të ISIS-it që të përdorë territoret e tij për të përhapur vdekjen dhe shkatërrimin në Iran.

Bashkëngjitur me ato që janë përjetuar pas urdhrit që përmendëm më lart të dhënë nga Trumpi, presidenti i SHBA-së ka humbur kartën e fundit strategjike që ai kishte në dorë për të thyer shtyllën kurrizore të Aksit të Rezistencës. Ky aks i Rezistencës, i cili i ka shkaktuar Amerikës disa humbje të njëpasnjëshme në rajon, në vitin 2005 pas antentatit për të vrarë Refik Haririn dhe dështimit të luftës së brendshme në Liban ishte fillimi i këtyre humbjeve të njëpasnjëshme. Në vitin 2006, me pretekstin se po sulmonte Hizbullahun, Izraeli filloi një luftë shkatërruese në Liban. Megjithatë, ushtria izraelite u përball me një humbje të turpshme kundër Hizbullahut dhe presidenti amerikan ndërmorri një hap të ri për të vënë në jetë planin e tyre të “kontrollit të Lindjes së Mesme”. Ky hap i ri njihet si “Projekti i Lindjes së Mesme të Re”.

Më pas, në vitin 2008 janë bërë përpjekje për të shkaktuar konflkte të brendshme duke vënë në lëvizje agjendët e brendshëm të Libanit, në këtë mënyrë duke hapur një luftë të brendshme mes Hizbullahut dhe aleatëve të tij, Hizbullahu do të neutralizohej dhe do të qëndronte larg objektivës për çlirimin e Palestinës. 

Pasi edhe këto përpjekje dolën fiasko dhe dështuan, kauboi amerikan vendosi të fillonte një luftë tjetër shkatërruese kundrejt Aksit të Rezistencës, gjatë viteve 2008-2009 ulmoi Shiritin e Gazës, i cili është dera e luftës.

Pas një dështimi tjetër që provuan amerikanët, SHBA-ja humpi edhe këtë kartë që do të përdorte në të njëjtën mënyrë në luftën strategjike edhe kundër Rezistencës dhe aleatëve të saj. Sipas kësaj rruge që ndoqi, që në vitin 2011 e nxitën edhe më shumësituatën këtu duke dërguar nëpërmjet Egjiptit dhe Sirisë tekfirxhinjë në Sina. Në të njëjtën kohë, edhe në Jemen u hap luftë me pretendimin se po luftohej kundër lëvizjen Ensarullah që është pjesë e aleancës së Aksit të Rezistencës dhe që ka qëndruar gjithnjë kundër pushtuesve sionistë në mbështetje të Palestinës. Mbretëria Al- Suud filloi një luftë shkatërruese kundër Jemenit. Kjo luftë që po vazhdon akoma që prej një mijë ditës, as nuk mundi ta nënshtronte popullin jemenas dhe as nuk ka mundur që të thyejë vullnetin e tij. Kjo aleancë keqbërëse që dështoi edhe në këtë qëllim që kishte marrë filloi të ndiqtë një rrugë tjetër për të goditur Rezistencën. Muhammed bin Selman, i cili kishte marrë peng kryeministrin e Libanit dhe e detyroi atë që të lexonte dorëheqjen e tij, ndërmorri edhe njëherë një sulm shkatërrues kundrejt Iranit dhe Hizbullahut duke e nxjerrë Libanin jashtë loje dhe u përpoq që ta shtynte Hizbullahun drejt një lufte të brendshme.

Megjithatë, forca e Aksit të Rezistencës, drejtimi i mbrojtjes së paprecedentë kundrejt sulmeve dhe roli aktiv që luajti miku i saj, Rusia u shndërruan në elementët më të rëndësishëm që i çuan projektet amerikane drejt dështimit. Nga ana tjetër, tkurrja e projektit të hegjemonisë amerikane krijoi kushte të favorshme që Rusia të rikthehej në arenën ndërkombëtare me një fuqi të madhe në fushën politike dhe në fushën ushtarake. Një situatë e këtillë bëri të mundur daljen në dritë të një aleance të një lloji marrëveshjeje të fshehtë mes Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Dhe një gjë e këtillë tregon se ka ardhur fundi i autoritetit një polar në botë, pra ka ardhur fundi i ërtetë i ëndrrës së Amerikës për të qënë fuqia e vetme kontrolluese në botë dhe shfrytëzuese e burimeve botërore.

Dhe pikërisht për këtë arsye, Trumpi me injorancën e tij ndërmorri një hap të këtillë të palogjikshëm në lidhje me punët e brendshme të Iranit që e çoi atë të merrte përsëri një hap tjetër të gabuar. Trumpi, i cili kishte për qëllim që të godiste shtetin iranian, përveç kësaj ndërmorri edhe një hap tjetër që kishte për qëllim përmbushjen e një prej haluçilacioneve të ish mbretit saudit Abdullah bin Abdulaziz. (Ky mbret, duke iu referuar Iranit i kishte bërë thirrje amerikanëve që “të shtypnin kokën e gjarprit”.)

Pas këtyre budalliqeve të njëpasnjëshme qëndronte qëllimi më i rëndësishëm i përhershëm, mbajtja e sigurisë së bazave ushtarake që gjenden në Palestinën e pushtuar. Ndërkohë, një qëllim i dytë i rëndësishëm është dëshira për të marrë kontrollin e Iranit.

Megjithatë, “sulmi” i parë i Presidentit Donald Trump dështoi ende pa filluar. Arsyeja më e rëndësishme për këtë dështim është se Këshilltari i Revolucionit Islamik, qeveria iraniane dhe organet përgjegjëse të sigurisë e kanë përballuar me zgjuarsi dhe elasticitet këtë situatë. Edhe Revolucioni Islamik i popullit të madh iranian dhe përqafimi i parimeve të tij nga të gjitha anët ka luajtur një rol të rëndësishëm si një mburojë kundrejt këtij sulmi. Një situatë e këtillë bëri të mundur që ushtarë të ISIS-it dhe ushtarë të tjerë të paguarë që patën hyrë në disa nga rajonet e Iranit nëpërmjet ndihmën e dhomave të operacionit në SHBA, Izrael, Arabinë Saudite, Erbil dhe Riad si dhe nga qendrat e luftës psikologjike në Tel Aviv të dëboheshin nga aty me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Megjithatë, pavarësisht gjithë planifikimit të nevojshëm që ka bërë përgjegjësi i CIA-s përsa i përket çështjes së Iranit, ish-zyrtari i lartë Gjenerali Michael D'Andrea në lidhje me përshkallëzimin e situatës në Iran, sërisht ekzistonin dyshime nëse SHBA-ja kishte mundësi të ndryshonte regjimin në Iran. Ky plan konsistonte në përshkallëzimin e situatës në iran deri në nivelet e përplasjeve ushtarake duke përdorur mbetjet e ISIS-it që ishin mbedhur në qytetin Hafr el-Batin të Arabisë Saudite dhe njësi të peshmergave kurde të Mesut Barzanit që do të ndërhynin brenda territoreve të Iranit.

Thënë ndryshe, do të ishte një ripërsëritje e plotë e skenarit të Sirisë, po bëheshin plane që të krijoheshin kushtet ‘e vërteta’ për të justifikuar një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së në Iran për të rrëzuar regjimin e Republikës Islamike dhe marrjes së Iranit përsëri nën kontrollin e Amerikës. Pavarësisht gjithë përpjekjeve këto plane të Amerikës nuk mund të kishin sukses pasi uniteti i gjithë popullit iranian dhe uniteti i i qeverisë i mundën këto plane.

Në dështimin e këtij projekti për Teheranit do të luan një rol të rëndësishëm edhe spastrimi i gjithë territoreve të Irakut dhe të Sirisë që bëri të mundur aleanca e Rezistencës nga gjithë mbetjet e ISIS-it që mbështeteshin me para dhe armë për të vazhduar ekzistencën e tyre.

Ky operacion i spastrimit do të përfshnte të gjithë strategjinë sulmuese thelbësore të aleancës së Rezistencës dhe sulmet nuk do të kufizoheshin vetëm për çlirimin e el-Xhelilit. Pikërisht ashtu siç është shprehur edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallahu në një intervistë të dhënë javën që lamë pas për televizionin el-Meiadin, qëllimi ktryesor është që të arrihet deri në Jeruzalem dhe të çlirohet Jeruzalemi. Sepse në fund të fundit, sulltani i Shtëpisë së Bardhë nuk ka më asnjë shah apo asnjë kukull që mund ta përdorë për të penduar aleancën e Rezistencës që të çlirojë Palestinën.

Si përfundim, një listë e gjatë e gjenralëve të shërbimeve të inteligjencës amerikane e kanë paralajmëruar Presidentin Trump se plani i shkatërrimit të Iranit nga Trump /Netanyahu / Bin Selman nuk do të ketë sukses. Madje është bërë me dije se politika aktuale e Amerikës kundrejt Iranit është e gabuar dhe se nuk pranohet, kanë kërkuar nga presidenti Trump që ta ndryshojë këtë politikë dhe të hidhen themele të reja në lidhje me marrëdhëniet me Iranin.

Allahu i ka dhënë Iranit aftësinë për të luftuar nëpërmjet udhëheqësve me pikëpamje të qarta dhe që mund të marrin vendime të duhura. Aq sa, këta udhëheqës të cilat kanë mundur ta kuptojnë karakterin e Trumpit kohë para se ai të marrë pushtetin në dorë, tashmë po e fusin atë brenda kalasë për t’i bërë shah mat.



Burimi : Medya Şafak