Të shtunën Vuçiq në Kosovë, shkaku i Ivanoviqit

Publikuar në Jan. 18, 2018, 3:50 a.m.

Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Kosovën këtë fundjavë, si përgjigje e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Gjuriq e dha këtë njoftim gjatë një interviste me Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Vuçiq do të vizitojë të shtunën Mitrovicën Veriore, kurse në mbrëmje të kësaj dite do të jetë në Graçanicë dhe në Lapla Selë për të biseduar me serbët lokal.

Gjatë ditës presidenti serb tha se vrasja ishte “akt terrorist”, dhe se Serbia do të bëhet pjesë e hetimeve.