Një Sqarim për Metafizikën

nga Valbona İsmaili | Publikuar në Jan. 18, 2018, 4:24 a.m.

Synimi ynë nga fjala metafizikë nuk janë koncepte të sajuara dhe të lindura nga mendja të rëndomta të cilat janë larg perceptimit logjik apo përfytyrimeve tjera e koncepteve boshe. Me këtë fjalë kemi parasysh horizontin më sublim të jetës të cilën e konceptojnë të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm dhe me anë të këtij konceptimi gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre kryesore.

Thënë ndryshe kjo është po ai horizonti i përgjithshëm i jetës i cili qëndron mbi hollësitë dhe fenomenet kalimtare të jetës si dhe posedon ligje dhe parime të lartësura. Si p.sh natyra e zakonshme e njerëzve është egoizmi pra vetëpëlqimi në format e tij të ndryshme. Kjo natyra egoiste nuk mund të pranojë drejtësinë si idealin sublim të jetës së njerëzve.

Si rrejdhojë domosdoshmëria logjike kërkon që të pohojmë se të kuptuarit e nocionit të drejtësisë nuk është e mundur në qoftë se nuk ngrihemi mbi natyrën e zakonshme të njerëzve. Po ashtu ndjenja e përgjegjësisë apo obligimit i cili është paraqitur si ndjenja më fisnike në filozofinë e Kantit dhe një grup tjetër prej filozofëve duke marrë parasysh natyrën egoiste njerëzore nuk do të jetë gjë tjetër përveç një imagjinatë, kjo sepse natyra e zakonshme nuk e pranon përgjegjësinë për obligim përveç në udhën e vetëkënaqësisë.

Për pasojë ndjenja e përgjegjësisë duhet të shikohet nga një horizont që qëndron më lart se natyra e zakonshme njerëzore dhe të shndërrohet në faktorë që vë në lëvizje njeriun.

Nuk besoj se gjendet njeri i cili të dyshojë në realitetin e këtyre perceptimeve sublime “sensi i domosdosmërisë dhe sensi i përgjegjësisë” në jetën e përgjitshme njerëzore.

Tani do të hedhim një hap më tutje dhe do të zbulojmë burimin autentik të këtyre perceptimeve sublime. Është e sigurt që nuk mund të presim rrjedhjen e kësisoj perceptimeve prej trurit të zakonshëm të njerëzve dhe kontratave që lidhin për të siguruar jetesën e zakonshme të tyre. Për këtë arsye në mënyrë të detyrueshme del në pah intervenimi i Përsosmërisë Absolute (që në fe quhet Zot). Domethënë është Zoti ai që i ka rrënjosur tek ne këto ndjenja.

Në çështjen tonë që konsiston në filozofinë dhe qëllimin e jetës mund të zbatojnë po këtë metodë logjike. Domethënë pyetja nga filozofia e përgjithshme e jetës lidhet me perceptimin e jetës së përgjithshme dhe filozofisë sublime të saj dhe ky perceptim qëndron përmbi natyrës së zakonshme dhe njohjeve të zakonshme të mendjes njerëzore; prandaj është e obligueshme për të pasur një perceptim të tillë të hedhim hapa përtej natyrës së zakonshme dhe perceptimeve të rëndomta të trurit të njeriut dhe kjo gjë nuk do të jetë e shpjegueshme dhe e arritshme përveç me anë të nxitjes së forcës hyjnore.

Mu për këtë feja vjen si e vetmja instancë që mund të japë përgjigje e të zgjidhë pyetjen tonë. Kjo është ajo që shkrimtari i njohur francez Alber Kamu e kujton në një nga veprat e tij dhe po thotë: Përgjigjja ndaj pyetjes për flozofinë e jetës i takon ekskluzivsht fesë por njerëzit nuk e dëgjojnë atë.

 Është e vërtetë që të gjitha fetë hyjnore të cilat kanë marrë përsipër përparimin e gjithanshëm të jetës së njerëzve e kanë shpjeguar filozofinë dhe qëllimin e jetës së njeriut por meqenëse Islami është feja hyjnore më e re dhe më e fundit dhe Kur’ani është shpjeguesi i parimeve të kësaj feje përgjigjen e plotë për qëllimin e jetës dhe flozofinë e saj duhet kërkuar tek kjo feja.